A duhet shpallur fatkeqësia natyrore? Ahmetaj: Po e diskutojmë, por masat që ajo sjell janë marrë tashmë nga qeveria

Ministri Arben Ahmetaj tha në një lidhje live me Skype në "5 pyetje nga Babaramo" se shpallja e fatkeqësisë natyrore po diskutohet, por pavarësisht kësaj qeveria tashmë i ka marrë ato masa që kjo gjendje e fatkeqësisë natyre kushtëzon si mbyllja e kufijve, mbyllja e kufizuar e bizneseve, ngritja e task forcës nga Ministria e Shëndetësisë dhe masave të marra prej saj.

"Kjo është pandemi ku ka kapur një numër të madh shtetesh që janë në gjendje lufte me virusin, me armikun kryesor që ka ardhur i paftuar te dera dhe armikun tjetër që është rrjedhoje e pandemisë që është rënia drastike e ekonomisë që është e paevitueshme në të gjithë botën. Kjo është duke u shikuar në vazhdimësi nëse duhet të shpallet dhe kur gjendja e fatkeqësisë natyror, por pavarësisht kësaj që është një gjendje juridike, ato  vendime dhe masa janë marrë të gjitha që nga urdhrat e Ministrisë së Shëndetësisë, ngritja e task forcës, mbyllja e kufijve, mbyllja e kufizuar e bizneseve, me përjashtim të sektorëve jetik, kufizime të tjera që përcakton fatkeqësia natyrore janë marrë tashmë", tha Ahmetaj.


Lajmi kryesor:

Fatkeqësia natyrore? Ahmetaj te '5 Pyetjet': Po e diskutojmë! 5 koncesionet që prekëm për faturën! U godit 12% e punësimit


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Edlir Tetova dhe Ivan Gvozdenovic, dy heronjtë e Superligës

Edlir Tetova dhe Ivan Gvozdenovic, dy heronjtë e Superligës