A do të ndryshojnë aromat
më të njohura të parfumeve?
A e dinit që shumë nga përbërësit e parfumeve më të njohura në botë kanë përbërës që mendohen se janë të “dëmshëm”?
A e dinit që shumë nga përbërësit e parfumeve më të njohura në botë kanë përbërës që mendohen se janë të “dëmshëm”? Parfume si Chanel No.5 dhe Miss Dior janë disa prej atyre që pritet t’u ndryshojnë aromat bazuar në rregullat e reja anti-allergjike të Bashkimit Europian që do të vihen në fuqi në vitin 2015-të.
Patricia de Nicolaï e cila ka prodhuar aroma të reja për markën franceze Nicolaï prej 25 vitesh, tregon se ka nisur të ndryshojë disa nga formulat e parfumeve të saj më të shtrenjtë për shkak të elementëve që janë ndaluar nga BE si allergjike ndaj shumicës së njerëzve. Sipas saj një ndër to është dhe myshku apo oak moss i cili përdoret shumë nga pothuajse të gjithë prodhuesit e parfumeve për shkak të aromës së fortë dhe jetëgjatësisë që i jep atyre.
Bashkë me të Brukseli do të ndalojë përdorimin e dy molekulave të myshkut si atranol dhe chloroatranol që do t’i bëjë parfumet më të lehtë, me esenca më delikate.
Komisioni Europian ka ndaluar gjithashtu dhe një molekulë sintetike e quajtur HICC e cila zëvendëson aromën e tulipanëve të ujit.
Sipas De Nicolaï ndryshimi i formulave të parfumeve mund të jetë i thjehstë kur bëhet fjalë për vetëm një element, por nëse janë më shumë se dy është një proçes i vështirë dhe zëvendësuesit e substancave të ndaluara mund të shndërrojnë aromën e parfumeve, ku pjesë e këtij shndërrimi do të jenë dhe disa nga aromat më të dashura dhe më të përdorura në botë.
Kjo sipas Agjensisë Ndërkombëtare të Aromave bëhet për të shmangur alergjitë, duke qenë se raste të tilla janë rritur kohët e fundit. Një reaksion allergjik i zakonshëm ndodh pas kontaktit të produktit me lëkurën dhe shkakton pezmatim me kruarje, skuqje ose çarje të lëkurës.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Mars, 07:27
A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?
-
Po
16.3%
-
Jo
74.9%
-
Nuk e di
8.9%
Vota total: 338
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kryeministri Starmer mbledh liderët e 25 vendeve në një samit për Ukrainën: Putin të ndalojë sulmet barbare dhe të pranojë armëpushimin
15 Mars, 14:01
-
Gruaja ikonë që po “thinjet” për drejtësi! Mediu e kërcënon në sallën e GJKKO, SPAK “hesht”! Çfarë po e “vret” Zamira Durdën?! (PRECEDENTI 'VELIAJ')
15 Mars, 13:50
-
Nis Botërori i Formula 1, McLaren shkëlqen në kualifikuese! Zhgënjen Ferrari, Hamilton: Ende s'jam përshtatur
15 Mars, 13:41
-
Vlorë/ Piktura shkëmbore e Lepenicës shpallet në mbrojtje paraprake! Arkeologu: Një dëshmi e rrallë e artit prehistorik
15 Mars, 13:31
-
Protesta e Berishës për TikTok-un në 17-vjetorin e masakrës së Gërdecit, policia rendit rrugët që do të bllokohen për të paktën 2 orë
15 Mars, 13:31
-
Denaj: 1909 teste të akredituara në laboratorët e sigurisë ushqimore, nga 6 në 2013-n
15 Mars, 13:26
-
‘Do kemi probleme se është kokëfortë’, Rama rrëfen episodin me ‘Neomalsoren’: S’donte të futej në listë se nuk arriti objektivin 500 emigrantë! Prandaj e dua shumë këtë njeri
15 Mars, 13:22
-
Sonte në 'Klinika 24'/ Sa i rëndësishëm është edukimi i nxënësve për të ndërtuar zakone të shëndetshme! Pse alergjitë janë trefishuar me ardhjen e pranverës
15 Mars, 13:13
-
Devoll/ 80 të angazhuar, fiket pas 2 ditësh zjarri në malin e Moravës, vihet nën hetim zjarrvënësi 46-vjeçar
15 Mars, 13:13
-
‘Vij nga një vend që ende shkohet me varkë’/ ‘Neomalsorja’: Dukagjini ka qenë i izoluar, drita e shtëpisë time ishte qiriri
15 Mars, 13:01
-
Faksi ‘Për Shkëlzenin', ish-sekretarja e Ministrisë së Mbrojtjes rrëfen implikimin e djalit të Berishës në masakrën e Gërdecit (DOKUMENTI)
15 Mars, 12:53
-
'Shqipëria meriton më shumë', Basha nga njësia 8: Taksë e sheshtë 9% dhe mbështetje pa kushte për drejtësinë
15 Mars, 12:51