“Ne nuk kemi të regjistruar popullin shqiptar që jeton në diasporë. Jemi kaq pak, në krahasim me vendet e tjera dhe nuk kemi mundësi që të dimë se ku janë e sa janë. Mungojnë regjistrat për shqiptarët jashtë vendit. Regjistrimi i popullsisë, ndihmon edhe procesin e votimit. Popullimi i regjistrit të të dhënave i domosdoshëm. Është tronditëse që akademia e shkencave të mos ketë regjistër të atyre që bëjnë ose përpiqen të bëjnë shkencë kudo. Të mos ketë regjistër të vendndodhjes, aktivitetit e asnjë kontakt është e pafalshme. Kjo bëhet më pak tronditëse po të mendosh se shteti nuk e di ku i ka shqiptarët jashtë atdheut" tha ai.
Duke u ndalur tek punimet e takimit, Rama ka shtuar se, ai nuk duhet të bëhet për përfitim politik, por për ti hapur rrugën vendit për një ndërveprim të ideve njerëzore. Ai shtoi se, përfshirja e Kosovës në këtë duhet të shihet si një mundësi për të përfituar sa më shumë nga shkrirja e kufijve.
“Në këndvështrimin tim është momenti që të reflektojmë për çfarë mund të përfitojmë si vend dhe si bashkësi shqiptare nga globalizimi në kuptimin e instrumenteve për të ndërtuar urat e ndërveprimit dhe të dijes duke u fokusuar tek potenciali i mendjes që e kemi të shpërndarë. Samiti i parë i diasporës synon këtë që të krijojë një parakusht që siç ju prej 11 vitesh mblidheni në një forum si ky, të gjithë të mund të mblidhen në një forum shumë të gjerë për të thithur e realizuar e sintetizuar prurjet e ideve, të opinioneve dhe të burimeve njerëzore që krijon një veprim i tillë” tha ai.
Kryeministri shtoi se, grupet e shkencës kanë nevojë për mbështetje ekonomike dhe qeveria shqiptare do ta bëjë një gjë të tillë.
“Ky samit i kthyer në një institucion, nuk do të jetë qeveritar, por qeveria ka detyrë ta promovojë dhe shpresa ime është që ai institucion të merret në dorë nga protagonistët dhe të kthehet nga një samit i organizuar nga qeveria por nga protagonistët me mbështetjen e qeverisë së Shqipërisë e Kosovës. Kjo për ti dhënë autonomi e liri veprimi për të përfituar nga shkrirja e kukunjve dhe e paragjykimeve që mund të krijohen.Ne do bëjmë çmos që të jetë samit që përcjell mesazhin se nuk ka të bëjë me përkatësinë politike të qeverisë dhe nuk synon të instrumentalizojë ose nxjerrë përfitime politike. Qeveria do të jetë partnere por jo diktues e axhendës së punës së samitit. Sfidë është që ky eveniment të mos mbarojë në momentin që mbyllet mbledhja në Tiranë, por të ketë vijimësi deri në samitin e ardhshëm që duhet të vendoset çdo 2 ose 3 vite. Ne nuk mundet ti adresojmë të gjitha problemet tona, as një pjesë të problemeve që duhet adresuar, duke iu drejtuar vetëm buxhetit., Jam i bindur për surprizën e shumëkujt që samiti do të synojë të mbledhë diasporën shqiptare. Unë jam i bindur se në rast se krijohen kushtet për kapitull të ri me diasporën’ shtoi ai.
Konferenca e Terminologjisë e organizuar në Tiranë nga Shoqata e Gjuhësisë Shqiptare pati në qendër të vëmendjes rolin e diasporës shqiptare në kulturë.
Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij nuk i kurseu kritikat për Akademinë e Shkencave duke theksuar nevojën për rinovimin e saj.
Konferenca e Terminologjisë u organizua për dy ditë rresht në bashkëpunim me Shoqatën e Gjuhësisë Shqiptare për nder të prof. dr. Ferdinand Lekës