Armina Mevlani ka zhvilluar një bisedë online me ndjekësit disa ditë pas dasmës me Shkëlzen Berishën. Një prej ndjekësve ka kërkuar më shumë detaje nga dasma, duke e pyetur nëse kanë qenë të pranishëm edhe fëmijët e Shkëlzenit.
Armina thotë se kanë qenë të pranishëm, ndërsa tregon se ka marrëdhënie shumë të mira me ata.
“Sigurisht që Po! Kemi një marrëdhënie shumë të mirë, i kam njohur në moshë shumë të vogël. Tani ata janë rritur dhe gëzuan me ne”, shkroi Armina.