Ajazi: Lulzimi ka nisur 'betejën' si ministër i Financave

Ajazi: Lulzimi ka nisur 'betejën' si ministër i Financave

Herë si prokuror, herë si drejtor policie, herë si politikan dhe herë si ish-opozitar, Lulzim Basha ka zgjedhur të bashkëbisedojë me gazetarët duke marrë së fundi rolin e ministrit të Financave të SHQUP-it.

I ftohtë, dhe i dëshpëruar në gjendjen dhe situatën në të cilën gjendet kampi dhe “alenaca” e thyer opozitariste, Lulzim Basha gjithmonë në rolin e ministrit të Financave, ka lexuar deri në gërmën e fundit, një fjalim të stisur dhe të shkruar ndoshta nga Doktori, ku akuzonte dhe denonconte “vjedhjen e madhe me paratë e rrugëve nga Rama dhe oligarkët”. Në denoncimet e Lulzimit, nuk munguan edhe paralajmërimet dhe njoftimet e tij të sigurta të marra nga “informacione koinfidenciale” për “rryshfetet e Ramës, plus vjedhjet e oligarkëve të tij në përqindje”.

Dalja para gazetarëve me çehre të vrerosur, kryesisht kjo nga situata e krijuar nga krisja e aleancës së tij opozitariste, dhe lëvizja e brëndshme në parti “Basha ik”, nuk e bënte Lulzimin të besueshëm si dikur, kur një pjesë e demokratëve edhe e ndiqnin pas.

Duke zgjedhur daljen para gazetarëve (dhe jo para demokratëve që presin reagimin e tij final) mes vapës së gushtit, për të kanosur qeverinë e cila sipas tij “po vjedh paratë e qytetarëve, se mafia ka kapur shtetin, ndaj shqiptarët kanë besimin tek ne” Lulzim Basha ndoshta ka menduar ti dalë “shtatorit” përpara.

Ti dalë shtatorit përpara si ministër i Financave, dhe jo si kryetar PD apo kryetar opozite.

Dobësimi i pozitave brënda partisë tij, kërkesa e shumicës së demokratëve madje dhe e aleatëve, për reagim dhe hapa konkretë të tij lidhur me zgjidhjen e krizës, ç’ka nënkupton edhe largimin nga posti, janë disa prej shqetësimeve me të cilat Lulzimi po mundohet të mbajë me gajret vehten dhe zyrat e mbyllura të SHQUP-it.

Ajo çfarë u konstatua në takimin e papritur të Lulzim Bashës me gazetarët, ndër të tjera ishte dhe roli i tij i ri si opozitarist, pozicioni (ose dhe posti) i tij i ri në PD, ai i ministrit të Financave, që sipas tij përmbushet mrekullisht vetëm duke akuzuar “vjedhjen e parave me rrugët e reja Teatrin Kombëtar, kullat” dhe broçkulla të tjera.

Gjithmonë duke bërë rolin e ri të ministrit të Financave (dhe këtë e ka nisur nga takimet e fundit në disa qytete periferike) Lulzim Basha ngurroi ti kthente përgjigje gazetarëve, lidhur me përçarjen e kampit opozitarist, reagimet e aleatëve lidhur me zgjidhjen e krizës, apo edhe me afera korruptive që lidhen me ish-zyrtarët e SHQUP-it.

Ai ka ngurruar të japë përgjigje, edhe lidhur me lëvizjen “Basha ik” që ka nisur dhe po trashet brënda Partisë Demokratike, duke luajtur kot më kot, me “akuzat dhe denoncimet për vjedhje votash, investimesh”, etj.

Në fakt dalja e Lulzimit para gazetarëve, ishte më tepër një sforcim i tij për të testuar “vëmëndjen mediatike” ndaj akuzave dhe përllogaritjeve matematikore, (për të cilat ai njihet qysh nga Parlamenti) që kishte bërë për të argumentuar “vjedhjen e parave me rrugët”.

Lënia pas e rolit të prokurorit dhe gjykatësit, lënia pas e rolit të “shefit të arrestimeve VIP”, dhe marrja e rolit të ministrit të Financave (ose përllogaritësit matematikor) dukej sikur e nxirrte jashtë loje Lulzimin si kryetar opozite, aq më tepër dalja e tij e vetmuar para mediave.

Duke e quajtur “kapitull të mbyllur zgjedhjet e 30 qershorit” dhe duke u shprehur se “në 13 tetor ka zgjedhje por PD nuk hyn”, si dhe duke mos e pranuar lëvizjen “Basha ik”, Lulzimi tregoi sa i pafuqishëm dhe sa i painformuar është lidhur me gjithçka lidhet me politikën, ndoshta një arsye më tepër kjo, për t’ju kthyer një zanati të ri, kësaj here si ministër Financash në SHQUP.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edi: 10/08/2019 21:55

    Ky lloj Bushtre qe flet ne emer te asaj qe thirret Democracy teresisht e ZEZE ,or Slogan per Democracy I KA DITET E NUMERTA ,SKA FAJ MUNDOHET TE GODASE ,POR I NGEL DOPIO SHESHI TEK DORA E KAMARIERIT eurodeputeti nga DIBRA

    Përgjigju
  • Lalka i Radanecit: 09/08/2019 22:15

    Lulezimkes i ka mbetur vetem celsat e qenefit SHQUP -it

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet