TIRANË- Adriatik Lapaj e përfaqësues të partisë Lëvizja Bashkë të Arlind Qorit janë përplasur ashpër në një protestë të organizuar para Ministrisë së Brendshme. Ishte Arlind Qori që kishte paralajmëruar protestë, por asaj i është bashkuar edhe Lapaj, kreu i partisë ‘Shqipëria Bëhet’.
Situata degradoi deri aty sa Lapajn e dëbuan nga podiumi me thirrjet 'turp', ndërsa në protestë ishte i pranishëm edhe vetë Qori. Sherri sipas Lëvizjes Bashkë, ndodhi sepse Lapaj nuk ishte regjistruar për të mbajtur një fjalim dhe po u ‘vidhte protestën’ e zaptonte podiumin. Në video dëgjohet edhe një aktivist i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, i cili thekson se protesta është thirrur nga Lëvizja Bashkë dhe ka edhe një listë që duhet të respektohet.
Nuk kanë munguar akuzat e përfaqësuesve të Arlind Qorit të cilët e kanë quajtur Adriatik Lapajn si të shitur, ndërsa ky i fundit i ka cilësuar si komunistë. Pas përplasjes, Lapaj bëri edhe një reagim në Facebook.
"O Arlind, protestat nuk kanë pronar por kauzë dhe kauza duhet të jetë e përbashkuar: Rrëzimi i kastës të vjetër kriminale", shkruan Lapaj në Facebook.
Mesa duket bashkimi i partive të vogla në një front të vetëm opozitar duket i pamundur, pavarësisht thirrjeve që bëhet nëpër ekrane mes drejtuesve të tyre.
Endri Shabani, kreu i Nismës Thurje ka reaguar pas sherrit ndërmjet Adriatik Lapajt dhe Arlind Qorit në postestën para Ministrisë së Brendshme.
Në një reagim në rrjetet sociale, Shabani thekson se kjo është një ngjarjen e shëmtuar dhe sjellje e politikës së vjetër.
Shabani thekson se të digjet Shqipëria për një karrike është politikë e vjetër. Sipas Shabanit, nuk duhet e nuk mund të ketë pronarë kauzash.
"Ka ndodhur një ngjarje shumë e shëmtuar ku Adriatik Lapaj u dhunua nga drejtuesit e Lëvizjes “Bashkë”, duke filluar nga Arlind Qori dhe drejtuesit e tjerë, të cilët përveçse e larguan me dhunë nga protesta, i bënin thirrje policisë që ta merrte zvarrë. Kjo është e papranueshme! E para sepse ky mentaliteti ku djegim Shqipërinë për karrierën e një njeriu, është mentalitet i politikës së vjetër. E dyta: ideja që ka pronarë kauzash, pronarë çështjesh dhe këtë çështje e kam zënë unë dhe asnjë tjetër nuk duhet të flasë dhe luftojë, do të thotë që këta nuk duan ta zgjidhin problemin
“Nuk është kjo mënyra se si ne mund të ecim përpara. Të ecim përpara, duhet që të rinjtë e para të bëhen të gjithë bashkë dhe të vendosin zgjidhjen e problemeve përpara karrierës apo ambicjeve personale”, shprehet Shabani.
Lapaj bën si kapadai, ecën i krekosur e sheh tërë pordhë. Nuk kanë vend këta pseudopolitikanë me të tillë qasje mes njerëzve të thjeshtë. Ec andej .
PërgjigjuBravo ju qofte hani pershesh tani se kemi babgjyshin per opozite. Zhgenjim ekstrem, jeni si kalamaj emocional dhe pretendoni te drejtoni shtetin
PërgjigjuO s’bohet ky vend jooooo. Sidomos me Llapa e me Qorra. Populli po i shurdher. Vijn si Parti te reja e nuk respektojn nje te nje linje per pak kohe. Ai iken e thit s’bohen Komunistet. Hej bela me kto bejler e agallar
Përgjigju