Manastirliu në 'Kontrast': Po analizojmë mostra nëse ka mbërritur 'Omicron' në Shqipëri, por s'kemi ende dyshime! 94% e të shtruarve në spitale, të pavaksinuar

Ministrja e Shëndetësisë tha sot në ‘Kontrast’ në Report Tv se Shqipëria do të dërgojë disa mostra në laboratorë të specializuar për të pasur një përgjigje nëse variant Omicron ka ardhur edhe në vendin tonë.

Ogerta Manastirliu tha se kjo masë vjen për të qenë të parapërgatitur, për aq kohë sa vendet fqinje të Shqipërisë kanë konfirmuar pacientë me variantin në fjalë. Por sipas saj, nuk ka asnjë dyshim konkret të ndonjë rasti infektimi me Omicron.

“Më lejoni të them që situata është e qëndrueshme, e kontrolluar. Ne kemi filluar tashmë dozën e tretë ditën e djeshme, kjo për të krijuar një barrierë mbrojtëse. Deri tani nuk kemi akoma panoramën e qartë të virusit të ri sepse deri më sot ajo që dihet është se ky variant përhapet shumë më shpejt se Delta dhe deri tani 25 vende në botë e kanë verifikuar se kanë prezence të tij. Vendi i parë është Afrika e Jugut dhe të gjitha vendet kanë marrë masa për kufizime. Akoma nuk kemi të dhëna për të bërë vlerësime se sa  fatalitetesh shkakton, apo çfarë roli ka vaksina. Në Shqipëri, ne kemi përgatitur gjithë serine e mostrave. Aktualisht janë procedura që bëhen në periudha të caktuara, nuk mund të themi se kemi një dyshim, por patjetër që vijojmë të përgatitemi në mënyrë që të kemi të dhëna sa më të shpejta. Janë përgatitur kampione për t’u dërguar jashtë vendit për të marrë të dhëna konkrete", tha Manastirliu.

Ministrja u ndal edhe në rastet sporadike ku qytetarë në bashkëpunim me mjekë kanë siguruar certifikata vaksnimi false.  Ajo u shpreh se një pikë e zezë në sistem, s’mund të hedhë poshtë punën e të gjithë Shëndetësisë.

Për shkak të frikës së variantit të ri të COVID-19, Omicron, që tashmë prania e tij është konfirmuar edhe në vendet fqinje, një ditë më parë Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi vaksinë me detyrim për punonjësit e administratës publike, ata të qendrave tregtare dhe të supermarketeve duke u lënë afat deri më 31 dhjetor. Në të kundërt, nga data 4 nëntor ata do duhet të paraqesin çdo 5 ditë test PCR.

Po ashtu Komiteti Teknik i Ekspertëve rekomandoi ndalimin e hyrjes së shtetasve të huaj në Shqipëri me histori udhëtimi brenda 14 ditëve të fundit në vendet e Afrikës së Jugut: Kenia, Angola, Zambia, Bostwana dhe Senegal, ku është identifikuar prania e variantit Omicron të COVID. Gjithashtu u rekomandua edhe aplikimin e dozës së tretë përforcuese për të gjithë personat mbi 18-vjeç.

 

Emisioni i plotë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:04
Certifikata vaksinimi në këmbim të parave?! Manastirliu: Një njollë e zezë që s’e hedh dot poshtë gjithë sistemin 

Ministrja Ogerta Manastirliu u ndal sot në rastet sporadike ku qytetarë në bashkëpunim me mjekë kanë siguruar certifikata vaksnimi false. Për ‘Kontrast’ në Report TV, ministrja tha se po bëhet gjithçka që ‘deriçkat’ e abuzuesve të eliminohen. Ajo u shpreh se një pikë e zezë në sistem, s’mund të hedhë poshtë punën e të gjithë Shëndetësisë.


