A e njeh Berishën kryetar të PD pasi iu bashkua protestës poshtë ballkonit? Bardhi: Bashkë në betejën kundër Ramës

 

Pas vizitës që zhvilloi në SHBA, Gazment Bardhi iu bashkua dje për herë të parë protestës poshtë ballkonit të Sali Berishës non grata. I pyetur nëse e njeh Berishën si kryetar të PD, Bardhi thotë se bashkohen rreth ideve dhe jo individëve

"Ne bashkohemi rreth ideve rreth gjërave që na bëjnë bashkë, që është beteja jonë kundër Ramës dhe nuk bashkohemi rreth individëve. S’ka bashkim rreth individëve konkret, ka bashkim rreth ideve, gjërave që na bëjnë bashkë. Keqpërdorimi që Rama i ka bërë konfliktit të brendshëm në PD dhe opozitë, nuk ka sjellë pasoja vetëm për partinë, por edhe për Shqipërinë", tha Bardhi.

Sa i takon protestës, ai thotë se do i bashkohet çdo proteste qytetare.

"Unë do ti bashkohem, i jam bashkuar cdo protete qytetare.Sa i takon vizitës time në SHBA, e kam bërë të qartë. SHBA janë aleati kyc i Shqipërisë, ka qenë krah nesh në momentet tona më të vështira. SHBA është një aleat kyc edhe për PD. Falenderoj Escobar për mikëpritje. Kam pasur takime në Kongres dhe Senat. Nuk dua ta ngatërroj vizitën në SHBA me situatën tani. Ata mbështesin Shqipërinë dhe rrugëtimin evropian të saj, dhe jo një parti politike.


Lajmi kryesor:

Iu bashkua protestës poshtë ballkonit të Berishës, Bardhi: Bashkë në betejën kundër Ramës! Ligjin për Komisionet Hetimore e çojmë në Kushtetuese


SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Atentat mafioz në Selanik/ Autorët qëllojnë 3 herë nga makina në lëvizje 41-vjeçarin, vdes pas eci disa metra

Atentat mafioz në Selanik/ Autorët qëllojnë 3 herë nga makina në lëvizje 41-vjeçarin, vdes pas eci disa metra