Afera me privatizimin e kompleksit Partizani, SPAK merr në pyetje Afrim Tolen, ish-shefin e Klubit! Dje dëshmoi ish-drejtori Isa Tare
Kullat në ish-Kompleksin Partizani dhe Afrim Tola
TIRANË- Ish-shefi i Klubit Partizani Afrim Tole është marrë në pyetje nga SPAK lidhur me hetimin që po kryhet për privatizimin e kompleksit “Partizani”. Tole ka dhënë dëshminë e tij për rreth 30 minuta, ndërsa në fund nuk ka folur për mediat. Marrja në pyetje e Toles, vjen një ditë pasi Prokuroria e Posaçme mori në pyetje ish-drejtorin e Kompleksit Isa Taren.
Privatizimi i kompleksit ‘Partizani’ është një dosje që tashmë e ka në dorë Prokuroria e Posaçme dhe po e heton për pastrim parash. Më herët, ka qenë në SPAK ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu. Ai është thirrur si person qe ka dijeni për rrethanat e hetimit për dosjen e kompleksit ‘Partizani’ dhe për rolin e tij si ministër i Mbrojtjes gjatë kohës së qeverisjes së Sali Berishës, kohë kur u privatizua edhe ish-kompleksi 'Partizani', e ndësa pritet të thirren edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, një prej pronarëve kryesorë të pallateve që fshiu gjurmët e kompleksit Partizani.
Bëhet fjalë për një pronë me rreth 10.000 m2, m’u në qendër të Tiranës në vitin 2008 e prapa që është privatizuar me një vlerë prej 100.000 dollarë, por është blerë më pak se vlera e një garsoniere të shitur në atë zonë. Klubi sportiv "Partizani" ishte kompleksi më i rëndësishëm sportiv në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, jo shumë larg nga qendra e Tiranës, ku sot janë 17 kulla në Rrugën "Frosina Plaku", tek ish Fusha e Aviacionit, qendra më të madhe sportive në zemër të kryeqytetit, me përmasa 26.000 metra katrorë, që në fund u pagua vetëm 14.000 euro. E gjithë dosja për privatizimin e “Kompleksit sportiv Partizani” ka dalë nga arkivat e ministrive me kërkesë të gazetarëve investigativë të Report TV, të cilët e studiuan atë për muaj me radhë.
Lexo këtu edhe investigimet e Report Tv për privatizimin e 'Kompleksit Partizani' nga 'klani Berisha'
INVESTIGIMI I
INVESTIGIMI II
INVESTIGIMI III
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.5%
-
Jo
61.4%
-
Nuk e di
6.1%
Vota total: 2054
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shteti Bektashi, Berisha e sulmon dhe e quan projekt antikushtetues dhe antishqiptar: Edi Rama, thikë pas shpine besimit mysliman
25 Janar, 20:08
-
Blushi i PL sulmon SPAK nga Elbasani: Dumani vegël qorre e Ramës, nuk hetoi krimet elektorale! Do ngremë Ministrinë e Diasporës pas 11 Majit
25 Janar, 16:50
-
Berisha flet me nostalgji për Enver Hoxhën: Në regjimin e tij pasuritë ishin të shtetit, kurse sot të këtyre hajdutëve (vetë i pandehur për aferën 'Partizani')
24 Janar, 21:52
-
Ylli Pata: Gënjeshtrat e trasha nga PD, se Donald Trump pezulloi fondet për SPAK
24 Janar, 20:07
-
Afera 'Partizani'/ SPAK i jep leje Berishës që të mos paraqitet të hënën e 3 shkurtit: Do udhëtojë në Gjermani, e ka ftuar CDU
24 Janar, 16:34
-
Trump nuk ka hapur kurrë zjarr kundër amerikanëve si Berisha ndaj popullit të tij!
24 Janar, 14:01
-
Afera 'Partizani'/ Jamarbër Malltezi lihet në ‘arrest shtëpie’, GJKKO rrëzon kërkesën e dhëndrit të Berishës
24 Janar, 10:50
-
Akuzohet për fshehje pasurie, GJKKO kthen dosjen për hetim në SPAK për Asllan Dogjanin, deputeti: Gjykata dha shpresë
24 Janar, 10:10
-
Fajtor për korrupsion në zgjedhje, GJKKO dënon Kryebashkiakun e Rrogozhinës me 1 vit burg! Edison Memolla: Do e ankimoj
24 Janar, 10:01
-
Pastronte paratë e vëllezërve Çopja, GJKKO rrëzon kërkesën dhe lë në burg Klajdi Merkajn
24 Janar, 09:04
-
Berisha thërret të deleguarit e PD për Tiranën dhe u mban fjalim të gjatë për... 2 ditët e qeverisjes së Trump! Nuk harron edhe Sorosin
23 Janar, 20:06
-
VENDIMI/ Akuzoheshin për korrupsion, GJKKO dënon me nga 3 vite burgim dy ish-zyrtarët! U ulet një e treta, 5 vite përjashtim nga administrata
23 Janar, 16:10
Ky shefi celsat e kashtes ka patur ne dore,gjykuar nga koha qe e kane marre ne pyetje 30 min.ku nga keto 10-15 min.i marrin formalitetet,emri,adresa,etj.Humbje kohe.Kur do t'i vije radha Jamarberit dhe Berishes dhe //pronareve te tokes//?
PërgjigjuAfrim Tole, ka qenè njè djalè i dashur dhe i respektueshèm pèr tè gjithè ne qè e njihnim. Kurrè nuk shfaqte ambicie pèr tè qenè vendimmarrès siç po i del pèr rastin nè fjalè. Tè pèrdorèn Afrim. Iu nevojitej dikush qè firmos dhe tè gjetèn ty. Meqè tè pèrdorèn atè kohè,,tregoju atyre sot kurajon qè tè ka karakterizuar gjithmonè,,,thuaju prokurorève tè vèrtetèn lakuriqe. Pèr tè mbajtur qindra milionè Euro dhèndri i Saliut, nuk ke pse paguan ti.
PërgjigjuKush te tregoje o Gjergji ky qe eshte sekseri i gjyqtarit kellire Gerd Hoxha? Ky ka kurajon e nje rrugaci jo te nje qytetari.
po per inceneratoret ka ndonje investigim nga ana juaj ?..do ishim shume te interesuar se i perket aktualitetit...
PërgjigjuSPAK-ut i doli si policit me hajdutin. Polici kapi një hajdut dhe njoftoj shefin e tij. Shefi i tha:Sillma ketu. Por polici thoshte se nuk e sjell dot. Atëhere shefi i tha lëshoje fare. Por,polici i tha se e kishte lëshuar,por hajduti nuk lëshonte policin. Kështu do vej edhe puna e SPAK-ut me Salihun,liken dhe tere krimin shtetit te djeshëm e të sotshmin e rilindjes.
Përgjigju