Aksidenti me 3 viktima, 20-vjeçari që drejtonte ‘Audi-n’ i gjobitur 5 herë në 5 muaj! Report Tv siguron VIDEO-n kur mjeti 'fluturon' nga mbikalimi i TEG-ut

TIRANË- Klevis Ruçaj, 20-vjeçari që humbi jetën një ditë më parë aksidentin tragjik në mbikalimin e TEG-ut ishte një shkelës i përsëritur i rregullave të qarkullimit rrugor. Gazetari i Report Tv, Sokol Dema ka mësuar se Ruçaj ishte gjobitur 5 herë brenda 5 muajve, ndërkohë që patentën e kishte marrë prej më shumë se një viti. Ndërkohë, janë identifikuar edhe dy të rejat që humbën jetën në makinën që po drejtohej nga 20-vjeçari. Pasagjeret, Sikela Perroj, 23 vjeçe dhe Erisilda Abedini, 22 vjeçe, nuk mundën t’i mbijetonin plagëve të rënda që morën.

Ruçi duket se lëvizte shpesh me shpejtësi mbi normat e lejuara, pasi ai ishte gjobitur edhe më parë për tejkalim shpejtësie, por ndërkohë ai postonte edhe video në TikTok duke qarkulluar me makina luksi e shpejtësi deri në 270 km/h. Në një video në Tik Tok, 20-vjeçari shihet duke i dhënë makinës me një dorë dhe më pas me të dyja, me një shpejtësi prej 270 km në orë. Ai shkruante: “Mos u shqetëso kur i jap makinës me një dorë, shqetësohu kur i jap me të dyja”.

Ruçaj ishte gjobitur nga policia muajt e fundit. Konkretisht, ai ka marrë gjoba nga shtatori 2022 deri në janar të 2023. Konkretisht nga një gjobë për çdo muaj. 20-vjeçari është gjobitur për parakalim dhe veprime të ndaluara më 6 shtator 2022, në 7 tetor 2022 është gjobitur pasi nuk ka zbatuar sinjalistikën, më 15 nëntor është gjobitur për shpejtësi, në nëntor 2022 është kapur duke drejtuar mjetin me celular në dorë, ndërsa në muajin janar të këtij viti Ruçaj është gjobitur se nuk zbatoi sinjalistikën dhe se nuk kishte siguruar makinën. Klevis Ruçajt i është marrë gjak për të parë nëse ka qenë nën efektin e alkoolit apo të drogës në momentin e aksidentit.

Aksidenti u regjistrua ditën e djeshme rreth orës 17:40 minuta. Mjeti tip Audi me targa “AB008 MJ” po udhëtonte me shpejtësi mbi limitet e lejuara në nga zona e Shkozës në drejtim të rreth rrotullimit TEG. Drejtuesit i mjetit ‘Audi’ 20 vjeçari, Klevis Ruçaj, në tentativë për të hyrë në rreth rrotullim ka humbur drejtimin, duke goditur barrierën e anësore dhe tejkaluar tej për tej, për të përfunduar në nënkalim. ‘Audi’ fluturoi për disa metra në ajër dhe goditi bordurën që ndanë dy karrexhetat me senset të aksit Tiranë-Elbasan. Nga forca e goditjes, mjeti doli në krahun tjetër dhe përplasi  mjetin “Honda” të familjes Kurti.

Në mjetin “Audi” pasagjerja përpara ka ndërruar jetë menjëherë pas aksidentit, ndërsa vajza tjetër fillimisht është vlerësuar me shenja jete, por nuk ka arritur t’i mbijetoj plagëve. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit Audi, Klevis Ruçaj 20 vjeç, vdiq disa orë më vonë në spital

Nga krahu tjetër, familja Kurti, e cila po i drejtohej Elbasanit, me drejtues , Qemal Kurti 60 vjeçe, dhe dy pasagjerët Alda Kurti dhe O.Kurti,  përfunduan në spital me lëndime të lehta, jashtë rrezikut për jetën.

1678429407_1.jpg

 

1678441227_page.jpg

Eriselda Abedini , Klevis Ruçaj dhe Sikela Perroj

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:53
Humbi jetën në aksidentin tragjik në Tiranë, reagon motra e Erisilda Abedinit: Ike... më shkatërrove jetën! Pse o Zot?

