A është Shqipëria një vend i ngrohtë për bashkëqytetarët me aftësi ndryshe?

A është Shqipëria një vend i ngrohtë për bashkëqytetarët me aftësi ndryshe?

Aktiviteti i organizuar sot nga Presidenti Begaj

Në metronë e Milanos, në një stacion të linjës së kuqe, drejtuesja e trenit, një vajzë rreth të 30-ave, zbriti dhe vendosi një pedanë në hyrjen e vagonit. U ngjit një djalë i ri me karrocë. Të njëjtën gjë bëri dhe kur djali do të zbriste. Nuk e di se si komunikonte me drejtuesen e trenit, por me siguri kanë shpikur një mënyrë lehtësuese mes mjeteve publike dhe personave me aftësi të kushtëzuar për t’ja bërë jetën të barabartë me qytetarët e tjerë.

 Edhe në qytetin më qytet, jeta e personave me aftësi ndryshe nuk është shumë e lehtë, por vullneti për të gjetur mënyra nga më të bukurat për t’i ndihmuar, është e jashtëzakonshme.

Në një spital qyteti perëndimor, ndërsa të gjithë prisnin të bënin analizat e radhës, mes tyre ishte një grua me karrocë invalidi. E sollën dy vullnetarë dhe e lanë aty, pasi kishin impenjime të tjera, me të tjerë persona që prisnin ndihmë. Infermierët e spitalit u nervozuan disi, pasi gruaja në karrocë duhej të ndihmohej për të shkuar në disa laboratorë. “Mos u shqetësoni, - tha një prej pacienteve të tjera, - e shoqëroj unë kudo!”

Në sa përurime shohim të shfaqen ministra e punonjës të administratës publike në Shqipëri dhe rrallë dëgjojmë mesazhe, impenjime, fakte në përmirësimin e infrastrukturës shqiptare në ndihmë të bashkëatdhetarëve me aftësi ndryshe. Sa të impenjuar dhe të lodhur janë familjet shqiptare pasi në supet e tyre bie shumëçka dhe pak lehtësira kanë siç do të ishte e udhës të ndodhte.

Sot ishte Dita Ndërkombëtare e Personave me aftësi Ndryshe dhe për fat të mirë ndonjë aktivitet u bë, ndonjë apel dhe fjalë u tha, por veprimet konkrete do të tregojnë se sa altruistë jemi dhe se sa në të vërtetë ua shtrojmë rrugën njerëzve që kanë nevojë.

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Stockholm: 04/12/2024 13:58

    Respekt për këtë shkrim Alba Malltezi.Qeveria Shqiptare dhe Institucionet duhet të punojnë më shumë për të lehtësur vështirësitë dhe problemet e personave me aftësi të kufizuara.Në Shqipëri nuk ka taksi e autobuzë me ramp të përshtatura.Të cilat do të lehtësonin lëvizjen e tyre njësoj të barabartë si qytetarët e tjerë të Republikës së Shqipërisë.

    Përgjigju
  • Desdemona: 03/12/2024 21:12

    Të gjithë janë më aftësi ndryshe pavarësisht se mendojnë se nuk janë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Konflikti civil në Siri dhe përparimi i ushtrisë ruse në Ukrainë, Krisafi dhe Arapi debatojnë në 'Studio Live'

Konflikti civil në Siri dhe përparimi i ushtrisë ruse në Ukrainë, Krisafi dhe Arapi debatojnë në 'Studio Live'