- Nuk duhet të habitemi më, por është kaq revoltuese. Në këtë vend ku burri çon gruan trotuarëve të botës, vëllai motrën; politikanë, që veç vjedhjeve me tendera e tarafe, gjejnë kohë të merren dhe me trafikun e drogës
(14/3/2002) - Nuk duhet të habitemi më, por është kaq revoltuese. Në këtë vend ku burri çon gruan trotuarëve të botës, vëllai motrën; politikanë, që veç vjedhjeve me tendera e tarafe, gjejnë kohë të merren dhe me trafikun e drogës, apo fqinji që vret fqinjin për një fjalë goje. Në këtë vend ku nderi ka shkuar në fund të këmbëve, vritet për "nder". Po a është nder të vrasësh një 80-vjeçar pse tha një fjalë të mirë, për të fejuar një vajzë të fshatit dhe se kjo - pa lejen e familjes dhe për qejfin e saj dhe te fejuarit - fle një natë në shtëpinë e këtij të fundit. Ymer Buçi, 80 vjeç, banor në fshatin Arapaj të Durrësit u ekzekutua nga vëllai i vajzës "së pandershme" sepse plaku i gjorë Buçi, "u bë sebep i këtij turpi".
SHBA, EDHE NJEHERE LEKSION DEMOKRACIE
- Duhet të ishte shumë e vështirë të kalonte, pasi lidhet me dhembjen më të tmerrshme amerikane: 11 shtatorin 2001. Por kaloi. Kongresi Amerikan aprovoi dekretin që amniston qindra mijëra emigrantë klandestinë në Shtetet e Bashkuara. Pas atentatit në Kullat Binjake, polemikat ishin të ashpra për kalimin apo jo të këtij dekreti dhe se "ligjet ndaj imigracionit duhet të ishin më shtrënguese". Pamvarësisht nga të gjitha këto, SHBA i tha OK amnistisë së emigrantëve, duke treguar edhe njëherë atë me të cilën krenohet: Demokracinë.
GORBAÇOV: KOMUNIZMI ISHTE PROPAGANDE E PASTER
- E ka thënë në SHBA e tamam në Columbia University. Ish-presidenti sovjetik Mihail Gorbaçov kritikoi para gjithë studentëve sistemin që ai vetë udhëhiqte duke e konsideruar si "irreal". "Politikanët e atëhershëm arritën deri në pikën që krijuan një komision special në Politbyro për të kontrolluar gratë nëse vishnin geta apo jo. Të gjithë ne, edhe unë, thonim se kapitalizmi po shkonte drejt katastrofës dhe se sistemi ynë ishte në zhvillim të plotë. Qe propagandë e pastër", tha Gorbaçov, njeriu i Perestrojkës.
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?
Po
54.9%
Jo
36.7%
Nuk e di
8.4%
Vota total: 1338
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës:
Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?