Një autobot me gaz është aksidentuar pasditen e sotme në segmentin Milot-Rrëshen, në Rrugën e Kombit. Ngjarja ka ndodhur në segmentin ku ndahet rruga me Peshkopinë ku mjeti ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në anë. 

"Në aksin rrugor “Milot - Rrubik”, në fshatin Fang, shtetasi E. S., gjatë drejtimit të automjetit tip “Scania” (bot që transportonte gaz), ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë boti është batuar dhe ka rënë në aksin e kundërt të lëvizjes. Drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar dëmtime. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit", ka njoftuar policia. 

Burime për Report Tv bëjnë me dije se për shkak të këtij aksidenti është bllokuar segmenti Milot-Rubik. Për shkak të rrezikshmërisë që paraqet mjeti i mbushur me gaz, prej 1 ore policia ka devijuar qarkullimin e automjetit për nga rruga e vjetër Milot-Rubik. Një vinç i lartë në bashkëpunim me zjarrfikësit po punojnë për largimin e autobotit i cili doli nga rruga dhe u përmbys pasditen e kësaj të mërkure.

1658934394_WhatsAppImage20220727at5.02.35PM1.jpeg

Autoboti i kthyer pëmbys 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:59
Aksidenti i autobotit të Rruga e Kombit, bllokohet segmenti Milot-Rubik! Zjarrfikësit po punojnë për spostimin e mjetit

 

Aksidenti i autobotit të mbushur me gaz në afërsi të fshatit Fang, ka sjell bllokim të Rrugës së Kombit segmenti Milot-Rubik. Për shkak të rrezikshmërisë që paraqet mjeti i mbushur me gaz, prej 1 ore policia ka devijuar qarkullimin e automjetit për nga rruga e vjetër Milot-Rubik. Një vinç i lartë në bashkëpunim me zjarrfikësit po punojnë për largimin e autobotit i cili doli nga rruga dhe u përmbys pasditen e kësaj të mërkure.