A meriton Lulzim Basha një tjetër shans?

A meriton Lulzim Basha një tjetër shans?

Meta, Basha dhe Berisha

Pas heshtjes që zgjati mbi një vit dhe uraganit konstant me akuza dhe ofendime ndaj tij, Lulzim Basha vendosi të thyejë heshtjen dhe filloi aksionin politik. Një takim me të rinjtë ishte gjetje e mirë për t’u rishfaqur si politikan që ende pulson teza e ide. Ligjërisht Lulzim Basha e ka të drejtën të rimarrë ose të rikthehet në Partinë Demokratike dhe asgjë nuk e ndalon.

Por, pavarësisht kësaj, duke u ndalur tek pikat kryesore të fjalës së tij sot, që lidhen me të renë dhe rikthimin e besimit, Basha e ka një problem moral të madh përballë partisë së tij fillimisht e më tej para qytetarëve shqiptarë. Nuk dua ta paragjykoj takimin e parë me të rinjtë, pasi duhet parë me vëmendje qasja e tij, tashmë i “çliruar” nga Berisha, por fillimisht mendoj se do t’i duhej të kërkonte një ndjesë të sinqertë ndaj demokratëve për problemet e dukshme që Partia Demokratike ka patur nën drejtimin e tij në tetë vite. Nuk janë pak, fillojnë me konfuzionin e zgjedhjes së deputetëve në 2017 apo për të vijuar me 2021 me një komision shumë problematik në zgjedhjen e deputetëve, ku një nga drejtuesit u vendos në listë fituese. Ka shumë problematika që nuk janë të largëta.

Përballë shumë pyetjeve, Basha ka përgjegjësinë të jetë plotësisht i sinqertë. Nuk do të jetë e lehtë të bindësh simpatizantët duke i parë në sy. Vështirësia me Berishën përballë është një mision jo i lehtë. Përfundimi i këtij procesi purifikimi do të ishte mënyra më e mirë për të ringjallur shpresën te demokratët fillimisht dhe më tej të shqiptarëve.

Propozimet për një mandat dy vjeçar të qeverisë, vettingu i politikanëve, lista të hapura për deputetët, apo dhe vota e emigrantëve, janë një paketë e mirë por nuk janë risi. Basha po teston opinionin pasi e di që nuk janë të mjaftueshme për të shkuar më lart e për t’u përballur fillimisht me Sali Berishën e më tej me Edi Ramën në zgjedhjet e 2025.

E megjithatë, Lulzim Basha është politikani me më pak mëkate se liderët e tjerë, prandaj e meriton një mundësi të tretë dhe të fundit, për të sjellë atë që ka pikën e tij të fortë të qenurit normal mes liderve anormal. Ky është momenti që shqiptarët ta njohin Lulzim Bashën e vërtetë dhe këtë në dorë e ka Basha, nëse do të tejkalojë vetveten e 2021!

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjergj: 25/05/2023 05:48

    Njè kriminel hajdut, pèrçarès dhe antishqiptar si Berisha, "do largohet", me qèllim qè zogu i tij politik, tè shfaqet si "e ardhmja e ndritur" e skenès politike shqiptare. Bir Selman i nènès, kè tè qaj mè parè. Mungon vetèm ai dashi qè duhet bèrè kurban, para derès sè PD, si atèbotè para derès sè bashkisè sè vjedhur pas zgjedhjeve dhe ajo torta e babèzisè. Lulzim Basha, èshtè po aq i zhytur nè skandale qè duhet ti japè pèrgjigje drejtèsia, saç èshtè babai i tij politik. Saliu, ka Xenin. Luli, ka kunatin. PD, ka mbaruar sè qèni. Kèta, janè varrmihèsit e saj.!!!

    Përgjigju
  • Red&black: 24/05/2023 21:31

    TE VERTETEN PER:21 JANARIN-SHITJEN E DETIT-PARAT RUSE-KASETEN E MASAKRAVE NE KOSOVE....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kryemadhi përplaset me Metën: S’ka nepotizëm në parti politike! Meritokracia ka rëndësi, jo servilizmi

Kryemadhi përplaset me Metën: S’ka nepotizëm në parti politike! Meritokracia ka rëndësi, jo servilizmi