Aksidenti i autobotit të mbushur me gaz në afërsi të fshatit Fang, ka sjell bllokim të Rrugës së Kombit segmenti Milot-Rubik. Për shkak të rrezikshmërisë që paraqet mjeti i mbushur me gaz, prej 1 ore policia ka devijuar qarkullimin e automjetit për nga rruga e vjetër Milot-Rubik. Një vinç i lartë në bashkëpunim me zjarrfikësit po punojnë për largimin e autobotit i cili doli nga rruga dhe u përmbys pasditen e kësaj të mërkure.
Lajmi kryesor:
Aksidentohet autoboti me gaz në rrugën e Kombit, mjeti humbi kontrollin dhe u përmbys! Policia bllokon segmentin Milot-Rubik për 1 orë (VIDEO)