1678485186_finalprojekt.00012019.Still018.jpg

Motra e 22-vjeçares Erisilda Abedini që humbi jetën nga aksidenti tragjik te mbikalimi i TEG-ut ka reaguar në rrjete sociale duke shprehur dhimbjen.

“O Zot akoma se besoj, të mori zoti me vete drita e motrës. Shpirti i motrës ike nga kjo jetë, më shkatërrove jetën, pse o zot” ka shkruar motra ku ka shpërndarë foton e Erisildës.

Ora 21:18
Del skema 3D e aksidentit tragjik! Si fluturoi 'Audi' me shpejtësi skëterrë nga mbikalimi i TEG-ut në autostradë (VIDEO)

 

Kjo është skema 3D që tregon se si ndodhi aksidenti tragjik në Tiranë.Inxhinieri Alfred Hasanaj ka bërë përpunimin grafik të gjithë ngjarjes duke treguar se si 'Audi' që ishte me shpejtësi skëterrë ka thyer barrierat dhe ka dalë nga mbikalimi i TEG-ut dhje ka përfunduar në autostradë. Nga aksidenti humbën jetën 3 të rinj, Klevis Ruçaj, 20-vjeç bashkë me dy vajzat pasagjere, Sikela Përroj, 23 vjeçe dhe Erisilda Abedini, 22 vjeçe.

 

Ora 12:11
Del FOTO, kjo është e reja tjetër që humbi jetën në aksidentin tragjik te mbikalimi i TEG-ut

1678441227_page.jpg

Erisilda Abedini, 22 vjeçe është e reja tjetër që humbi jetën në aksidentin tragjik tek mbikalimi i TEG-ut. Nga aksidenti humbi jetën edhe 23-vjeçarja Sikela Përroj dhe drejtuesi 20-vjeçar Klevis Ruçaj.

Ora 11:53
Aksidenti tragjik tek mbikalimi i TEG-ut, eksperti rrugor për Report TV: Ata që shkelin në mënyrë të përsëritur rregullat t’i hiqet patenta përgjithmonë

Eksperti rrugor, Gëzim Hoxha ka folur në Report Tv për aksidentin tragjik që ndodhi një ditë më parë në mbikalimin e TEG-ut. Në një intervistë për ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, eksperti thotë se duhen të merren masa më shtrënguese për ata persona që shkelin në mënyrë të përsëritur rregullat e qarkullimit rrugor, si heqja e patentës përgjithmonë. Sipas tij, rruga kishte sinjalistikën e duhur dhe barriera mbrojtëse është vendosur sipas shpejtësisë që lejohet në atë aks.

Sipas ekspertit, personave që aplikojnë për të marrë patentën u duhet bërë testi i inteligjencës.

“Rruga ka standardet e saj. Barrierat vendosen në funksion të shpejtësisë që lejohen në atë rrugë. Ka vendosur sinjalistikë kufizuese, ec me kaq shpejtësi, nuk, merr përsipër që me gjitha këto gjëra që shkel të të mbrojë me barriera mbrojtëse. Nuk kanë funksion për të mbrojtur nëse ti shkon drejtpërdrejtë tyre apo me shpejtësi të lartë.

Duhet ti shtojmë masat. Duhet hequr patenta përgjithmonë për ca njerëz. E ka kodi rrugor që i përshkallëzon. Për disa nga këta duhet hequr. E kam theksuar, duhet bërë testi i inteligjencës. Kemi shumë njerëz. Ata që do futen për tu testuar duhet të testohen nëse janë mirë mendërisht ose jo. Ata që përfshihen në aksident, mbase duhet ët testohen përsëri. I vëmë një gjobë dhe kaq mbaron. Nuk zbaton kalimin nga një rrugë dytësore në kryesore. Moszbatimi i tabelës stop është vdekjeprurëse”, tha ai në Report Tv.

Ora 11:13
‘Audi’ ‘fluturoi’ nga mbikalimi i TEG-ut në autostradë, shoferi 20-vjeçar lëvizte me makina luksi, VIDEO që postonte në TikTok me shpejtësi 270 km/h


Klevis Ruçaj është 20-vjeçari që humbi jetën nga aksidenti tragjik në mbikalimin e TEG-ut. Por Ruçi rezulton një person që shkelte rregullat e qarkullimit rrugor në mënyrë të përsëritur, pasi ai është gjobitur nga policia 5 herë në 5 muaj, ndërkohë që patentën e kishte marrë vetëm 1 vit më parë.

