Nga oborri i kishës së Shën Mërisë në Gëziq të Mirditës, Konferenca Shkencore mbarëkombëtare “Nga Shteti i Arbërit tek Arbëria në shekujt e humanizmit europian” shënoi këtë të martë, 10 tetor, ditën e dytë në Akademinë e Shkencave.
E mbajtur në kuadër të 555-vjetori të vdekjes së Skënderbeut, konferencës me personalitete të botës sonë akademike, i janë bashkuar 40 studiues të huaj. Historiani Pëllumb Xhufi, gjatë kumtesës së tij “Një arbër mes shumë arbërve” preku lidhjen e arbërve Ilirë, që përmenden që në shek. II nga gjeografi aleksandrin Ptolemeu, me arbrit e Mesjetës.
Ai sjell në vëmendje se si teza e kroatit Milan Shuflaj, dhe më pas e gjermanit Georg Stadtmyler, u rimorën nga historianë të tjerë kryesisht grek dhe serbë, që tentuan të forconin idenë e një atdheu të vogël të shqiptarëve të hershëm (trevën e Matit”), edhe më të ngushtë se ç’e përshkruanin autorët bizantinë në shek. XI-XIII. E gjitha kjo, siç shpjegohet nga historianë të huaj që akademiku citon, për tu mohuar shqiptarëve hapësirën etnike të sotme.
Diskutimi i studiueses Lucia Nadin u përqëndrua tek Shqipëria adriatike: nga statutet e qytetarëve tek proceset e asimilimit në Venecia në specifikën e tyre, duke folur dhe për lidhjen kulturore mes Shkodrës dhe Venedikut.
Për të pasuruar të dhënat shkencore mbi Arbrin Mesjetar, në konferencën e mbajtur nga Akademia e Shkencave u sollën në vëmendje një sërë dokumentacionesh jo vetëm historike, por edhe gjuhësore, arkeologjike apo antropologjike.
S.G/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.4%
-
PD
13.5%
-
Partitë e vogla
20.1%
Vota total: 920
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Xhevahir Spahiu, poeti dhe mjeshtri i metaforave, nderohet në 80-vjetorin e lindjes
4 Mars, 16:01
-
Akademia e Shkencave do të ketë entin e vet botues, Gjinushi bën bilancin e 2024-ës: Vit kthese
28 Shkurt, 14:44
-
'Rëfim në dy kohë' i kompozitorit Haig Zacharian në Akademinë e Shkencave
27 Shkurt, 11:04
-
Zhupa: Gjykata Kushtetuese refuzoi t'i jepte kushtetueshmëri ligjit të Akademisë së Shkencave, Gjinushi dhe Tole, produkte të puçit parlamentar
12 Shkurt, 15:37
-
Kushtetuesja rrëzon PD për ligjin për Akademinë e Shkencave! Gjyqtarët nuk gjejnë shumicën, ndahen 4 me 4
11 Shkurt, 11:00
-
‘Akademia e Shkencës’/ Gjykata Kushtetuese mbyll shqyrtimin e padisë së PD! Kryetari gëzon privilegje
28 Janar, 18:42
-
Ligji për Akademinë e Shkencave, shtyhet seanca në Gjykatën Kushtetuese, Ina Zhupa: Rama kërkon të kapë këtë institucion me njerëz politik
22 Janar, 11:05
-
Çmimet Kombëtare të Letërsisë 2023! Romani më i mirë “Fati i marrë” i Besnik Mustafajt! Pëllumb Xhufi vlerësohet për librin studimor
10 Janar, 14:01
-
Studim për nëntokën e Lezhës, Neritan Ceka: Së shpejti gërmime të reja arkeologjike
26 Dhjetor 2024, 16:45
-
Niko Pojani: Jeta dhe veprimtaria Shkencore e Prof. Inxh. Egon Gjadrit
2 Dhjetor 2024, 18:21
-
Thirrja e historianit: Mos e harroni LANÇ-in, shënoi historinë në Luftën e Dytë Botërore
29 Nëntor 2024, 11:59
-
Lucia Nadin dhe shqiptarët në Venedik, shfaqet dokumentari. Studiuesja: Shqipëria ishte Europë, ka ende për të zbuluar!
6 Nëntor 2024, 13:36