Kullat e biznesit: Zbulohet testamenti midis dy të dyshuarve si terroristë
Zbulohet testamenti midis dy të dyshuarve si terroristë, që kanë jetuar e punuar përkohësisht në Shqipëri. Lidhje të shumëfishta midis Abdyl Latifit dhe Yassin Kadiut.
(23/1/2002)TIRANE (23 Janar) - Zbulohet testamenti midis dy të dyshuarve si terroristë, që kanë jetuar e punuar përkohësisht në Shqipëri. Lidhje të shumëfishta midis Abdyl Latifit dhe Yassin Kadiut. Të dy janë shtetas me origjinë arabe që kanë jetuar për disa vite me radhë në Shqipëri. Të dy kanë pasur të njëjtin fat. Abdyl Latif Saleh është dëbuar nga Shqipëria në nëntor 1999, si i dyshuar për lidhje me rrjetet terroriste. Por me të njëjtin dyshim, sërish si i lidhur me rrjetet terroriste të Bin Ladenit i është sekuestruar pasuria edhe Yassin Kadiut dy ditë më parë. Por lidhja dhe njohja e tyre ka qenë më e hershme. Një testament, dokument që e ka siguruar edhe "Gazeta" tregon se në një nga ditët (data e saktë nuk është shënuar në testament) e dhjetorit 1993, Latifi (në atë kohë 36-vjeçar) i dhuron vullnetarisht të gjitha pronat Yassin Kadiut. Dy të dyshuarit si hallka të zinxhirit terrorist janë takuar para noteres Shpresa Kurti në Tiranë, ku kanë "demostruar vullnetin e tyre të lirë".
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?
Po
54.9%
Jo
36.7%
Nuk e di
8.4%
Vota total: 1338
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës:
Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?