Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social

Biblioteka e Melburnit, Australi

Të ardhurat e kufizuara financiare mund të çojnë në izolim social. Por një bibliotekë në Melburn të Australisë po përpiqet t’i trajtojë këto dy probleme, duke mbledhur ata që duan të mësojnë të gatuajnë dhe ofruar kurse trajnimi për një buxhet të përballueshëm.

Nga jashtë duket si një bibliotekë e zakonshme, por brenda ndodhet një dhomë ku nuk duken librat. Dhjetëra njerëz po mësojnë në atë dhomë. Biblioteka ofron kurse gatimi me kosto të përballueshme përveç një dreke falas në fund të ditës.

Gloria Khoury merr pjesë rregullisht në klasat e trajnimit dhe përveç të mësuarit për të gatuar me një çmim të arsyeshëm, ajo është gjithashtu këtu për të bërë miq të rinj.

“Isha e vetmuar dhe doja të lidhesha me njerëz të tjerë. Ndonjëherë na duhet një vend ku mund të ndërveprojmë me njerëz të tjerë dhe për të kaluar një kohë të mirë së bashku”, thotë zonja Khoury.

Edhe pjesëtarët e tjerë të klasës i vlerësojnë njohjet e reja.

“I largon njerëzit nga izolimi dhe ndihmon tek shëndeti mendor. Kemi një grup vërtet të mirë pjesëmarrësish”, thotë Nigel Pernu, krijuesi i programit “Cook to Connect”.

“Kam takuar shumë njerëz nga vende të ndryshme, gjë që e bën programin shumë interesant”, thotë pjesëmarrësja Wain Wan Lee.

Organizatorët e kursit të gatimit duan që pjesëmarrësit të ndërveprojnë me njëri-tjetrin ndërsa mësojnë gatime të reja. Trajnimi ofron gatimin e ushqimeve të përballueshme ndërsa është rritur kostoja e jetesës.

“Duke patur parasysh situatën aktuale, përpiqemi t’i mësojmë pjesëmarrësit si të gatuajnë ushqime të përballueshme”, thotë zoti Pernu.

“Pasiguria ushqimore është një problem kyç për momentin. Shumë australianë përpiqen të kursejnë çdo dollar që kanë”, thotë dietologia Jane Duyker me programin “Cook to Connect”.

Ky program e trajton çështjen në nivel lokal, por veprimtarët thonë se kjo përpjekje duhet të zgjerohet.

“E drejta për ushqim, për një dietë dinjitoze, të përballueshme dhe të shëndetshme është një e drejtë njerëzore dhe kjo është përgjegjësi e çdo niveli të qeverisjes”, thotë Dr. Olivia Ball, anëtare e asamblesë bashkiake të qytetit të Melburnit./ VOA

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Nga peshqirët te grimi, 8 artikujt që nuk duhet t’i ruani kurrë në tualet

Nga peshqirët te grimi, 8 artikujt që nuk duhet t’i ruani kurrë në tualet