Tiranë, i riu përplas për vdekje 40-vjeçarin! Në Durrës aksidentohen 4 makina, 1 grua në gjendje të rëndë

Disa aksidente janë raportuar pasditen e sotme në disa qytete të vendit.

Në Tiranë në zonën e Saukut A.K, 21-vjeç ka aksidentuar H.A, 40 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Ndërsa në Durrës 4 makina u përfshinë në një aksident në zonën e Plepave në Durrës.

Si pasojë e aksidentit mbetën të plagosur 7 persona, nga të cilët 6 kanë pësuar dëmtime të lehta, ndërsa një 61-vjeçare ndodhet në gjendje më të rëndë dhe është dërguar për mjekim te spitali i Traumës në Tiranë.

'Rreth orës 20:10, në lagjen nr. 13 Durrës, në aksin rrugor Plepa-Kavajë, janë përplasur 4 automjete me drejtues shtetasit A. D., G. L., E. M., dhe E. H.  Si pasojë e përplasjes kanë shkuar për kontroll mjekësor në spitalin rajonal në Durrës, 6 shtetas pa probleme për jetën, ndërsa shtetasja Xh. H., 61 vjeçe është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e  rrethanave dhe shkakut të përplasjes së automjeteve.'- njofton policia për aksidentin në Durrës.

Edhe në Korçë si dhe në aksin Librazhd-Prrenjas u raportua për aksidente, pa dëme të rënda në njerëz.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:29
Aksident në Tiranë, i riu përplas për vdekje 40-vjeçarin

1716325323_policia.jpg

Një aksident me vdekje ka ndodhur në Tiranë mbrëmjen e sotme në zonën e Saukut. Një 21-vjeçar ka përplasur për vdekje 40-vjeçarin H.A.

‘Më datë 25.05.2024, rreth orës 21:30, në Sauk, mjeti me drejtues shtetasin A. K., 21 vjeç, ka aksidentuar shtetasin H. A., 40 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.’- njofton policia.

Ora 22:12
Fugroni i mallrave përmbyset në aksin Librazhd-Prrenjas, s’ka të lënduar

 

Një aksident ka ndodhur në aksin Librazhd-Prrenjas në afërsi të fshatit Qukës. Furgoni i mallrave është përmbysur në rrugë. Nga ky aksident nuk ka të lënduar fatmirësisht.

Ora 20:41
Përplasen dy makina në Korçë, plagoset një grua

1716662623_korce.jpg

Një aksident është regjistruar disa minuta me parë në unazën e qytetit të Korçës ku janë përfshirë dy makina.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë lagështia në rrugë dhe humbja e kontrollit të mjetit.

Si pasojë e tij një grua është dërguar me dëmtime të lehta në spitalin e Korçës, ndërsa janë regjistruar vetëm dëme materiale.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe grupi hetimor po merret me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fshati: 26/05/2024 08:32

    Ne ja kemi gjet, gjithmonë e ka fajin shpejtësia, se tabelat janë, masat e sigurisë janë, barrierat janë,rrugët ma te mire nuk bëhen,as patentat nuk i japim kot.

    Përgjigju
  • Tirona: 26/05/2024 01:36

    O popull i dashur i pagdhendur Shqiptar a keni televizor , radio apo a lexoni gazeta?? Në munges të ktyre a keni njerëz familjar apo shoqëri që tju thotë STOP SHPEJTËSISË!!! Po nuk ka 40 orë që një i ri në lushnje humi jetën prej shpejtësisë... THIRRINI MENJES O POPULL..... SHKONI GJYS ORE ME VONESË NË DESTINACION E SHKONI SAKLLOM...NUK NA NJEL HATRRI PO ERDHËT ME VONESË..JETA NUK KTHEHET MË!

    Përgjigju
    • Ai: 26/05/2024 10:14

      O Tirona shum e drejt llafe me ven,un do ti shtoj diçka komentit QE TE PAKTEN NJE HERE TE SHKOJNE TE VIZITOJNE NJE HERE TE VETME TEK VARREZAT DHE TE SHOFIN MESATAREN E JETES QE KANE ATO TE VDEKUR DHE BESOJ SE DO TE REFLEKTOJNE

    • Real: 26/05/2024 08:19

      Nuk e kam kuptuar kurre arsyen perse keta njerez jane kaq agresive dhe te stresuat ne timon. Nuk e kane problem kohen e mbritjes, kane problem papergjegjshmerine.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Efektivët vetëdeklarim për lidhjet me krimin, formulari plotësohet deri më 30 qershor! Rrumbullaku: Kush cenon uniformën, s’ka vend në Polici

Efektivët vetëdeklarim për lidhjet me krimin, formulari plotësohet deri më 30 qershor! Rrumbullaku: Kush cenon uniformën, s’ka vend në Polici