Tiranë, sekuestrohen dy kullat përballë Kryeministrisë: Financohen nga "Al Qaeda"

(22/1/2002)TIRANE (22 Janar) - Sekuestrohen dy kullat përballë Kryeministrisë. Pallatet shumëkatëshe që po ndërtohen në koston e miliona dollarëve dhe që ishin parashikuar si "Qendra Biznesi", janë sekuestruar të premten që shkoi me vendim të Gjykatës së rrethit të Tiranës, bazuar në kërkesën e organit të akuzës "për sekuestrim preventiv" bërë një ditë më parë. Zëdhënësi i Prokurorisë së Përgjithshme, Ardian Visha, pohon për Gazeta: "Urdhri për sekuestrimin e dy kullave në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" është firmosur pas denoncimit bërë një muaj më parë nga Ministria e Financave, për shtetasin me origjinë nga Arabia Saudite, Jasim Kadi, i cili akuzohet për pastrim parash". Bëhet fjalë për rrjetin Al Qaeda dhe shefin e saj Bin Laden. Ndërkohë Visha sqaron se Prokuroria e Përgjithshme i ka adresuar Gjykatës së kryeqytetit dhe një urdhërsekuestrimi të dytë, që ka të bëjë me të gjitha llogaritë bankare të bashkëpronarit arab të dy kullave në fjalë.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Veliaj me pensionistët e Njësisë 1: Reforma për sigurimet shoqërore, hap rrugën për pensione më dinjitoze