Aksident tragjik gjatë garave me motora, humb jetën piloti 14-vjeçar

Shoferi i MOTO 3, Hugo Millan ka humbur jetën në moshën 14-vjeçare, pas një aksidenti tragjik në Motor Land Aragon.

Adoleshenti po garonte në Kupën Evropiane të Talenteve në Spanjë, kur u rrëzua nga motoçikleta e tij 13 xhiro nga fundi.

Ai fillimisht arriti të lëvizte dhe shihet në pamjet e publikuara, duke tentuar të dilte nga pista, por për fat të keq u përplas aksidentalisht nga një tjetër garues.

Millan mori trajtim urgjent në pistë, përpara se të transportohej me helikopter në Spitalin e Zaragozës.

Por mjekët nuk ishin në gjendje ta shpëtonin atë ndërsa ai ndërroi jetë tragjikisht – duke e dërguar botën sportive në zi.

M.Q./LR/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rihapet çështja Gërdeci, a mendoni se do të bëhet drejtësi për këtë tragjedi?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Tabaku: Shqiptarët shpenzuan 30 milionë mjekime anti-COVID, qeveria rimbursoi vetëm 1%! Kjo nuk duhet të jetë qeveria jonë