“Ne jemi duke rivlerësuar të gjithë instrumentin në raport me shërbimin onlinë që ofrojnë dhe që të mos kemi asnjë defekt në sistemin ku hedhim të dhënat. Jemi duke punuar me të gjithë sistemin shëndetësor që të kemi sa më shumë përgjegjësi në aplikimin e vasksinës. Por nuk mundet dot që një pikë e zezë në sistem të mund të hedhë poshtë punën e të gjithëve. Këto raste marrin fund përmes denoncimeve publike dhe në organet kompetente. Fatmirësisht i kemi kapur në kohë ato pak raste falë edhe emisioneve investigative. Sot ne kemi një informaciont të detajuar se cili është mjeku që aplikon një vaksinë dhe do të kemi edhe oraret apo datat e aplikimit të dozave. Pra sa më shumë elementë që të shmangen këto deriçka të abuzimeve” – tha ministrja e Shëndetësisë për ‘Kontrast’.

Ora 18:44
Manastirliu: 94% e të shtruarve në spitale, të pavaksinuar

Ministrja Ogerta Manastirliu konfirmoi sot se të gjitha llojet e vaksinave që përdoren në Shqipëri janë më se efektive. Ajo shprehu keqardhje që disa zëra edhe nga politika kanë ngritur një tymnajë rreth kësaj çështje. Në ‘Kontrast’ Manastirliu shtoi se Shqipëria e nisi vaksinimin në një kohë kur shumë vende të botës vareshin nga kontratat me COVAX.

“Shqipëria siguroi në një kohë të shpejtë vaksinimin e mësuesve, mjekëve dhe policisë dhe më 28 mars kemi nisur vaksinimin masiv. Dhe prej muajit korrik, ne kemi hapur vaksinimin për çdo qytetar mbi 16 vjeç dhe fëmijë mbi 12 vjeç me sëmundje. Sot vaksnimi është shumë i kollajshëm, mjafton të shkosh në Qendrën Shëndetësore me kartën me vete. Nuk është kështu në të gjithë botën. Në Itali, vaksina është me rezervim përshembull. Sa i përket llojit të vaksinës, disa zëra kanë hedhur një re të zezë mbi lloje të ndryshme vaksinash. Ndërkohë që janë të gjitha vaksina të njohura nga OBSH, apo EMA. Të gjitha janë efektive, për aq kohë sa përdoren gati në të gjitha vendet e botës. Fakti që SHBA në nëntor ka pranuar që udhëtarët të mbërrijnë me pasaporta vaksinimi edhe kineze, e tregon këtë. Pra këtu nuk ka vend të themi që vaksinat nuk janë efektive” – tha ministrja Manastirliu në ‘Kontrast’.

Ajo shtoi se Shqipëria ka tre herë më pak fatalitete nga Covid krahasuar me periudhën para aplikimit të vaksinës, që tregon rëndësinë e kësaj të fundit.

Manastirliu deklaroi se 94% e të shtruarve në spitale sot janë të pavaksinuar qoftë edhe me një dozë.

“Dikush ka besuar tek teoritë konspriative që kanë helmuar të gjithë dynjanë dhe ka bërë që të frikësohen edhe grupet e frikësuara. Prandaj janë ata sot që ndodhen në spitale” – tha ministrja.

I.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Frer: 03/12/2021 19:57

    Rreth 200 veta ne spitale ndetsa 2000 kurohen ne shtepi. Personalisht njoh shum qe jane infektuar edhe pse te baksinuar. Asgje kundra vaksinimit por efhe vaksina po e demton njetzine. Dy pleq qe njoh tani duan sherbim petdite ndetsa para pfizer ishin per bukuri. Po ashtu mund ye them qe dike qe njoh i vaksinuar me pfizer e kaloi lehtshem. Secili te veproj sipas interesit e te mos bie pre e propagandes. Nga lajmet ndetkombetare thihet se omicron infekton me lehte ata te valsinuar dhe arsyet kerkojsni Manastrliut.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja