Ajazi: Ku e ke partinë Lulzim?

Ajazi: Ku e ke partinë Lulzim?

Lulzim Basha

Lulzim Basha nuk heq dorë kollaj nga “qarkoret”, dhe kësaj here ka vendosur të angazhojë seriozisht degët e Partisë Demokratike në rrethe, duke i njoftuar ata se “duhet të bëhen gati për zgjedhjet e parakohshme”.

Në qarkoren e nisur këto ditë në degët e partisë tij në rrethe thuhet se “jemi të pergatitur për zgjedhjet e parakohshmwe elektorale, ndaj kerkoj nga ju angazhimin maksimal”. Po mirë, ku e ke partinë Lulzim, ku i ke degët në rrethe, ku e ke elektoratin, ku i ke mbështetësit kur çdo muaj të largohen qindra militantë dhe simpatizantë ?

Ku e ke partinë Lulzim, kur në 6 vjet e ke firuar, dhe e ke katandisur sikur të ishte OJF, ndërkohë që ke kurajon të kërkosh edhe zgjedhje të parakohshme ?

Në fakt kjo mund të quhet edhe shakaja e fundit e vjeshtës së vonë, për kryetarin e Partisë Demokratike, i cili nuk dihet përse ka vendosur të shpallë “fushatën elektorale”, e cila duket si një ëndërr e keqe. Ku e ke PD Lulzim, në cilin qytet dhe fshat, ekziston partia juaj, në cilin qytet dhe fshat keni anëtarësi, seksione dhe grupseksione, në cilin qytet dhe fshat keni struktura, kryesi, dhe dhe militantë ?

A kanë mbetur vallë akoma njerëz që ju besojnë, pas gjithë atyre dështimeve dhe spaktakleve skandaloze që bënë “ndjekësit” tuaj në 6 muajt e parë të 2019 ? A kanë mbetur vallë akoma shqiptarë që besojnë tek montazhierët e SHQUP-it, tek ata që gjithë ditën nuk hartojnë ide dhe programe politike, por thjesht merren me montime CD, duke gjurmuar ndonjë Babale të ri, për ti premtuar 200 mijë euro për “shërbime të veçanta” ? Si mund të shpikësh dhe të rikthehesh tek “zgjedhjet e parakohshme” kur partinë e ke të rrënuar, si mund të besosh edhe vetë ti profkën tënde, vetëm pak ditë pasi je tallur me ambasadorin e OSBE në Tiranë, duke dërguar atje sejmenin Kaso sa për sy e faqe ?

Jo Lulzim, Partia Demokratike nën drejtimin tuaj kurrë nuk ka qenë, dhe nuk ka për të qenë gati për zgjedhje të parakohshme, kurrë nuk mund të fitojë asnjë garë elektorale, pasi nuk ngjall shpresën dhe frymëzimin tek ata që deri dje e mbështesnin.

Ke 6 vjet Lulzim, që nisesh dhe kthehesh, dhe sërish rikthehesh tek “aksionet opozitare”, tek “protestat popullore, revolucioni popullor”, ke 6 vjet Lulzim që premton rrëzimin e qeverisë (madje 3 muaj pas krijimit të saj) ke 6 vjet Lulzim që kremton “rrëzimin e Ramës”, ke 6 vjet që sulmon ashpërsisht çdo ndërkombëtar që mbështet vendin në rrugën e integrimit europian dhe reformave, dhe habitem si nuk po e kupton se në politikë gjithçka e ka një fund.

Partia Demokratike e drejtuar nga ju, do të kërkonte “zgjedhje të parakohshme në 1 ditë me ato lokale” në rast se ju nuk do të kishit dalë nga Parlamenti, në rast se ju nuk do të kishit braktisur votuesit tuaj, në rast se ju nuk do të ishit marrë me shpifje dhe montazhe të turpshme, në rast se ju nuk do të kishit përzënë nga partia kontribuesit realë (dhe jo milionerët) të cilët i flakët dhunshëm, apo në rast se ju nuk do të kishit dale hapur kundër reformave në drejtësi, integrimit europian të vendit dhe faktorit ndërkombëtar.

Të kërkosh “dy palë zgjedhje të parakohshme në një ditë”, do të thotë të kesh me vehte 90 per qind të shqiptarëve Lulzim, ndërkohë që PD juaj nuk ka as 15 per qind të tyre.

Ku e ke partinë Lulzim, ku e ke degdisur, ku i ke mbështetësit dhe militantët, ku e ke bazën e partisë, përse nuk të afrohen, përse nuk të besojnë, përse nuk shpresojnë më tek ju, përse ke humbur besimin tek ambasadorët e huaj, dhe kjo vlen më tepër për ju si kryetar ?

Ndosha e vetmja gjë që ju ka mbetur Lulzim, është “qarkorja”, mbledhja me aleatët dhe ish-deputetët që të vendosni edhe kësaj here “kur do ta rrëzoni qeverinë Rama “.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 29/09/2019 23:54

    Lulezimja ka mbetur si sorre Pa bisht

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria rekord në Europë për numrin e kafeve, eksperti i ekonomisë: Me investimet në baret luksoze pastrohen lekët e krimit

Shqipëria rekord në Europë për numrin e kafeve, eksperti i ekonomisë: Me investimet në baret luksoze pastrohen lekët e krimit