Ruçi duket se lëvizte shpesh me shpejtësi mbi normat e lejuara, pasi ai ishte gjobitur edhe më parë për tejkalim shpejtësie, por ndërkohë ai postonte edhe video në TikTok duke qarkulluar me makina luksi e shpejtësi deri në 270 km/h. Në një video në Tik Tok, 20-vjeçari shihet duke i dhënë makinës me një dorë dhe më pas me të dyja, me një shpejtësi prej 270 km në orë. Ai shkruante: “Mos u shqetëso kur i jap makinës me një dorë, shqetësohu kur i jap me të dyja”.

Ora 11:09
Aksidenti tragjik tek mbikalimi i TEG, 20-vjeçari dyshohet se ka qenë me shpejtësi mbi 200 km/h

 

20-vjeçari Klevis Ruçaj, i cili ndërroi jetë në aksidentin tragjik tek mbikalimi i TEG-ut, dyshohet se ka qenë duke lëvizur me shpejtësi mbi 200 km/h. Ruçaj ka qenë duke lëvizur me një shpejtësi tejet të larta, saqë ka humbur kontrollin e mjetit dhe makina ‘fluturoi’ nga mbikalimi në autostradë duke përfunduar mbi një mjet tjetër. Në makinë me 20-vjeçarin po lëviznin edhe dy vajzat e reja Eriselda Abedini dhe Sikela Perroj, të cilat humbën jetën po ashtu.

Duhet theksuar se 20-vjeçari ka qenë një përsëritës i shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor. Ai në 5 muaj, nga shtatori 2022 deri në janar 2023, ka marrë 5 gjoba, mes tyre për tejkalim të shpejtësisë.

Ora 10:33
Del FOTO/ Ja kush është një nga të rejat që humbi jetën në aksidentin tragjik tek mbikalimi i TEG-ut! E diplomuar për gazetari

1678440558_page.jpg
Report Tv ka siguruar foton e një prej të rejave që humbi jetën në aksidentin tragjik tek mbikalimi i TEG-ut. Sikela Perroj nuk i mbijetoi dot plagëve të rënda që mori në aksident. 23-vjeçarja ishte me origjinë nga Shalsi i Cërrikut, ndërsa kishte mbaruar studimet për degën e Gazetarisë në Universitetin e Tiranës.

Ora 10:17
Report Tv siguron VIDEO-n e aksidentit tragjik, momenti kur 20-vjeçari me shpejtësi skëterrë ‘fluturon’ nga mbikalimi i TEG-ut në autostradë! Shpëton mrekullisht Benzi

Është publikuar video e momentit kur 20-vjeçari me shpejtësi skëterrë ka humbur kontrollin e mjetit dhe thyen barrierat mbrojtëse të mbikalimit te TEG-u dhe përfundon në autostradë. Siç, shihet edhe nga video që ka siguruar Report Tv, 20-vjeçari ka qenë me shpejtësi skëterrë dhe nuk ka marë rrethin tek mbikalimi, por ka ecur drejtë. Një Benz aty pranë ka shpëtuar mrekullisht.

Ora 08:53
Aksidenti me 3 të vdekur të mbikalimi i TEG-ut, i riu ishte ndëshkuar 5 herë nga policia rrugore vetëm brenda pak muajsh

Report Tv mëson se Klevis Ruçaj kishte pak më shumë se 1 vit që kishte marrë patentën. Ai është ndëshkuar 5 herë nga policia rrugore.

1. Për parakalim dhe veprime të ndaluara më 6 shtator

2. Nuk zbatoi sinjalistikën 7 tetor 2022

3. Gjobitur për shpejtësi më 15 nëntor 2022

4. Kapur me celular në drejtimin e mjetit më 9 dhjetor 2022

5. Pa siguracion dhe nuk zbatoi sinjalistikën më 27 janar 2022

Ora 08:50
Dalin emrat, kush janë dy të rejat që humbën jetën në aksidentin tragjik ku makina ‘fluturoi’ nga mbikalimi në autostrade

1678383088_finalprojekt.00021615.Still023.jpg

Erisilda Abedini, 22 vjeçe dhe Sikela Përroj, 23 vjeçe, janë dy të rejat që kanë humbur jetën nga aksidenti tragjik që u regjistrua një ditë më parë në mbikalimin në afërsi të TEG, ku mjeti me që drejtohej nga Klevis Ruçaj ‘fluturoi’ nga mbikalimi dhe përfundoi në autostradë sipër një tjetër mjeti.

