TIRANË- Ish kryeministri Sali Berisha, i pandehur për korrupsion në privatizimin e ish klubit sportiv Partizani, ashtu siç ia caktoi gjykata, u detyrua këtë të hënë (6 janar 2025) të firmoste paraqitjen para oficeres së policisë gjyqësore në SPAK.
Refuzimin e zbatimit të vendimit të gjykatës këtë herë nuk e kishte opsion, pasi pasojat i kishte të provuara, por megjithatë grupin e militantëve që i shkonin çdo ditë për 11 muaj në arrest shtëpie i zhvendosi nga ballkoni i tij në “ballkonin” e SPAK. . Report Tv solli pamje me dron ku militantët numërohen me gishta. Shikoni videon
Bashkë me militantët poshtë dritares së Altin Dumanit solli edhe të gjithë arsenalin e sulmeve ndaj kreut të Prokurorisë së Posaçme.
Sali Berisha i ka sulmuar do ti sulmojë të gjithë ata që bashkëpunojnë me krimin, kurrë njerëzit e ndershëm. Berisha ka sulmuar dhe do faktojë se si Dumani flen mbi dosje krimi" tha kryetari i PD-së pasi doli nga SPAK.
Përveçse deklarave mbi 30 minuta për gazetarët në derën e SPAK, sulmet ndaj drejtësisë së re por edhe përfaqësuesve të mazhorancës ua përsëriti edhe militantëve, që siç duken edhe nga pamjet ekskluzive të Report Tv me dron ishin vetëm disa dhjetëra.
“Tao është fiks Taulant Balla, është një kriminel që është vetëm njëri nga të shumtat të dhëna që ka në dosjen e vet. Përgjigja është se ne garantojmë votat në qoftë se t’i arreston listën që të kemi dhënë për të arrestuar. Sipas këtij premtimi u arrestuan Çapjat me kërkesë të Çelëve. Altin Dumani i ka këto prej kohësh, por vepron njëlloj si Lubi Balluku dhe Edi Rama, Rama jepte për një hyrje një leje ndërtimi, Lubia që është e pashembullt në Ballkan dhe Europë, ndau 13 kilometra rrugë në 14 kontrata”
Berisha është marrë i pandehur për çështjen e aferës së privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’ dhe prej orës 11:00 në GJKKO mbahet seanca paraprake për dosjen e aferës Partizani, ku gjyqtarja Davidhi pritet të vendosë kalimin apo jo për gjykim, që do ta bënte Berishën zyrtarin më të lartë të shtetit shqiptar në 34 vite demokraci, që del në një proces gjyqësor si i pandehur zyrtarisht për korrupsion.
Masa e sigurisë për Berishën u rikthye më 3 janar 2025 nga gjyqtari i Apelit të Posaçëm, Engert Pëllumbi. Kujtojmë që masa e parë detyrim paraqitjeje të dhënë më herët nga gjyqtarja Irena Gjoka, nuk u zbatua nga Berisha, gjë që detyroi SPAK të kërkonte ashpërsimin e masës në arrest në shtëpi”, duke përfunduar kështu për 11 muaj në arrest shtëpie, që nga 30 dhjetori 2023 deri në 27 nëntor 2024.
Berisha është marrë i pandehur për dosjen ‘Partizani’, për të cilën SPAK e akuzon se me një sërë veprimesh i hapi rrugë privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani që u pasua me ndërtimin e 19 kullave, ku përfitues është dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i pandehur gjithashtu.
Të pandehur në aferën Partizani janë edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja orataku i Malltezit, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i 'Homeplan' dhe Andia Pustina, financiere që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan.
Lajmi ne perditesim...
Shqiptarja.com dhe Report Tv sigurojnë procesverbalin e firmosur nga Sali Berisha mbi paraqitjen e tij në SPAK
Përveç firmojes ish kryeministri ka lënë një shënim.
Në dokument thuhet se procesverbali pasi lexohet gjendet i rregullt dhe nënshkruhet pa vërejtje por Berisha ka shkelur duke lënë shënimin në fjalë.
Shkrimi ngjan me një 'zhgarravinë' sa është e vështirë të kuptohet por në përmbledhje ajo që shkruhet është si më poshtë
“Ky është një akt i turpshëm politik me të cilin prokuroria në kundërshtim me kushtetutën kërkon të më ndalohet fjala e lirë, dhe një gjykatës kukull i Partisë vendosi sipas kërkesës së tyre. Unë kam denoncuar dhe do denoncoj bashkëpunimin e Dumanit e kompani me krimin si një organizatë kriminale” ka shkruar Berisha me shkrim dore.
Sali Berisha pas daljes nga SPAK, ku ishte për herë të parë në zbatim të masës detyrim paraqitje, nuk ndali sulmet ndaj prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme. Si zakonisht, shënjestër e sulmeve ishte Altin Dumani, por edhe ish-kreu i SPAK, Arben Kraja. Berisha i ka quajturi si ‘kriminel’ dhe si bashkëpunëtorë me krimin.
'Janë 2-3 vlerësime për Klubin Partizani. Altin Dumani ka urdhëruar që të bëhet rivlerësim duke u bazuar në një vendim që detyron audituesit që të përdorin normat e vitit 2017 ose 2019. Sipas këtij vendimi, auditi konkludon se vlera e lokaleve të Klubit Partizani të ndërtuara në vitet ’70 dhe të bëra copë-copë, është 520 euro për metër katror. Apartamentet e reja, të blera nga Dumani, i ka deklaruar me çmimin 380 dhe 490 euro. Pra, kjo është. Besoj se unë isha i qartë. Për të mos shkuar tek Kraja, tek ish-xhelati i Sigurimit të Shtetit, i cili ka vilën, por nuk thotë çmimin me të cilin e ka blerë.
Por del se ka blerë në Lalëz troje të repartit ushtarak me 4 euro metri katror, në një kohë kur të tjerët me vendim të qeverisë i kanë blerë 130 euro metri katror kur është bërë vlerësimi. E kuptoni ju se çfarë janë këta? Por krimi më i shëmtuar i tyre është përdorimi i dosjeve për të prerë gjoba. Nuk e pyeti Ymer Lalën për vrasjen e denoncuar nga Luftim Reçi, sepse i mori, thonë këta, 1 milion euro dhe kjo është një gjë e tmerrshme...'
Pas daljes nga SPAK, Berisha u pyet pse pikërisht tani po fillon të zbatojë masën e vendosur ndaj tij me detyrim paraqitje dhe jo më parë. Berisha thotë se në atë kohë pas tetorit 2023, mbrojti kushtetueshmërinë dhe parlamentarizmin. Ndërsa tani e krahason veten me Trump, që proceset gjyqësore ndaj tij i rritën votat.
'Ishte proces parlamentar nuk kërkova asgjë tjetër por vetëm të zbatohet kushtetuta. Nuk zbatuan kushtetutën por parlamenti votoi. E fitova kauzën kushtetuese. Mbrojta kushtetueshmërinë. Kjo do më shtojë më shumë vota. U faktua. Këtë qëndrim mbajtën sorosianët ndaj Trump por kombi amerikan dha verdiktin.'
Pas daljes nga godina e SPAK-ut Berisha tha se prokurorët e SPAK-ut flejnë mbi dosjet e krimit dhe se po bëhen xhelatë të fjalës së lirë.
Siç e dini, organizata kriminal SKAPi i partisë, kërkoi nga gjyqtari kukull që Sali Berisha të rikthehet arresti në shtëpi për shkak se prish provat, jo se nuk kanë asnjë fakt, por se ka sulmuar gjykatësit dhe prokurorët. Këtu në arrijmë në një moment dramatik, kur këta kriminel flen mbi dosjen e krimit, dhe vendosin të bëhen xhelatë të fjalës së lirë. Sali Berisha i ka sulmuar do ti sulmojë të gjithë ata që bashkëpunojnë me krimin, kurrë njerëzit e ndershëm. Berisha ka sulmuar dhe do faktojë se si Dumani flen mbi dosje krimi.
Do faktojë para jush se si anëtarët e organizatës kriminale, ekspertëve e tij i urdhëron të vlerësoj me 520 m2 ndërtimin e viteve 70. Ndërtimi i viteve 2000 vlerësohet me 380. Altin Dumani është një kryekriminel elektoral ka mbyllur të gjithë dosjet e krimit monstruoz elektoral. Aty gjeta McGonigal që po i bënte krus Altin Dumanin. Ju ju duket çudi.
Nuk e solla unë Mc Gonigal, dhe thoshte se në këtë mënyrë duhet të veprosh herë të tjera. Gjeta aty lali vjedhësin po rrihej me kolegë. Se thërrisnin Ajolën dhe jo Lindën, që ka ndërhyrë në tenderat e AKSHIt. Gjeta aty Ulusin, po zihej me Dumanin për çantën Louis Vuitton. Ulsiu i kërkon çunit të Londrës edhe një çantë Luis Vuitton. Gjeta aty raftet me 130 mln euro të djegësit të Tiranës që po i ndanin si çakej me njëri tjetrin. Gjeta paratë e sterilizimit, të cilat kishin arritur këtu. Do filloj të jap dokumenta ju se janë organizatë kriminale. Këtu ka shumë njerëz dhe nuk them secili, por të paktën Dumani me një grup janë organizatë kriminale"
Sali Berisha pas daljes nga SPAK, ku ishte në zbatim të masës detyrim paraqitje, hodhi akuza ndaj Taulant Ballës, se ka ndikuar në vitin 2021 në sistemin e drejtësisë.
