A do të pranojë BE-ja ndryshimin
e traktateve për evitimin e një Brexit?

A do të pranojë BE-ja ndryshimin<br />e traktateve për evitimin e një Brexit?
Kryeministri britanik, David Cameron, do të paraqesë këtë javë kërkesat e tij për reforma në Bashkimin Evropian, për fillimin e negociata për ndryshimin e traktateve të BE-së.
 
Cameron deri tani nuk ka dhënë shumë detaje mbi reformat që pritet t’i kërkojë Brukselit. Por ai ka premtuar se, nëse realizohen, do të bëjë fushatë për qëndrimin e Britanisë së Madhe në BE gjatë referendumit të parashikuar në fund të 2017.
 
Si mund të ndryshohen traktatet?
 
BE-ja është ndërtuar në një tërësi tekstesh që realizojnë funksionimin e saj, si traktatet e Romës 1957, traktati i Mastrihtit 1992 apo traktati i Lisbonës 2007.
 
Ato mund të ndryshohen në katë mënyra: nëpërmjet një rishikimi, një rishikimi të thjeshtë, nëpërmjet vendimeve të Këshillit Evropian që mbledh 28 krerët e vendeve të BE-së, ose nëpërmjet marrëveshjesh politike.
 
“Por një ndryshim i traktateve duke të përjashtohet pasi të gjithë e pranojnë se nuk do të ketë një ndryshim të tyre”, shprehet Pawel Swidlicki, analist i instiutit “Open Europe”.
 
“Britanikët i kanë ulur ambicjet e tyre mbi këtë çështje”, shton Vivien Pertusot, i institutit francez të marrëdhënieve ndërkombëtare (IFRI).
 
Shumë e gjatë dhe komplekse, procedura e rishikimit të traktateve vendoset gjatë një konference ndërqeveritare (vendet anëtare, Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian). Më pas teksti duhet të ratifikohet në secilin prej shteteve anëtare dhe mund të organizohen edhe referendume, me rrezikun e një dështimi, sikurse ndodhi gjatë referendumit të vitit 2005 në Francë dhe Holandë për Kushtetutën evorpiane.
 
Por përgjegjësi i thesarit britanik, George Osborne, foli javën e kaluar për një mekanizëm të thjeshtë, duke shpresuar në një procedurë të rishikimit të thjeshtë të traktateve.
 
Kjo e fundit është përdorur vetëm një herë në vitin 2011, dhe parashikon që vendet anëtare të japin miratimin e tyre unanimisht dhe më pas 28 parlamentet kombëtare të ratifikojnë takstin e modifikuar.
 
Por këtu ka një pengesë të vështirë për t’u kaluar, pasi Këshilli Evropian, në të kaluarën, ka dhënë garanci për vendet anëtare, për shembull Irlandës i janë dhënë përjashtime në çështje si politikat fiskale apo neutraliteti ushtarak, me qëllim që të merrte miratimin e kësaj të fundit për traktatin e Lisbonës në vitin 2009, që e kishte rrëzuar një vit më parë.
 
Nëpërmjet marrëveshjeve politike nënshkruhet një protokoll, dokumenta që janë juridikisht detyruese.
 
Këto marrëveshje politike mundësojnë realizimin e ndryshimeve të kërkuara me rastin e një ndryshimi të mundshëm të traktateve. Danimarka e përdori këtë teknikë në vitin 1992, që të përjashtonte veten nga disa dispozita të traktatit të Mastrihtit.
 
Në korrik, këshilltarët e Cameron ishin shprehur se mund të pranonin një angazhim të tillë.
 
Mund të arrijë Cameron qëllimin e tij?
 
“Një vendim i Këshillit Evropian mund të garantojë Londrën mbi parimin politik të një bashkimi gjithnjë e më të ngushtë, duke shprehur qartë se secili nga vendet është i lirë të vendosë nëse të marrë pjesë ose jo. Është në këtë mënyrë që Britania e Madhe mund të marrë garanci kundër çdo paragjykimi që rejdh nga fakti që ajo refuzon euron dhe për të mbrojtur interesat e Londrës”, vlerëson Swidlicki.
 
“Por shkurtimi i ndihmave sociale për punonjësit evropianë në Britaninë e Madhe janë në të kundërt një linjë frotni e vërtetë për shumë shtete anëtare, pasi kjo vë në diskutim lirinë e qarkullimit”, sipas Pertusot.
 
“Në të gjitha rastet e mundshme, është e sigurt që qeveria konservatore do të bëjë shumë marketing në elektoratin britanik. Këto negociata do të jenë një ushtrim i mirfilltë i praktikave të marrëdhënieve me publikun”, shprehet Pertusot.
 
Nga ana tjetër presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, i ka premtuar Cameron-it një marrëveshje të drejtë. Por lideri konservator mund të gjejë mbështetje pjesërisht edhe tek Gjermania e cila gjithashtu shpreson të ketë një valë reformash./ATSH/


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social