Ajazi: Kur Gazi i PD, kërkon medoemos pushtet

Ajazi: Kur Gazi i PD, kërkon medoemos pushtet

Me video pa video, me kaseta pa kaseta, me CD dhe pa CD, me foto(montazhe) dhe pa foto (montazhe), Gazi i PD dhe Lulzim Bashës kërkon medoemos pushtetin. I ardhur vetëm 2-3 vjet më parë në Partinë Demokratike, (nuk dihet se nga) Gazi sot është krahu i djathtë i kryetarit demokrat, dhe mbetet “kocka e fortë” e asaj partie që po i “bën ballë” qeverisjes Rama.

Gazi i PD dhe i Lulzimit (pasi mund ta quash edhe ashtu edhe kështu) fillimisht u bë ministër Drejtësie, dhe punoi goxha mirë sa ishte, duke u marrë me “çështje të mëdha” të atij dikasteri. Gazi ishte “syri dhe veshi i partisë” në ato 6 muaj sa ishte ministër, dhe ndihmoi mjaft në “reformimin” dhe goditjen e ndonjë “afere korruptive” që zbulonte dhe pastaj kallëzonte tek Lulzimi.

Por ngjarjet rrodhën shpejt, dhe Gazi nga ministër 6 mujorsh tek qeveria Rama, hop u bë Sekretar i Përgjithshëm i PD, pasi kishte “shumë merita” si militant i saj. Gazi ishte i pari dhe i vetmi në oborrin e SHQUP-it, që kurrë nuk dilte para Lulzimit, kurrë nuk fliste para Lulzimit, që kurrë nuk bënte me “kokën e tij” pa marrë iradenë tek Lulzimi, dhe shpërblimin e mori. Gazi u bë sekretar në PD, duke flakur nga ajo parti kontribuesit e saj.

Për hatër të Gazit, Lulzimi largoi dhjetra e dhjetra vlera të çmuara, duke u justifikuar se “partia kërkon gjakun e ri”, dhe Gazi ishte “gjaku i ri” i partisë. Ardhja e Gazit dhe të tjerëve në Partinë Demokratike, në fakt e ndryshoi gjithë kursin politik të një partie, e cila edhe pse kishte vuajtur për lirinë e mendimit dhe veprimit, edhe pse kishte vuajtur për demokracinë e brëndshme, sërish po zhytej më thellë.

Gazi padyshim kishte meritën e tij në këtë proces “europianist”. Madje Gazi thonë se ka edhe meritën e “ringritjes së degëve në rrethe të PD” pavarsisht se ato në 90 per qind të tyre nuk ekzistojnë pothuajse fare. Muajt dhe vitet po kalojnë, dhe oreksin e Gazit e ka ngjallur “pushteti”.

Gazi nuk duron më pa pushtet, nuk duron më të shikojë shefin e tij pa pushtet, ndaj dhe ka muaj e muaj, që ka nisur “sulmet e ashpra” ndaj qeverisjes Rama. Gazi “e sulmon ashpër Ramën, atje ku ai nuk e pret” dhe në fakt e ka dëmtuar shumë.

Madje qysh nga zgjedhjet e 2017, kur ishte ministër Drejtësie në qeverinë e tij. Gazi, nuk rreshtet të dalë pothuajse çdo ditë të javës, madje edhe të shtuna dhe të djela, në konferenca apo deklarata për shtyp, duke “denoncuar dhe sulmuar ashpër qeverinë Rama”.

Gazi është pararoja e sulmeve edhe ndaj kryetarëve të rinj të bashkive, që u zgjodhën me votën e lirë të 30 qershorit. Gazi 24 orë non-stop, gërrmon në arkiva dhe sisteme Tims, për të gjetur “dënimet e kryetarëve të rinj nga Italia Greqia, dhe deri në Kili”. Dhe ka arritur të “gjejë” vërtetë diçka, por ama duke u bërë gazi i botës.

Gazi herë bëhet doganier, herë prokuror, herë gjykatës dhe herë ministër i organeve të drejtësisë, dhe kjo falë hulumtimeve të tij në rrjete sociale dhe “arkiva sekrete”. Por ajo ç’ka Gazi ka ëndërr të parealizueshme, mbetet pushteti.

Ai i është betuar shefit të tij se “ja marrim pushtetin nga Rama, ja unë nuk rri më në PD”. Thonë se Lulzimi e beson, dhe e beson seriozisht fjalën dhe betimin e Gazit, sepse lidhet me ëndrrën e tij të kahershme. Ky është Gazi i PD, dhe hajde pastaj të kam rixha, jepi edhe pushtetin atij, dhe ky vend të kthehet edhe 150 vjet mbrapa për të mos u ngritur më kurrë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë