Ahmeti-Çuçi, bashkëpunim në fushat me interes të përbashkët

/ATSH/.- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti priti sot në takim ministrin e Shtetit për Çështjet Vendore të Shqipërisë, Bledar Çuçi, me të cilin bisedoi për fusha që janë në interes të përbashkët, si dhe lidhur me zhvillimet e fundit politike në të dy vendet.
Kryetari Ahmeti e njoftoi ministrin Çuçi edhe lidhur projektet e Komunës së Prishtinës, sfidat dhe reformat të cilat planifikohen të realizohen gjatë këtij viti.
Nga ana tjetër, Çuçi u ndal te reforma territoriale në Shqipëri. Ai theksoi se prioriteti kryesor i qeverisë shqiptare do të jetë rishikimi i ndarjes administrativo-territoriale, duke synuar konsolidimin territorial të njësive vendore të nivelit të parë dhe nivelit të dytë.
Në fund të këtij takimi, Ahmeti dhe Çuçi shprehën gatishmërinë për bashkëpunim në fusha që janë me interes të përbashkët.
/KosovaPress/

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Stafi i Harris: Rezultatet e shteteve kryesore do të shpallen nesër