Afera 'Partizani'/ Shtyhet sërish seanca paraprake në GJKKO për Sali Berishën dhe dhëndrin Jamarbër Malltezi! E radhës u la për 31 janarin

Afera 'Partizani'/ Shtyhet sërish seanca paraprake në GJKKO për Sali Berishën dhe dhëndrin Jamarbër Malltezi! E radhës u la për 31 janarin

Berisha dhe Jamarbër Malltezi

TIRANË - Shtyhet sërish seanca paraprake në GJKKO për aferën Partizani, që ka si protagonist ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi. Seanca e radhës u la për datën 31 janar, ora 09:00.

Gjatë seancës së sotme, mbrojtja e Jamarbër Malltezit ka vijuar me pretendimet, të cilat nuk janë përfunduar ende pasi janë edhe 150 faqe.

Në seancë Berisha dhe Malltezi u  përfaqësuan nga avokatët. 

Berisha është marrë i pandehur për dosjen ‘Partizani’, për të cilën SPAK e akuzon se me një sërë veprimesh i hapi rrugë privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani që u pasua me ndërtimin e 19 kullave, ku përfitues është dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i pandehur gjithashtu.

Të pandehur në aferën Partizani janë edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja orataku i Malltezit, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i 'Homeplan' dhe Andia Pustina, financiere që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan.

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 20 Janar, 09:13

    Betohet Trump, a do të ndryshojë politika e SHBA-ve ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Trump: Do të rimarrim kanalin e Panamasë! Do të ketë vetëm dy gjini, mashkull dhe femër

Trump: Do të rimarrim kanalin e Panamasë! Do të ketë vetëm dy gjini, mashkull dhe femër