Aksidentet/ Eksperti Gëzim Hoxha: Duhet një autoritet i sigurisë rrugore dhe një analizë e thelluar

I ftuar në studion e Report Tv, Gëzim Hoxha, ekspert aksidentesh, foli mbi aksidentet rrugore dhe masat që mund t’i parandalojnë ato. Eksperti Hoxha theksoi se duhet një autoritet i sigurisë rrugore, në mënyrë që të shmangen aksidentet e përditshme. Ai iu bëri thirrje drejtuesve të mjeteve që të zbatojnë me përpikmëri rregullat e qarkullimit rrugor, duke ulur kështu rrezikun ndaj aksidenteve të mundshme. 

Ne duhet të merremi me asidentet e shumta që ndodhin çdo ditë,  jo vetëm me personat që pesojnë aksidente. Nga të dhënat që kanë kompanitë siguruese thonë se ndodhin mbi 50 aksidente në rrugë, por kjo nuk do të thotë që nuk punon policia,, Siguria rrugore nuk i përket vetëm policisë.por i përket një dikasteri tjetër. Këtu ka një organizim që nuk ka funksionuar. Ne nuk kemi një analizë të thelluar, por sipërefaqësore. Policët nuk janë ekspertë, por policë shërbimi, kaq është puna e tyre. Për të shmangur aksidentet e shumta duhet bërë një analizë e thelluar. Gjithë vëmendja shkon tek policia, por rrugët nuk i rregullon policia. Policia duhet ti çojë të dhënat në institucionet përkatëse. Parandalimi i aksidenteve nuk bëhet me policë, por me strategji, e cila duhet ndryshuar, duhet një autoritet  i sigurisë rrugore.

 Gëzim Hoxha, ekspert aksidentesh

I pyetur nëse ka nevojë për ashpërsime të kodit rrugor, eksperti Hoxha u shpreh se:

Masa është në rregull, por ne gabojmë sepse përfaqësuesit e policisë rrrugore mashtrojnë për shifrat, gjithë kjo orkestër e madhe kërkon një autoritet që ta dirigjojë. Pra duhet një autoritet që t’i kontrollojë e ndëshkojë shkelësit e ligjeve. Aksidentet nuk ndalen me forma të vjetra, por duhet të ndryshojë reforma.

 Gëzim Hoxha, ekspert aksidentesh

Ndërsa i pyetur nëse e përmirëson situatën ky autoritet i sigurisë rrugore, Hoxha tha se:

Patjetër që përmirëson mekanizmin e punës. Vijëzimet e Tiranës janë të gabuara, semaforët, trafiku, të gjitha këto krijojnë probleme. Ne nuk kemi ekspertë për sinjalistikën në vendin tonë. Të gjitha këto bëhen dhe vendosen me raporte të caktuara, në mënyë që qeveria të shkojë përpara dhe të shmangen aksidentet. Qytetarët duhet të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, duke shmangur alkoolin, gjumin, lodhjen.

 Gëzim Hoxha, ekspert aksidentesh

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi (VIDEO)

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi (VIDEO)