Pas denoncimit në SPAK i ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka për abuzim me tenderin e ushqimit, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha rendi 5 fakte që sipas tij ajën prova se transparenca mungon në këtë tender dhe se SPAK duhet të nis hetimet dhe të mos bëhet vegël e qeverisë.
Partia Demokratike akuzon ministren Xhaçka dhe kryeministrin Rama se ka abuzuar me tenderin pa garë prej 1.5 milionë euro të ushqimit duke ia dhënë një kompani kompjuterësh.
Basha shprehet se në 35 mijë biznese shqiptare që ofrojë këtë shërbim, u zgjodh një kompani kompjuterësh që vepron në Maqedoni
"Edi Rama dhe Olta Xhaçka heshtin për vjedhjen me tenderin e ushqimeve. Heshtja nuk mbulon dot të vërtetën e hidhur: Qeveria e Edi Ramës vjedh edhe në ditën më të keqe për shqiptarët. Faktet janë kokëforta:
1. Kompania shtoi tregtimin e ushqimeve si aktivitet të saj 6 ditë para hapjes se tenderit.
2. Ministria e Mbrojtjes përzgjodhi si fituese kompaninë pa asnjë aktivitet tregtar.
3. Kompania e përzgjedhur nga Olta Xhaçka është kompani kompjuterësh.
4. Tenderi u zhvillua pa garë, pa transparencë, me vetëm një ofertë.
5. Tenderi u zhvillua me 3 javë vonesë, pas shpërthimit të krizës, në mënyrë që kompania e paracaktuar nga Edi Rama dhe Olta Xhacka të rregullonte letrat.
Prokuroria të mos bëhet vegël e qeverisë. Ky rast i vjedhjes flagrante duhet të hetohet menjëherë nga SPAK", shkruan Basha.
Komente












Mbase pas epidemise duhet pare i gjithe sistemi arsimor...shkolla te meson si te mesosh dhe kete mund ta beje sh mire on line pergjithmone ! Kuptohet dhe aktivitet sociale kane vendin e vet por jo me gjithe kjo strukture qe eshte barre e rende per shoqerine !
PërgjigjuPerderisa nuk asht marr asnje mas nga demaskimet qe i bani njeri tjetrit zoti lul, ma te hiqet ky zakon
Përgjigju