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 11/03/2023 16:44

    Nuk ka faj zoti por robi me ty kam. Edhe shteti i kalbure shqiptare

    Përgjigju
  • Elton Hoxha: 11/03/2023 02:27

    Fajin e kan industrite automobilistike qe nxjerrin ne shitje makina te shpejta, kur shpejtesia maksimale eshte 490 km/h.

    Përgjigju
  • John: 11/03/2023 00:58

    Materializmi i mori ne qafe keto goca .. sa per këtë këtë djalin mosha 20 vjecare esht mosh qe edhe Mendon ca pergjegjesie merr kur nget një makine luksi ne shpejtesi te till Po ka dashur te shesi por*h para gocave . Gjithsesi ngushellime dhe me mend n koke shoferave anembane

    Përgjigju
  • Iris: 11/03/2023 00:57

    Ketu kemi nje problem te madh.Normalisht, eshte pak e veshtire te hysh ne rrethrrotullime dhe ndonjehere je i detyruar te perdoresh pak shpejtesi per te hyre sepse makinat e tjera nuk te hapin rruge,por ne rastin e mesiperm kemi te bejme me nje qejfli te pakorigjueshem shpejtesie,gjithashtu dyshoj qe pasagjeret mund te kene shtuar c'vemendjen e shoferit.Nje tjeter arsye shikoj menyrat e denimit.Nje komentues me poshte,/MANI/tregon per ashpersine e ligjeve amerikane per shkeljet ne trafik,gje qe eshte shume e vertete,kurse ne Shqiperi gjykuar nga menyrat e ndershkimit,duket se i hapet vend vazhdimesise se shkeljeve.Dhe duket qe problemet kane per t'u shtuar me shume ne te ardhmen,pasi deshires konstante te shqipove per shpejtesi,alkool dhe shkeljeve te tjera indirekte do t'i shtohet dhe projektligji qe kane propozuar politikanet per shtimin e shpejtesise.Ekspertit qe propozon test inteligjence per shoferet dua t'i them se ne nje nga serite e /BRAIN GAMES/,(jo i dhene per publikun shqiptar),u be nje test ngarje makine me dy shofere te zote,nje i ri dhe tjetri ne moshen e ketij ekspertit.Doli qe ndryshe nga sa perceptohet ne pergjithesi, shoferi i moshuar beri me shume gabime,eshte ceshtje e plakjes se trurit dhe se te rinjte jane me te perqendruar,por kuptohet qe nje pjese e shofereve shqiptare bejne perjashtim,dhe rasti i mesiperm eshte shembulli konkret.S.d.q ajo familja te ciles i ra makina siper,eshte vertet me fat.Bilanci me te vdekur mund te kishte qene me i larte.

    Përgjigju
  • inxhinjer rrugesh: 11/03/2023 00:44

    NGA video del qarte qe rruga nuk ka as me te voglin element sigurie,,,,prokuroria te ngreje akuze per vrasje me dashje per firmen dhe inxhinjerin qe ka bere kete rruge mbikalim ,,dhe nenkalim,,,,ne amerike rruge te tilla qe vijne ne kend 90 grade me rrotullimin,,,,,e izolon plotesisht me mur betoni te larte 1 meter,,dhe nje trotuar 10-20 cm ,,dhe mbi murin e betonit vihet nje rrjete e trashe e larte 1 meter e gjysem ,,,qe te ruhen makinat qe qarkullojne poshte nga ndonje person qe mund te hedhe gure apo ndonje send tjeter per inat te dikujt apo se eshte i cmendur,,,pra me vjen keq ta them qe kjo rruge nuk ka fare siguri dhe po e late sic eshte ,,ajo do marre prape jete njerezish dhe shoferesh,,,,firma qe e ka bere kete rrotullim ka dashur te vjedhe leke duke mos bere murin e betonit ,,,dhe e ka zevendesuar me barriera metalike qe nje makine cfaredo me 30-40 km /ore i merr perpara....nga ana tjeter shteti nuk ka as me te voglen deshire te kontrolloje sigurine e rrugeve ,,,sepse eshte pjestare ne vjedhje....///prandaj kemi dhe ngjarje te tilla....po te ishte aty muri i betonit audi nuk do dilte nga rruga dhe nuk do binte poshte....nje situate e tille me disa rrotullime te rrezikshme i ke dhe ne sauk pak para se te arrish tek pallati i brigadave,,,,edhe aty duhet prishur gjithcka dhe bere nga e para sepse i keni bere si syte e juaj....

