Ajazi: Ç’organizim i organizuar i PD

Ajazi: Ç’organizim i organizuar i PD

Lulzim Basha

Xhevahiret e Lulzim Bashës dhe tallja me demokratët e mbetur akoma besnikërisht në atë parti, nuk kanë fund. Nuk ka fund as loja me “ vazhdimin e protestave”, por së fundi “riorganizimi i PD për t arritur n fitore” si dhe “ndryshimi i delegatve n rrethe”, jan dy idetë e fundit brilande të një kryetari që duhej të ishte dorëhequr qysh para 2 vitesh nga ajo parti. Duket se as humbjet, as shtyrjet, as ndasitë, as përbuzja, as zhgënjimet, as kthimkurrizi i ndërkombëtarëve dhe shqiptarëve, nuk u bën më përshtypje, drejtuesve të kupolës së vjetëruar në PD.

Humbja e shpeshtë e “aksioneve” opozitariste, dhe humbja më spaktakolare pas djegies së mandateve dhe zgjedhjeve të 30 qershorit, nuk e “ngutën” dhe nuk e “tutën” Lulzimin të merrte vendimin e shumëpritur, që në raste të tilla merr çdo politikan europian, kur humbet gjithçka në partinë e tij. ai nuk e bëri dhe nuk ka gjasa ta bëjë atë pra dorëheqjen, sepse kjo do të ishte kataklizmoja e tij. por Lulzimi ka vendosur të sakrifikojë PD për interesat e tij, ndaj në mesin e korrikut ai urdhëron “të riorganizohemi në degët e partisë, për të rinisur protestat deri në fitore”.

Ç’organizim më të organizuar, të një partie që ka humbur shumë nga gjithçka që i duhet për të arritur ringritjen dhe ringjalljen e besimit dhe shpresës në rradhët e anëtarësisë saj, nuk ka patur deri sot. Dhe kjo falë kryetarit saj zotit Basha, i cili duhet thënë se “këshillohet” qartazi padyshim nga Ai, dhe Ata, që e rrethojnë, duke i mbushur mëndjen ndjekësve akoma fanatikë se “fitorja është e jona”. Në një kohë kur Shqipëria po ecën denjësisht në rrugën e reformave, në një kohë kur faktori ndërkombëtar po mbështet fuqishëm dhe hapur institucionet ligjzbatuese, i vetmi që ka dalë nga “rreshti” dhe po u bën rreshtore të vetëve dhe gjithë PD, është Lulzimi dhe Doktori i tij.

Duke qenë të bindur se tashmë gjithçka ka mbaruar, pra reforma në drejtësi ecën normalisht, SPAK po ngrihet dhe së shpejti do të jetë funksional, kupola drejtuese e PD nën moton komuniste “ne nuk dorëzohemi” ka shpikur dhe vazhdon ti mbajë me mashtrime njerëzit e saj, me gjoja “riorganizimin e partisë nga qendra në bazë”. Vetëm brënda dy viteve të fundit, Lulzim Basha ka orientuar 3-4 herë strukturat e partisë tij për “riorganizim” dhe kjo ndodh gjithmonë kur ka humbje zgjedhjesh. Ajo çfarë po ndodh në atë parti, dhe që shihet me sy të lirë nga çdo shqiptar, është fakti se kjo PD, e ka humbur me dashje shansin e ringritjes saj politike. Të shpallësh “riorganizimin e partisë” kur de facto nuk ke parti por thjesht një megastrukturë politike, kjo është më tepër se marrëzi dhe tallje.

Të shpallësh “riorganizimin e partisë” në mes sezonit veror, (pasi ke humbur sërish zgjedhjet) kur de facto dhe de jure, nuk di sa është numri anëtarësisë as në Tiranë dhe jo më në rrethe, kjo është më tepër se qesharake, dhe aspak politike. Por ajo që dihet dhe njihet mirë sot nga çdo mbështetës në PD-në e Lulzim Bashës, është fakti se, me kursin e sotëm drejtues, kjo parti nuk ka shanse as të “riorganizohet” dhe as të fitojë ndonjë palë zgjedhje. Veçse një gjë është e sigurtë ( dhe kjo dihet edhe nga Gazi, ideologu Lulzimit) se kjo PD, është ç’organizuar në mënyrën më të organizuar, madje vetë ndjekësit e saj shprehen se “po ecim ku të na shpjerë kryetari”. Dhe hajde besoje ……Lulzimin pastaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët