Poezi nga Federico Garsia Lorca

(3/2/2002)Fëmija memec Fëmija kërkon zanin e vet. (E mbante mbreti i bulkthave). N'nji pikë uji, fëmija kërkonte zanin e vet. Nuk e due me folë: due me ba nji unazë me e lidhë qetësinë në gishtin tim të vogël. N'nji pikë ujë, fëmija kërkonte zanin e vet. Zani i pranguem, larg, ishte mbështjellë n'nji veshje bulkthi. N' qiellin e gjelbërt N' qiellin e gjelbërt, nji yll i gjelbër, çka ka me ba, dashuni, ahi! veç se me humbë? Kullat e ngatërrueme me mjegullën e ftohtë, si kanë me u pa me dritarëzat e tyne? Qindra yje t'gjelbër, n'nji qiell t'gjelbër, s'i shohin qindra kullat e bardha, tashma n'borë. E këtë ankthin tim për me egjallnue, duhet me u përlavdue me t'qeshuna rozë. Kasidë e vajit E kam mbyllë ballkonin pse s'due me e ndie vajin, por përmbas mureve s'ndihet tjetër veç vajit. Ka pak engjëj që këndojnë, pak qen që lehin, mijra violina që rrinë në pëllambën e dorës sime. Por vaji ashtë nji qen i stërmadh, vaji ashtë nji engjëll i stërmadh, vaji ashtë nji violinë e stërmadhe; lotët ia fshehin frymën erës, e nuk ndihet tjetër veç vajit. Kastanjetë Kastanjetë. Kastanjetë. Kastanjetë. Brumbull i tingullt. N'merimangën e dorës tirret ajri i nxehtë, e mbytesh n'trillin tand t' drunnjtë. Kastanjetë. Kastanjetë. Kastanjetë. Brumbulli i tingullt. Ora e yjeve Qetësia e rrotullt e natës përmbi pentagramin e pafundësisë. Dal i zhveshun nëpër rrugë, i mbarsun me vargje t'humbuna. E zeza, e shoshitun prej kangës së bulkthave, ka këtë zjarm të zbrazun, t'vdekun, t'tingullt. Kjo dritë muzikore që percepton shpirtin. Skeletet e mijra flutrave flejnë n'rrethak tim. Rini puhish t'çmenduna përmbi lumë. Gjahtar Pishnajë e naltë! Katër pëllumba shkojnë ajrit. Katër pëllumba fluturojnë e kthehen. Sjellin të plagueme katër hijet e tyne. Pishnajë e ulët! Katër pëllumba rrinë n'tokë. Lule Shelgu i mrekullueshëm i shiut, rrëzohet. Oh, hanë e rrotullt përmbi të bardhat degë.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Veliaj me pensionistët e Njësisë 1: Reforma për sigurimet shoqërore, hap rrugën për pensione më dinjitoze