    Përgjigju
  • prokurori para 1990: 11/03/2023 00:21

    EDHE shteti duhet te beje rruge me te sigurta ,,,per raste si ky,,,ne te gjithe ate rotondo lart ku ka rrezik qe mjetet te bien poshte sic ndodhi,,,duhen vendosur barriera betoni aty ,,jo metalike,,,sepse barrierat metalike nuk e permbajne makinen ne rruge,,,qe te mos bie poshte,,,edhe ketu kemi nje gabim te konstruktorit te rotontos,,,,apo te firmes projektuese-zbatuese dhe atij qe ka bere rrugen,,,,,ai kapsolli aty me mustaqe thote qe rruga eshte e sigurte,,,,ajo rruge nuk eshte e sigurte,,,,dhe ata njerez pergjegjes ,, qe nuk kane vendosur barriera betoni ne te gjithe rotondon duhen te thirren penalisht nga prokuroria....

    Përgjigju
  • Riku: 10/03/2023 22:07

    Po mire more parimoret e ka.... qe na rrujtet bo... sikur skeni kaluar rini dhe si merrnit gjerat me lehte... ishte e shkruar e ndjese paçin... po ai ne autobus me sa ne ore ishte qe mori para 5 makina... ec avash mesoni nw shkolle lirojani karrigen me te moshuarit... lesh lesh super hipokrit kombi vetem ne bote me 1milion ndertime pa leje... ptyyy

    Përgjigju
  • jani: 10/03/2023 19:37

    ngshellime familjeve te vajzave,,ato nuk meritonin te vdisnin,,,,kurse per ate qelbesiren nuk me vjen hic keq,,,,nje hale-nje trafikant me pak ne shqiperi.....trafikantet i rregullonte veten duarte ne filipine,,i vriste pa gjygj neper rruge....ishte burre shteti duarte....

    Përgjigju
    • turi: 10/03/2023 20:44

      Ere jani eshte e lehte me fol,,saqe nuk te vjen turp per ato qe thua sidomos ne momente të tilla,,,,me fal e kam gabim,,,ti je gjykates i tastierit,,dhe per keto info intelligjente.

  • 313: 10/03/2023 18:35

    Kshu eshte kur e merr patenten edhe pastaj e mson makinen. Cdo gje eshte mbrapsh duke fillu nga rruget nga sinjalistika.

    Përgjigju
  • ymeri: 10/03/2023 17:38

    ne makine te kishte pasur babane dhe nenen e vet.....

    Përgjigju
  • Edi25252: 10/03/2023 17:22

    O Njerëz .Ishte 20 vjeç !!

    Përgjigju
    • Per Or tej: 11/03/2023 09:50

      Si ua morri jeten or tejjj??????

    • Or tej: 10/03/2023 23:50

      Vetem 20 vjec por i mori jeten 2 vetave or teeeejjjjj

  • Miri: 10/03/2023 16:26

    Me monstra po me dukeni ju ne komente qe jepni opinione te ndryshme negative. Vetem negativ direkt me gjykime flisni. Kjo tregon realitetin e hidhur se cfare populli te vrare ka shqiperia kur shef kto komente palidhje paragjykuese qe bejne si filozova. Ngushellime familjareve.

    Përgjigju
    • Miri: 10/03/2023 18:06

      Beni, po lexo komentet njeher, te gjitha me paragjykime dhe negative, makinat luksi etj. Djaloshi ishte i pasionuar me shpejtesine, dhe nuk eshte i vetmi ne kete (shtet) apo ne kete glob. Po shifni njeher statistikat sesa persona vdesin ne vit nga aksidentet ne europe dhe bote.

    • Miri: 10/03/2023 17:53

      Beni,

    • beni: 10/03/2023 17:21

      po ca negativash o shok, a ke sy ne ball? a e pe vidion? A e pe tiktokun e ketij? Nese e ke njeri te afert ngushellime po fshati qe duket sdo kallauz. Ky vrau veten, 2 shoqet dhe desh beri copa dhe nje familje qe ishte per punen e vet. Eshte fakt dhe jo paragjykim apo opinion.

  • fetari: 10/03/2023 13:29

    i kujt eshte ky djale,,,duhet te jete ndonje djale i ndonje k*rve,,dhe me siguri nje baba shites droge,,trafikant.....keta i japin femijes 20 vjec makine...vdekshi te gjithe ishallah nje ore e me pare....rrace e keqe.....

    Përgjigju
  • Renaro....: 10/03/2023 13:13

    Po si ta mbaj bariera ate kur ai ikte me 200 n ore dhe ti thua e ka fain shteti per rugen dhe barieren cfar thua more i mjer Barierat ne cdo vend te botes kan standartet e veta jo te vej ky shpellari me 200 n ore si o te mbaj ty makinen kjo eshkul nga vendi me ate shpejtesi

    Përgjigju
  • Sauk: 10/03/2023 12:50

    I kujt duhet të jetë ky djalë i ndjerë me gjithë atë makinë luksi dhe si ka mundësi që gazetarët nuk po gërmojnë?! Kush ua ka mbyllur gojën?!

    Përgjigju
  • Gjynah familja: 10/03/2023 12:17

    Asnje gjynah per kto qe ikin per mendjen e vete Keshtu deshiruan keshtu iken, Donin te fluturonin e arriten me ne fund.. Kur ta kerkosh e gjen! Ngushellime familjes por shume njerez pa tru Qe sdine ku kane fmit e ca bejne, Une sdo lejoja fmit te jetonin pa limite!

    Përgjigju
  • fshati: 10/03/2023 11:54

    Spejtesia tej normave te lejuara duhet te jete nje analise qe sherben per te marre masat e nevojshme per me tutje. ne asnje mynyre barriera nuk duhet te ishte keputur. Barriera duhet te jete e tille qe mjeti qe e godet te perbyset ne rruge, dhe jo te dale ne krahun tjeter. Ka komente qe nga Amerika apo Europa te heqin patenten kur merr shume gjoba, per me duket se ka edhe ndeshkime te renda per atat qe autorizojne qarkullimet ne rruget sikur ata tonat, pa viza te bardha , pa barriera anesore gropa-gropa, ku thyen kemben edhe gomari. Nje 20 vjeçar qe ben gabime nuk diçka e jashtezakonshme, fatekeqesisht ky djale e pagoi shtrenjte. Ngushellime familjeve te viktimave.

    Përgjigju
    • Njeri: 10/03/2023 22:37

      O shoku,ca i di barrierat ti,dyshqe sfungjeri??? Edhe po te ishte aq e forte,me ate shpejtesi prap i vdekur do kishte perfunduar... ketu diskutohet mosrespektimi i sinjalistikave,qe aty jane dhe me kryesorja shenja stop... Ke po mundohesh me justifiku??? Te gjithe kemi qene adoleshent,po rregulli eshte bej per veten tende ,po mos merr ne qafe te tjeret... S ka faj as shteti as rruga,po kultura e familjes se vet...

  • Parruca: 10/03/2023 11:54

    Cdo jete e humbur eshte shume, cilido qofte personi. Por ky djale paska luajtur me vdekjen. Ne mos nje dite nje dite do vriste ndonje te pafajshem. Me mendje te ftohte me mire ai qe e kerkon sesa te pafajshem si familja qe u aksidentua prej tij dje. Viktimat e verteta jane 2 vajzat qe ishin me te, por dhe keto vajzat qe rendin pas parave, pas makinave te shtrenjta, pas luksit duhet ta kuptojne qe kjo ka nje cmim. Ngushellime familjeve.

    Përgjigju
  • Klodi: 10/03/2023 11:52

    Nuk esht problem se vdesin kto plera por problemi esht se rrezikojn jeten e te pafajshemve qe u bien siper makines.Se ky zagar u ra siper makines tjeter dhe desh i vdiqen

    Përgjigju
  • 50km/h: 10/03/2023 11:34

    Kaq vlen jeta ne SHqiperi!! Shpejtesi makina lukai motora toke e motora uji..ose vret ose vritesh ose dhe te dyja..per cfare jetojne njerezit?? Si realizohen keto njerez? Here here te vjen te mos ndjesh as keq per keto ngjarje..

    Përgjigju
  • Dori: 10/03/2023 11:26

    Duket morri cfare karakteri ka qe nga ajo canta femrash qe mban ne krah. Qen bir qeni u kalbsh ne burg!

    Përgjigju
    • Kosto: 10/03/2023 12:06

      Ka.vdek o boss, ca burgu thua. Ne burg ata që i vunë 5 gjoba ne 5 muaj me shpejtësi 270 në orë. Mua po te eci me 100 më heqin patentën. Vdekte shteti e kush e drejton e korruptohet.

  • Skifteri: 10/03/2023 11:09

    Nje mesim per te gjitha k*rvickat ne qarkullim mos u merrni me adoleshente 20 vjecare... Merruni me me te medhenj nga vetja se ato ju japin dhurata edhe ju kenaqin mos u merrni me femije qe kan qejf te nxjerrin jeten e tyre jasht kontrollit edhe te vdisni ne kolektiv. Jeta eshte e bukur duhet shijuar por Jo me cmendurira pa sens! Beni s*x te shendetshem edhe larg droges alkolit edhe femijeve.

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjike: 10/03/2023 10:40

    Pse nuk qitni nje ligj qe te hiqet patenta kur merr mbi 2 gjoba, Jepni edhe ju gazetaret pak informacion se keshtu ndodh jashte shtetit kur diçka nuk shkon paraqitni nje shqetesim.

    Përgjigju
  • DURRSAKU: 10/03/2023 10:27

    Po e kerkove do ta gjesh....kshu qe shpeton njeher dy here tre here.....po ne fund te fundit do ta gjesh...kshu qe jepini me fort se me 300 km ne ore atje do shkoni ne ferr...bejani me drita e parakaloni si te terbuar ne krah te kundert,po atje do ikni atje ku nuk ktheheni me....thjesht tregoni qe mezor prisni me vdek.....po mire ju qe e kerkoni po te tjeret cfare faji kane...shteti duhet te nxjerri ligj qe deri 25 vjec nuk duhet te ngasin makina keta kalamaj qe shofin filma dhe bejn si pilota...shteti prap tregon qe ka deshtuar

    Përgjigju
  • mani: 10/03/2023 10:09

    ORE AI ISHTE NJE IDUOT,,POR KETU FAJIN KOMPLET E KA POLICIA,,,ME SHKELJEN E DYTE PER SHPEJTESI NE AMERIKE TE HIQET PATENTA 6 MUAJ,,PER HERE TE 3,,1 VIT DHE PER TE KATERTEN PERJETE....KY NUK DUHEJ TE KISHTE PATENTE ME GJITHE KETO SHKELJE. ,,,SHTETI DJE KA VRARE TRE VETA....DHE KA PLAGOSUR DY VETA +DEMET MATERIALE....

    Përgjigju
    • Drog drog shum shum drog: 10/03/2023 11:41

      Cili shtet mor plak hahahaha

    • Andi: 10/03/2023 11:32

      Cfare faji ka policia? Policia e ka kapur dhe denuar sipas Kodit Rrugor. Kodin nuk e ben policia po parlamenti. Tek "babaleshet" e kombit duhet kerkuar kjo. Faj kane edhe familja qe i kane dhene nje makine super te fuqishme, qe ne 20 vjecar nuk e komandon dot. Makina te shtrenjta per femije te perkedhelur. Nuk i blen dot ato makina me nje jete rroge te ndershme.

  • Qazim: 10/03/2023 10:05

    Gjynah se jete njerezish! Shpejtesia nuk pyet per tipin e makines! Edhe Olldashi ishte me Benz e nuk arriti te mbijetoje!

    Përgjigju
    • Redi: 10/03/2023 13:22

      Olldashin e vrrau sali berisha nuk ra me makin

  • Bxl: 10/03/2023 09:55

    Ja pse jeni rraca ma e pa dashur nga te gjith bota ! Po qa jan ato komente o njerz te pa shpirt ?? Po si thuhet ashtu per nje djal 20 vjeçar ??? Dakort qe eshte shumë shumë akt i gabur e qe ja shohim sherrin te gjith te pa fajshmit …. Por dhe aty thuhet qe eshtë gjobitur 5 her ne nje muaj ,,, ja pra me 5 her dhe e kan lejuar perseri pa e denuar me një muaj keshtu nuk do arrihej kjo katastrof. Pse nuk thoni qe dhe shteti duhet te vendos me shume kontrodh dhe qe kur policija ndalon veq makinat e vjetra e te atyre qe punojn nga mengjesi ne dark e jo makinat e te fortve qe i korruptojn !! Ngushellime familjeve E kush me shan … Zoti ju a qoft juve

    Përgjigju
    • Njeri: 10/03/2023 22:43

      Bxl,c ne kjo tolerance nga ana jote? Te ishte familja jote te ajo makine e perplasur nga nje qe i bie nga qielli,cfare do thoje??? Vertet ky 20 vjecari nuk esht fajtor 100%,se 200% jane prinderit e me pas ata qe kane bere kete rregullore te qarkullimit... po meriton cdo mallkim dhe jo vetem ai,po sic thashe dhe prinderit.. Hajt tung,me mend ne koke

    • Askushi: 10/03/2023 11:00

      Po kurr nuk pergjigjet shteti sic duhet….normale qe behet seleksionimi natyral i species,ska asgje te keqe ketu Per fat te keq ka dhe efekte anesore,nuk iku vetem por mori edhe dy me vete,po ne fund te fundit seleksionim natyral edhe per ato

  • Ben: 10/03/2023 09:46

    ne p te semes shkoi, nje plehre me pak.

    Përgjigju
    • boti: 10/03/2023 12:03

      per BT: O kafsh halabake dhe analfabete mos pergjithso, ti ke bere kshu dhe mire do kish qene dhe qe ti mo te ishe me fat. Njerezit normal nuk ecin me 200 ne ku limiti eshte 40. Pleher ai qe mori me qaf 2 vajza dhe desh vrau 3 te tjere dhe akoma me pleher ti qe e justifikon.

    • Ben: 10/03/2023 11:49

      ne p te semes shkofsh dhe ti, se ai mori me qaf dhe 2 jet te tjera jo vetem veten

    • Bt: 10/03/2023 11:13

      Po Pse o Ben ne te sembes?? Is e nje pleher me pak?? Ne te gjithe kemi bere si aij ne jeten tone por kemi qen me shanc. Po si mund te thuash nje pleher me pak per nje 20 vjeçare? Ne te satembe or Ben

  • Lushka: 10/03/2023 09:32

    Realisht sa zhurme ka bere sepse qellova sa dola tek dera e teg-ut... Nje zhurme e thate Edhe cuditerisht tym... Shum shpejt erdhen te gjithe me polici e me gjera u bllokua trafiku. Mendova se do kalonte ndonje nga keto politikanet e famshme se atehere ka aq polici... Nejse ndjese pacin ato qe iken edhe njerezit e pafajshem. E kerkoj e gjeti.

    Përgjigju
  • mask: 10/03/2023 09:21

    kti i duhet shkuar ne shtepi dhe ti perdhunosh te gjithe si familje. fis trogloditesh, ju shofte fara

    Përgjigju
  • Ali: 10/03/2023 09:11

    Keta ne ate te semes te shkojne..mjer te pa fajshmit nga keta.

    Përgjigju
  • Loni: 10/03/2023 09:02

    Fatkeqsia eshte qe marrin ne qaf te tjere me vete

    Përgjigju
  • Ups: 10/03/2023 08:58

    Ky e paska pas hallall vdekjen me vones I Paska ardh . Nje idiot me pak nete seems ka shkuar.

    Përgjigju
  • Dori: 10/03/2023 08:40

    Tani ti japi me 370 km ne ore makines edhe pa duar fare dhe ta postoj ne ferr

    Përgjigju
  • Edi: 10/03/2023 08:33

    E paska dhe çantaqen me vete se nuk shkon prpfili pa të

    Përgjigju
  • lola: 10/03/2023 08:27

    tani mos u shpeteso far ti japesh edhe me tre duar

    Përgjigju
  • trapi: 10/03/2023 08:25

    kafshe me surrat idioti...more ne qafe njerez te pafajshem !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë