Agron Tufa kërkon azil politik, Hoxha dhe Çika: Promotor të sulmeve ndaj tij, njerëz me pushtet

Prej disa ditësh drejtori i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa, ka kërkuar azil politik për në Zvicër. Kërkesa e tij, referuar letrës që ai i ka dorëzuar bordit të institucionit, që drejtonte (ISKK) vjen pas kërcënimeve, që ka marrë për vete edhe familjen e tij. Zv.drejtori i këtij institucioni, Çelo Hoxha, por edhe Kryetari i Shoqatës Antikomuniste të ish-të Përndjekurve Politik, Nebil Çika e konsiderojnë zgjedhjen e tij, një iniciativë të detyruar, për shkak të punës së tij.

“Për gjashtë muaj, mos më herët, ISKK edhe veçanërisht Agron Tufa janë sulmuar në mënyrë publike edhe në mënyrë jopublike. Përveç presionit që i është bërë direkt, ka pasur edhe rrethana të tjera, që e kanë detyruar që të largoheT. Ne jemi krenarë për punën e bërë, pavarësisht situatës se si erdhën rrethanat, jemi të vendosur që të vazhdojmë në të njëjtën frymë edhe vendosmëri. Agroni nuk luftonte për çështje personale, ISKK  s’është si gjithë të tjerët, por një institut për çështje me mision kombëtar për të sotmen edhe të ardhmen. Instituti prek edhe interesa. Megjithatë këtë duhet ta bëjë dikush. Edhe dikur kjo duhet të bëhet. Ne duhet të vendosim nëse do të humbasim akoma kohë. Në këto tetë vite që është krijuar instituti çështja e zbardhjes të së shkuarës komuniste ka marrë një dimension shumë të gjerë”, shprehet Çelo Hoxha.
Hoxha i konsideron sulmet politike, për shkak të misionit që mbart instituti i studimeve për krimet edhe pasojat e komunizmit, ndërsa njerëzit që i bëjnë këto sulme janë njerëz me pushtet politik.

“Disa nga njerëzit që janë bërë promotor të sulmeve ndaj institutit janë njerëz me pushtet, edhe në konflikt interesi, sepse kanë qenë pjesë e institucioneve gjatë regjimit komunist. Që ne ligjin e institutit tonë përcaktohen si institucione represive, gjykata, prokuroria, partia e punës etj. Megjithatë, ne duhet që të jemi të sinqertë edhe të pranojmë gjërat hapur. Institucionalisht kemi pas mbështetje, por këtu është një kaos moral në këtë shoqëri, një pjesë e parlamentit është kundër nesh, në tërësi na mbrojnë. Është një kaos moral që nxjerr në pah thelbin e të gjithë gjendjes edhe të misionit të institutit, që ky institut punon për të pastruar të shkuarën edhe të tashmen e shoqërisë shqiptare. Por në të tashmen preken interesa, edhe kjo mund të bëhej përmes dekomonunistizimit të institucioneve. Duhet të punojmë në drejtim të kësaj çështje”, thotë Çelo.

Kryetari i Shoqatës Antikomuniste të ish-të Përndjekurve Politik,  Nebil Çika, shprehet se përpos gjithçkaje ata janë të palëkundur në qëllimet e tyre. Ndërsa, i konsideron të ulëta reagimet publike, të bëra nga autorë të krimeve të komunizmit.

“Ne do të vazhdojmë të luftojmë pavarësisht presionit që na ushtrohet edhe pas largimit të Tufës, kam pas reagime të ndyra edhe të pista të autorëve të krimeve të komunizmit edhe gjenocidit që janë në parlament edhe në qeveri, apo pinjoll të tyre juridikë edhe gjenetik,q ë vazhdojnë të përbaltin institutin edhe Agronin edhe pas këtij akti. Të bëjmë një sforcim edhe të rezistojmë, se sa më shumë nga ne ikën edhe aq më shumë fitojnë ata”, shprehet Nebil Çika.

Shkrimtari edhe publicisti Agron Tufa zbardhi arsyet e kërkesës së tij për azil politik, nëpërmjet një letre të dërguar kryetarit të bordit të ISKK, Uran Butkës, dukë vënë në dijeni presidentin e vendit Ilir Meta, kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryeprokuroren e Përkohshme, Arta Marku, se kjo iniciativë vjen pas kërcënimeve, që ka marrë nga disa persona, që janë përfshirë në një dosje, që Tufa ka dijeni. Emra këta që sot kanë poste drejtuese, edhe në të shkuarën e tyre gjatë komunizmit kanë kryer krime dhe persekutuar.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë