Ahmetaj në arrati për inceneratorët, Kuvendi i ndërpret pagën dhe shërbimet mbështetëse, por vijon të gëzojë mandatin

Ahmetaj në arrati për inceneratorët, Kuvendi i ndërpret pagën dhe shërbimet mbështetëse, por vijon të gëzojë mandatin

Një muaj pas autorizimit për arrestimin e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, administrata e parlamentit i ndërpret pagën dhe shërbimet mbështetëse që vijnë për shkak të detyrës si deputet siç është pagesa për telefonin, automjetin, karburantin si dhe shpenzimet e banimit.

Ligjërisht Ahmetaj ende gëzon mandatin, dhe për rrjedhojë rregullorja nuk parashikon një masë të tillë, por burimet konfirmojnë se një vendim i tillë ka ardhur për shkak të shmangies së tij nga drejtësia.

Arben Ahmetaj u largua nga Shqipëria para se të firmosej urdhër-arresti dhe nga arratia pat deklaruar se po qëndronte tek vajza në Angli.

Arben Ahmetaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar prej 24 korrikut 2023. Ai akuzohet për tre akuza “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bëhet fjalë një dosje voluminoze ku ai akuzohet se me veprimet apo mosveprimet e tij ka ndihmuar biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri të fitojnë projektet për inceneratorët e Fierit, Tiranës dhe Elbasanit. Krahas Ahmetajt ka dhe persona të tjerë të përfshirë dhe nuk është çudi që SPAK të mund të kërkojë masa dhe për persona të tjerë, mes tyre dhe biznesmenë.

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • emri: 24/08/2023 19:19

    mos e lane dhe pa lek ... hahahaha pale nga eshte duke bere qejf se eshte dhe vere tashti ...

    Përgjigju
  • Edi: 24/08/2023 17:45

    I plasi atij.....

    Përgjigju
  • Mergimtari: 24/08/2023 15:00

    Kjo gje duhej te ishte bere qe ne momentin e daljes te "urdher arestit"Nje i ndaluar per pervetesim te parave te popullit nuk mund te paguhet nga taksat e popullit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shtohen telashet te Arsenal, Mikel Arteta: Saka mungon gjatë

Shtohen telashet te Arsenal, Mikel Arteta: Saka mungon gjatë