Aksidenti tragjik në Maqedoni, identifikohen 14 të vdekurit, sot dhe nesër ditë zie kombëtare (VIDEO-FOTO)

Është rritur gjatë natës bilanci i aksidentit tragjik në Maqedoni, duke shkuar në 14 të vdekur. Po ashtu edhe numri  i të plagosurve është konfirmuar në 32 nga 29 që flitej në orët e mbrëmjes. Aksidenti i rëndë ndodhi pasditen e së mërkurës në kilometrin e shtatë të autostradës Shkup-Tetovë. Autobusi me udhëtarë u përmbys pas disa rrokullisjeve në rrugë, ku për të nxjerrë njerëzit u desh ndërhyrja e ekipeve të emergjencës për shkak se kishin mbetur të bllokuar brenda autobusit.

Ndërkohë në një mbledhje të jashtëzakonshme një orë pas mesnate, qeveria mori vendim për të shpallur dy ditë zie, 14 dhe 15 shkurt. Shoferi i autobusit mbeti i plagosur dhe prokurori publik tha se do të kryhen analizat e gjakut dhe të urinës ndaj tij.

Gjatë mbrëmjes edhe Kryeministri i vendit, Zoran Zaev shprehu ngushëllimet për familjarët e 13 viktimave të aksidentit tragjik, duke thënë se e dhimbja dhe pikëllimi nuk mundë të maten dhe se nuk ka fjalë që mund të ngushëllojë aksidentin e rëndë që ishte fatal. Ndërsa ngushëllimet nuk munguan as nga autoritetet shqiptare. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:25
Identifikohen 14 viktimat e aksidentit të djeshëm në Maqedoni

Identifikohen 14 viktimat e aksidentit të mbrëmjes së kaluar në autostradën Shkup- Tetovë në Maqedoni. Sipas mediave maqedonase shumica e viktimave janë të rinj dhe më shumë se 6 prej tyre nga Gostivari. 

Identiteti i viktimave nga aksidenti në Shkup- Tetovë

Rametulla Abdurraimi, djalë i vetëm i familjes Abdurraimi

Valdete Hamiti, (1989), nga Debreshti i Gostivarit, nënë e dy fëmijëve të mitur

Jovica Tërpevski, djali i deputetit Bllagojçe Tërpevski nga Gostivari

Besim Kamberi nga fshati Senakos i Gostivarit

Onur Sadiku, 19-vjeçar nga Gostivari

Esat Emruli nga Gostivari

Ajdin Ismaili, 19 vjeç nga Gostivari

Besim Fetai nga Vrapçishta

Bejza Uzeiri nga Banjica e Poshtme

Zoran Davidovski (1981), punonjës në Qytetin e Shkupit

Tërpana Janevska, pensioniste nga Gostivari

Boban Avramovski, student i FON-it

Dejan Ristevski, i punësuar në Bankën Popullore të Maqedonisë

Pavle Kostoski, nga Gostivari, i sapo diplomuar në Fakultetin Juridik në Shkup.

Ora 14:09
Aksidenti tragjik në autostradën Tetovë-Shkup, mes viktimave një 19-vjeçar shqiptar

Pas aksidentit tragjik, që ndodhi në Maqedoninë e Veriut  ku një autobuz u rrëzua duke u përmbysur në humnerë mësohet se mes viktimave që humbën jetën është edhe një 19-vjeçar shqiptar.

Bëhet fjalë për Onur Sadikun 19-vjeç, i cili  ka ndërruar jetë mbrëmë në aksidentin me autobusin që udhëtonte nga Shkupi për në Tetovë.

Bëhet e ditur se familja e 19-vjeçari shqiptar jeton prej kohësh në Kroci ndësa Onuri vazhdonte studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup.

Ndër viktimat e identifikuara nga tragjedia e rëndë janë Rametulla Abdurahimi, Jovica Trpevski, Onur Sadiku dhe Besim Kamberi.

Ora 10:22
FOTO - Ja si doli autobusi nga rruga ku humbën jetën 14 udhëtarët në Maqedoni

Kjo është fotografia e cila thuhte se autbousi ka dalë nga rruga. Rruga Shkup – Tetovë afër fshatit Llaskarcë, ku autobusi ka dalë në drejtim të kundërt e më pas ka ra në rrugën e vjetër afër fshatit Llaskarcë ku humbën jetën 14 udhëtarë dhe shumë të lënduar, përcjell TS.

Foto e autobusit dhe skica e rrugës nga Google

Ndryshe pas aksidentit tragjik sot dhe nesër në Maqedoni është ditë zie ndëra tre ditë në Gostivar. Trupat e viktimvae vazhdojnë të qëndrojnë në Obduksion e më pas do të identifikohen dhe në fund do ju dorëzohen familjeve.

Ora 10:21
Tragjedia në Maqedoni/ Kuvendi nis seancën me një minutë heshtje

Kuvendi ka nisur seancën e sotme plenare me një minutë heshtje për tragjdedinë e ndodhur dje në Maqedoni.

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ftoi të gjithë deputetët të mbajnë një minutë heshtje në nderim të viktimave që humbën jetën dje në aksidentin tragjik të ndodhur në aksin rrugor Shkup-Tetovë ku humbë jetën 14 persona dhe u plagosën shumë të tjerë.

Kuvendi i Shqiperise 1 minut heshtje për viktimat e aksidentit në Maqedoni
Ora 10:18
Aksidenti tragjik në Maqedoni, Basha: Ngushëllime familjarëve

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas lajmit të hidhur për aksidentin tragjik në Maqedoni ku humbën jetën 15 persona dhe u plagosën shumë të tjerë. Basha shpreu ngushëllimet familjeve të viktimave dhe i uroi shërim sa më të shpejtë të lënduarve. Ai shtoi se është në solidaritet të plotë me autoritet vendore dhe qëndrore të Maqedonisë.

Reagimi i plotë i Bashës:

"Me hidherim te thelle mesova lajmin e aksidentit tragjik prane Gostivarit. Ne keto ore dhimbje dhe tronditje te thelle u shpreh ngushellime familjeve te viktimave, sherim te shpejte te lenduarve dhe solidaritet te plote autoriteteve vendore dhe qendrore te Maqedonise së Veriut."

Ora 09:54
Humbi jetën në aksidentin në Maqedoni/ Familjari ndan përjetimin për të afërmin: Namazin asnjëherë nuk e harroi

Aksidenti tragjik ku humbën jetën një numër i madh i viktimave, në Maqedoni la një gjurmë duke tronditur mbarë opinionin publik. Një nga të afërmit e viktimave, ka zgjedhur të ndajë në rrjetin social një moment përjetimi sa i përket praktikës së besimit fetar. I afërmi i një prej viktimave ndan momenti emocional të përjetimit fetar duke u shprehur se Remtulla Abduramani, ishte një njeri i dashur, besimtar që besonte në Zot dhe se asnjëherë nuk kishte harruar të falte namazin. 

Ky është Remtulla Abduramani që humbi jetën në aksidentin me autobus në rrugën Shkup – Tetovë. Rametulla Abduramani ka qenë i punësuar si administrator në Shkup ndërsa ka udhëtuar në këtë relacion cdo dite me autobusin e Durmo Turs-it tregon i afërmi i viktimës.

Ja çka shkruan Hasan Rexhepi një i afërt i viktimës.

"Jeten me Islam e jetove, namazi asnjëher nuk e harrove, e sot prej kësaj bote u largove. U takofshim në Xhennetet e Zotit o i dashur Rametulla…Të Allahut jemi, dhe tek ai do të kthehemi", shkruan i afërmi i viktimës.

Ora 09:37
14 viktima nga aksidenti i autobusit në autostradën Tetovë-Shkup (FOTO)

Aksidenti tragjik është shënuar mbrëmjen e të mërkurës në Maqedoni, ku për pasojë humbën jetën 14 persona, ndërsa 32 të tjerë mbetën të plagosur. Aksidenti i rëndë rrugor ndodhi në kilometrin e shtatë të autostradës Shkup-Tetovë, ku siç shihet dhe nga fotot autobusi me pasagjerë është përmbysur pas disa rrokullisjeve në rrugë.

Ora 09:35
Aksidenti tragjik, babai nga Gostivari: Me duart e mija e nxorra djalin nga autobusi

Një ditë pas aksidentit tragjik që ndodhi në Maqedoni, ku një autobuz doli nga rruga duke u përmbysur në humnerë, nw aksin Tetovw- Shkup një dëshmi tronditëse vjen nga një personat e afërt të njërit prej viktimave i cili rrëfen momentin kur me duart e veta ka nxjerrë të birin nga autobuzi  i cili mbeti i plagosur në aksidentin tragjik. Në një prononcim për mediat, familjari rrëfen momentet e tmerrit kur është njoftuar nga i biri, se kishin pësuar aksident dhe më pas i alarmuar ai  ka shkuar nga Gostivari në Karpalak vend ku ndodh  dhe ngjarja tragjike. 

Vetë e kam nxjerrë djalin tim nga autobusi. Ai më thirri në telefon dhe vetëm tha: “nuk e di se çfarë ka ndodhur, kemi pasur një aksident. Unë menjëherë jam nisur nga Gostivari në Karpalak dhe nxora djalin tim nga autobusi", është shprehur babai i viktimës.

Kështu rrëfen ngjarjen babai i njërit prej djemve të plagosur në tragjedinë që ndodhi në autostradën Shkup-Tetovë, ku humbën jetën 14 persona dhe mbeten të plagosur 32 të tjerë katër prej të cilëve luftojnë për jetë. Ndërkohë, shumë qytetarë nga Gostivari që erdhën në vendin e ngjarjes nuk gjetën të dashurit e tyre.

Ora 09:31
Aksidenti tragjik në Maqedoni, liderët kosovarë shprehin ngushëllimet

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shprëhur ngushëllimet për familjarët e viktimavë që humbën jetën dje në aksidentin tragjik që ndodhi në Maqedoni.

Lideri i qeverisë kosovare tha se ndihet i tronditur nga kjo ngjarje që ka prekur shumë familje.

“I tronditur nga aksidenti me fatalitet në autostradën Shkup - Tetovë. Një tragjedi që po prekë shumë familje, me dhjetëra të lenduar e për fat të keq shumë të vdekur. Ngushëllime të sinqerta për familjet që humbën më të dashurit e tyre dhe shërim sa më të shpejtë për të lënduarit”, tha Haradinaj.

Edhe presidenti Hashim Thaçi shpreu keqardhje për viktimat e aksidenti dhe i uroi shërim të shpejtë personave të lënduar. Ai gjithashtu shpreu ngushëllime për krerët e shtetit dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë.

"Ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave të aksidentit në autostradën Shkup-Tetovë, ndërsa të lënduarve iu uroj shërim sa më të shpejtë dhe të plotë. Iu shpreh ngushëllime edhe udhëheqësve të institucioneve, si dhe tërë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut," përfundoi Thaçi.

Ora 08:28
Tragjedi në Maqedoni, mes të vdekurve edhe djali i një deputeti

Në aksidentin tragjik rrugor që ndodhi pasditen e së mërkurës në autostradën Shkup – Tetovë, mësohet se na mesin e viktimave është edhe djali i deputetit Blagojce Trpevski, në rradhët e partisë opozitare në Maqedoni LSDM-së,(Lëvizja Social Demokrate në Maqedoni)  Jovica Tërpevski,  raportojnë mediat maqedonase. 

 Një ditë më parë në Maqedoni, ku një autobuz doli nga rruga duke u përmbysur në aksin rrugor Shkup-Tetovë, ku 14 persona mbetën të vdekur, 7 prej tyre në vendngjarje  ndërsa ende nuk dihet shkaqet e aksidentit . Ndërkohë, policia vendase po heton për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarje tragjike.

Ndërsa këtë të enjte nga ora 12:00, pritet të mbahet një seancë e jashtëzakonshme edhe në Komunën e Gostivarit, për rastin tragjik ku humbën jetën 14 persona dhe mbetën të plagosur dhe 28 të tjerë nga aksidenti i autobusit në autostradën Shkup – Tetovë. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 14/02/2019 15:59

    Ngushellime familjeve te viktimave!

    Përgjigju
  • Justice: 14/02/2019 10:32

    Qofshin te xhenetit,ngushellime familjareve.

    Përgjigju
  • Naimi: 14/02/2019 08:28

    Eshte rasti i trete ne paj vite qe ndodh me autobuza. I pari me nxenesit nga Kosova ne Fushe Arrez ku humben jeten 18 nxenes i dyti ne Sarande ku humben jeten 21 vajza te Universitetit te Elbasanit dhe i treti ky qe ndodhi ne Maqwdoni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Bie nga 10 metra lartësi në Milano, 18-vjeçari shqiptar në gjendje shumë të rëndë shëndetësore

Itali/ Bie nga 10 metra lartësi në Milano, 18-vjeçari shqiptar në gjendje shumë të rëndë shëndetësore