Sipas një dokumenti që kishte me vete, Berisha thotë se Balla ndikoi të arrestoheshin Çapjat në mars të 2021, para zgjedhjeve.
'Tani me datën 10.2.2020, target është njëri nga banditët e bandës së Elbasanit, informon me PIN, me telefonin e tij AM5P80, se kishin rënë dakord mes tyre që të mos i kërkonin Taos tender publik apo favore të tjera përveç atyre që kishin rënë dakord që t’i kërkonin Taos.
Ky mesazh iu përcoll Taos dhe i dhanë afat deri në dhjetor.Taos i kishin kërkuar arrestimin e kundërshtarëve të tyre.Tao iu përgjigj kësaj: A garantoni që të gjithë ata njerëz do votojnë për ne nëse vendosim në listë ata që doni në burg?Pra, do na i siguroni ju votat nëse ne me listë i burgosim ata që kërkoni ju? Përgjigjia ishte: Po, ne e garantojmë këtë. Më pas Tao tha: Ata do shkojnë në burg këtë vit.Tani, komenti tjetër. Tao është fiks Taulant Balla, është një kriminel që është vetëm njëri nga të shumtat të dhëna që ka në dosjen e vet. Përgjigja është se ne garantojmë votat në qoftë se ti arreston listën që të kemi dhënë për të arrestuar. Sipas këtij premtimi u arrestuan Çapjat me kërkesë të Çelëve. Kjo është e vërteta. Ata shkuan në burg në mars të vitit 2021, para zgjedhjeve, në mënyrë që Tao të dilte kampion i votave në Elbasan. Çfarë del nga kjo? Që Tao përcakton tendera, që Tao përcakton vendimet e gjykatave, që Tao merr përsipër me listë arrestimet, dhe në kundërpërgjigje, Tao merr garanci për votat.
Ky është vetëm një aspekt i dokumenteve të pafundme që kam unë për organizatën kriminale që unë e quaj Skrapi i partisë.
Tao shëtit nga një vend në një vend tjetër dhe këto janë vetëm njëri aspekt sepse janë të tjera, konkrete për të, po kaq të rënda dhe më të rënda.
Avash-avash do keni me radhë, unë jam zotuar se do u faktoj pse e cilësoj Altin Dumanin kreun e një organizate kriminale.
Sepse Altin Dumani i ka këto prej kohësh, por vepron njëlloj si Lubi Balluku dhe Edi Rama, Rama jepte për një hyrje një leje ndërtimi, Lubia që është e pashembullt në Ballkan dhe Europë, ndau 13 kilometra rrugë në 14 kontrata.
Këto nuk janë nga Skrapi, janë një burim tjetër. Këto janë nga një qendër e huaj.', thotë Berisha.
Report Tv sjell ekskluzivisht pamjet me dron nga SPAK ku janë mbledhur një grusht militantësh për të mbështetur Sali Berishën.
Sali Berisha u paraqit në SPAK në orën 10:00 të paradites së sotme. Përpara ambjenteve të Prokurorisë së Posaçme e kanë pritur militantët e tij dhe deputetët e PD-së.
Berisha po hetohet për korrupsion pasiv dhe sot është hera e parë që po zbaton masën e vendosur me detyrim paraqitje ndaj tij.
Shikoni videon.
Sali Berisha është paraqitur në SPAK paraditen e sotme. Përpara ambjenteve të Prokurorisë së Posaçme e kanë pritur militantët e tij dhe deputetët e PD-së.
Berisha po hetohet për korrupsion pasiv dhe sot është hera e parë që po zbaton masën e vendosur me detyrim paraqitje ndaj tij.
Për mikrofonat e gazetarëve Berisha nuk preferoi të komentojë, por tha se do të flasë kur të dalë.
Pas pak momentesh pritet që Sali Berisha të paraqitet në ambjentet e SPAK, për shkak të masës detyrim paraqitje të vendosur nga Apeli më datë 3 janar.
Berisha po hetohet për korrupsion pasiv për privatizimin e ish-klubit Partizani gjatë kohës kur ka qenë kryeministër.
Gazetarja Danjela Maloku sjell momente teksa Berisha del nga shtëpia e tij në rrugën Mustafa Matohiti për të shkuar drejt SPAK, aty ku janë mbledhur militantë dhe deputetë të PD-së, për të protestuar dhe për të pritur Berishën me ovacione kur të futet në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme.
E vërtetë është që Z. Rumani fle mbi dosje ndyshe do ishte në burg Z. Berisha! Edhe jo vetëm ai por 98% e gjithë parlamentit edhe gjykatësve e prokuror! Shqipëri o e mjera Shqipëri kë po mba akoma në gji?
PërgjigjuOre si ka mundēsi qē shqiptarēt kan 32 vjet qē meren me njē wc tē ndyr si sali hajdut kriminel BAJGA. Po mjaft mor zot mereni ktē çen tē ngordhur dhe mbylleni brēnda.
Përgjigju