Pas përfundimit të procesit të votimit nga anëtarësia e Qarkut të Shkodrës, për emrat që do të përbëjnë edhe listën finale të kandidatëve me të cilët PD do përballet në garën elektorale të 25 prillit, Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, i cili ndoqi nga afër procesin, foli me nota optimiste. Numri 2 i selisë blu e cilësoi një proces që do të përzgjedhë më të mirët. Por, a do të ketë në listën finale vend edhe për aleatët e PD? I gjendur i 'papërgatitur' përballë interesimit të gazetarëve, Bardhi tha se ndonëse procesi po bëhet për zgjedhje me lista kandidatësh vetëm të PD, kjo do të vendoset në bazë të një marrëveshje me partitë e tjera aleate.
"Deri në 20% e kuotës që ka kryesia e partisë është për kandidatët e Partisë Demokratike. Sigurisht që partitë tona aleate do të kenë një marrëveshje transparente me PD, dhe mbi bazën e rezultateve, negociatave dhe këtyre marrëveshjeve do të përcaktohet nëse kandidatët e tyre (partive aleate) do të kenë vend në listat e PD. E sigurt është që koalicioni opozitar në Qarkun e Shkodrës dhe në të gjithë Shqipërinë do të jetë fitues në zgjedhjet e 25 prillit të vitit që vjen", u shpreh Bardhi.
Lajmi kryesor:
Votohen kandidatët për deputetë në Shkodër/ S'kualifikohen 2 emra pas numërimit, Bardhi: Po përgatitemi të shkojmë me emrat tanë (VIDEO)
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.7%
-
Jo
26.3%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 4092
Lajme të tjera
-
Shkodër, kryente manovra të rrezikshme me automjetin e vjedhur, arrestohet 37-vjeçari
25 Prill, 16:53
-
Sera me kanabis në Berat e 95 gra punëtore hashashi! SPAK identifikon grupin kriminal dhe rolin e secilit! Organizatori nga Malësia e Madhe, 6 në pranga, 3 në kërkim (Emrat)
25 Prill, 15:46
-
Hani i Hotit/ I dënuar me 4 vite burg nga drejtësia polake, kapet 61-vjeçari me qëllim ekstradimin (EMRI)
25 Prill, 15:29
-
Emisioni i Rai 3 për Shqipërinë, Bardhi kërkon interpelancë me Ramën
25 Prill, 15:09
-
Bardhi nuk e paditi por bëri vetëm deklarata publike, SPAK nuk nis hetimet për kallëzimin e Olsi Rames! Mund ta risjellje me argumente të tjera
25 Prill, 14:24
-
'25 prilli, ditë e zezë në historinë e demokracisë së Shqipërisë'
25 Prill, 13:10
-
Vau i Dejës/ Dyshohet se qëlloi me pistoletë drejt një makine, në kërkim 35-vjeçari
25 Prill, 10:15
-
44 deputetë të opozitës ridërgojnë në Kushtetuese mandatin e Xhaçkës, u bashkohen PL dhe dy ‘tradhtare’ të Bashës (EMRAT)
24 Prill, 12:46
-
PD 2 amendamente për SPAK : Prokurorët të kenë ndihmesa! Tahiri u lirua në Elbasan, vendimet t’i japë vetëm GJKKO
24 Prill, 12:30
-
Sherr në Shkodër, plagosen me thikë babë e bir! Kapet autori
23 Prill, 21:32
-
Rama tur takimesh me diasporën, PD: Shfaqja e radhës, ka penguar votën e emigrantëve
23 Prill, 14:54
-
Baza i çon Bashës emrat për kandidatët e zgjedhjeve të 2025! Dega Lezhë: 25 propozimet do kalojnë në ‘sitën’ e Kryesisë
23 Prill, 11:53