Aksidentoi çiftin Konomi te vijat e bardha, Prokuroria dërgon në gjyq çështjen ndaj Ajas Sulejmanit

Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq çështjen ndaj Ajas Sulejmanit, përgjegjës për aksidentin te vijat e bardha te çiftit Konomi që po kalonin rrugën me karrocën me foshnje.

Kërkesa e Prokurorisë së Tiranës për gjykimin e dënimin e Sulejmanit me tre akuza: vepër me pasojë plagosje, drejtim i makinës në gjendje të dehur dhe largim nga vendi i aksidentit.

Sipas ligjit, kur nga vepra penale është shkaktuar vdekja ose plagosja e rëndë e disa personave, dënohet me burgim nga pesë deri në njëzet vjet. Drejtimi i automjeteve apo mjeteve të tjera të motorizuara në gjendje të dehur, nën efektin e lëndëve narkotike apo pa dëshminë përkatëse të aftësisë dënohet me burgim nga dhjetë ditë deri në tre vjet. Largimi nga vendi i aksidentit, i drejtuesit të automjetit apo të çdo mjeti të motorizuar, për t’u shmangur nga përgjegjësia penale, civile apo administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Aktualisht Sulejmani ndodhet ne masën e sigurisë arrest shtëpie.

Nga aksidenti nuk u shënuan viktima, por mbeten të dëmtuar tre pjesëtarët e familjes Konomi. Familja Konomi me deklaratë noteriale ne gjyq ka falur Sulejmanin duke mos pasur asnjë pretendim ndaj tij.

D.GJ/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Den: 10/09/2022 12:09

    Mire ja u beri ketyre vemjeve Majmuna pa shtylle kurrizore

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë