Agnesa Vuthaj gjobë për importim
malli pa paguar taksën 

Agnesa Vuthaj gjobë për importim<br />malli pa paguar taksën 
Agnesa Vuthaj ka mbajtur kurorën e Miss Kosova në vitin 2003 dhe është tashmë themeluese e bizneseve “Agnesa Vuthaj Fashion” dhe “Agnesa Vuthaj Association”.

Emri i bukurive kosovare është lakuar për shkelje të taksës importuese doganore në aeroportin e Kosovës.

Lajmin e ka deklaruar zëdhënësi i doganës Adriatik Stavileci për gazetën kosovare “Express”.

angnesa vuthaj

Sipas konfirmimit të tij Agnesa nuk ka deklaruar paraprakisht 11 fustane që donte të importonte pa paguar, të cilat kapnin shumën 500 Euro.

"Është e vërtetë se zonja Vuthaj me datën 22.05.2014, rreth orës 20:30 në hyrje të pike kalimit kufitar Aeroport gjatë kontrollës doganore nuk i ka deklaruar mallin: fustane të ndryshëm solemn, në sasi prej 11 copë, në vlerë prej 560.00€, pra me këtë veprim ka tentuar ti shmanget obligimit ligjor për pagesë të taksave importuese doganore me ç’rast ka kryer kundërvajtje doganore nga neni 250 pika 3 te Kodit Doganor dhe të Akcizave, andaj Komisioni për kundërvajtje doganore e dënoi me gjobë në të holla në shumë prej 154.00".

Përveç pagesës së gjobës, Vuthajt i është konfiskuar edhe malli duke u mbështetur në nenin 250, paragrafi 3 - të Kodit të Doganës dhe Akcizës.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja