'Adoleshenca' dhe dyshimi se nuk e di vërtet kush është djali yt! Seriali që po thyen çdo rekord

'Adoleshenca' dhe dyshimi se nuk e di vërtet kush është djali yt! Seriali që po thyen çdo rekord

Owen Cooper dhe Erin Doherty në filmin 'Adoleshenca'

Është një (mini) serial që po pushton botën. Quhet  'Adoleshenca' (Titulli origjinal: Adolescence”) dhe ka thyer rekordet në Netflix, duke lënë pas prodhime të shtrenjta si "Il Gattopardo" 
Suksesi i tij tregon se disa gjëra nuk janë të parashikueshme. 

E para: Nëse i jep diçka të mirë publikut, ai e konsumon. 

E dyta: Algoritmi ishte i fjetur kur u shfaq 'kjo krijesë' jashtë rregullave të tij. Personazhet nuk shfaqen të gjithë në pesë minutat e para; disa zhduken (përfshirë hetuesin) pas episodit të dytë; disa (si psikologia) shfaqen vetëm në një episod; misteri i mundshëm përfundon në fund të episodit të parë (njësoj si Hitchcock që "vrau" aktoren kryesore të Psyco pas 47 minutash); çdo episod është një plan i vetëm monotematik: arresti, hetimi, vlerësimi psikologjik, dhimbja e familjes (të fajtorit, jo viktimës, sepse nuk bëhet përpjekje për dhimbshuri të kronikës reale: "Çfarë ndjen ai? A ka takuar prindërit e vrasësit të vajzës së tij? Falje?"). 

E treta (dhe kjo është e papritur): një botë tjetër, edhe ajo televizive, është ende e mundur.

Për të parë  filmin ‘Adoleshenca" të nxisin bisedat gojë më gojë të njerëzve (përherë reklama më e mirë), por gjithsesi ndalon: Është vërtet e mundur të besosh në mendimin e shumicës, atyre që votojnë si votojnë dhe lexojnë çfarë lexojnë? 

A ka jetë pas ‘Mad Men’, ‘Breaking Bad’, ‘Better Call Saul’ apo duhet të pajtohemi me sondazhet që thonë se seriali më i mirë i prodhuar ndonjëherë është pothuajse i pari: "The Sopranos"?

Filmi ‘Adoleshenca’ ndez shpresën. Ka 4 episode

Ndërron këndvështrimin çdo herë, pa përdorur skemën e vjetër Rashomon (në kinematografi është një teknikë narrative që përdor ndryshimin e këndvështrimit të personazheve për të treguar të njëjtën ngjarje nga perspektiva të ndryshme): duke ndryshuar pikëpamjen, historia nuk ndryshon, thjesht hyn brenda saj, e kupton, të lë të ndjesh, por nuk të prek ndjenjën. 

Nuk bën asnjë lëshim nga manuali i skenaristit: Dialogu zgjat çdo herë 50 minuta, nuk është fiksion, por realitet në shkallë 1:1. I studiuar dhe riprodhuar. Jo për të të dhënë banalitetin e përditshmërisë, por të jashtzakonshmen e të paarritshmes.

Mesazhi është ky:  "Është absurde ajo që të kalon në mendje kur je i ri." 

E dimë të gjithë, por e kemi harruar. Sepse ia dolëm, ose mbijetuam, sepse na mjaftoi ta pranojmë një ditë të largët, pastaj shpëtuam dhe vazhduam.

Biseda mes djaloshit fajtor dhe psikologes është çelësi i dollapëve të fshehtë, të mbyllur dhe të murosur. E veçanta u analizua nga psikologë profesionistë dhe u gjet e besueshme, madje perfekte.

Shikuesi nuk pyet pse psikologia i ofron një gjysmë sanduiçi me lëngje turshi, që ai e urren, por hetuesi i mendjes e njeh testin: nëse e ha, është dorëzuar, nëse e refuzon, mbetet në pozita të tij, nëse (siç ndodh) e vendos ta konsumojë për më vonë, është i hutuar.

Ka shumë ‘vërtetësi’ në filmin ‘Adoleshenca’, prandaj si në traditat më të mira kinematografike, të frikson dhe të tërheq. Publiku që nuk mund të ndahet është, ai i prindërve me fëmijë të atij moshe. 

Çfarë dinë ata (prindërit) për atë që kanë në kokë (fëmijët)? Pastaj mund t'i gjejnë të vetëvrarë në një dhomë me qira në një qytet tjetër (Perugia) pas një dialogu të gjatë në kompjuter me sadistë të panjohur dhe nuk e besojnë. 

Atëherë shohin episodin e katërt, shikojnë pasqyrën e prindërve të djalit.

 “Baballarë dhe pasqyrat’, thoshte Borges, janë tmerri: rrisin dyfish njerëzimin. A kanë faj? A e bënë ata fëmijën të tillë? Apo ishte një rast? 

Vajza tjetër është mrekulli, përkundrazi: Çfarë përcakton atëherë mënyrën se si rritesh, gabon, shpëton apo vdes? 

Është lotari, dikush mendon se ka dekoduar përsëritjen e rezultateve, por është vetëm një pretendim tjetër absurd. 

Lajm i mirë për algoritmin e për rrethanat shoqërore është se filmi ‘Adoleshenca’ nuk jep zgjidhje, por të mëson të dyshosh gjithmonë për atë që mendon se ke përpara, në ekran apo në shtëpi. /La Repubblica/

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Dybala mbyll sezonin, operacioni përfundon me sukses

Dybala mbyll sezonin, operacioni përfundon me sukses