Një aksident rrugor është shënuar sot në aksin rrugor Mamurras-Laç, pranë zonës së Gjormit, ku dy automjete janë përplasur dhe më pas kanë dalë nga rruga.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë qyterari i identifikuar si Nikolin Gjoni, ndërsa katër të tjerë kanë mbetur të plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë te Trauma.

Ndërkohë policia ka arrestuar Orgest Pecën, drejtuesin e auomjetit tjetër .

Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave.

-------------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë