A do të futet PD në zgjedhje? Basha jep sinjale nga Lezha

Kreu i Partisë Demokratike ishte pasditen ee djeshme në Lezhë ku u takua me kryesinë e kësaj force politike në këtë rreth. Basha u ndal në aksionin opozitar me qëllim largimin e kryeministrit Rama nga pushteti. Ai tha se forca popullore do të ndërthuret me programin e PD që ka për qëllim krijimin e një Shqipërie Europiane.

"Qëllimi i takimit ishte të shprehje vlerësimin tim për përpjekjet e qytetarëve të Lezhës në këtë rrugëtim që kemi nisur të gjithë për një Shqipëri Europiane", tha Basha

Pyetjes nëse do të marrë pjesë opozita në zgjedhjet lokale Basha iu përgjigj se ka kohë për të folur për të gjitha duke shprehur pavendosmëri mbi qëndrimin e mbajtur më herët për bojkot të procesit zgjedhor.

Po dje nga Shkodra, Basha nuk dha një përgjigje kur u pyet nga gazetarët se a do të marrë pjesë opozita në zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019. U përgjigj me një pyetje: Kur janë zgjedhjet?

Kështu, duket se demokratët ende nuk kanë marrë një vendim nëse do t'i bojkotojnë zgjedhjet apo nëse do të marrin pjesë në to.

Nga ana e tij kryeministri Edi Rama është shprehur më herët se siç ka ndodhur edhe më parë, opozita do të pranojë në moment të fundit të futet në zgjedhje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Meta: 01/03/2019 11:21

    Nese hyni ne zgjedhje,Sovrani duhet t'ju ndeshkoje per mospergjegjesi e pandershmeri ndaj besimit te Sovranit.Ju nuk meritoni te uleni ne emer te popullit.E keni injoruar banalisht,si deletant delir.

    Përgjigju
    • Pordh: 01/03/2019 21:02

      Pirdh se lirohesh

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Pastruan 11 mln euro përmes kompanive fiktive, i sillnin nga parajsat fiskale, Gjykata cakton 'arrest në burg' për Darin Gezdarin dhe 'arrest shtëpie' Arlinda Markut

Pastruan 11 mln euro përmes kompanive fiktive, i sillnin nga parajsat fiskale, Gjykata cakton 'arrest në burg' për Darin Gezdarin dhe 'arrest shtëpie' Arlinda Markut