‘Aksion informalitet në të gjitha fronte’, ministri Malaj te ‘Ekonomia’: Vetëm për sigurimet bizneset kanë 234 mln euro borxh, u marrim asetet

Nga fushatat sensibilizuese, gjobat, mbyllja e biznesit e deri tek bllokimi i pasurive të paluajtshme. I gjithë viti 2025 do t’i dedikohet një lufte me disa fronte dedikuar goditjes së informalitetit.

“Po punojmë për bllokim të llogarive kush nuk paguan tatimet”, u shpreh Malaj.

Brenda vitit 2025 do të jetë funksional ‘Regjistri i Aseteve’, për të gjitha bizneset, dhe kush shmang tatimet apo nuk i paguan detyrimet, edhe duke përdorur si strategji shpalljen e falimentit, do të përballet me bllokim pasurish.

“Do të ketë bashkëpunim më të ngushtë midis Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe DPSHTRR por edhe me Kadastrën për të bllokuar pasuritë e paluajtshme të subjekteve që kanë detyrime. Deri më sot kemi hasur në vështirësi për të bllokuar pasuritë e atyre që kanë detyrime. Do krijohet edhe regjistri i aseteve ku do të bëhet një analizë risku, për të kuptuar pasuritë që kanë këta subjektet që kanë detyrime tatimore”, tha ministri i Financave Petrit Malaj në Komisionin e Ekonomisë, 

Fokusi kryesor kundër informalitetit do të jetë tek ulja e nën deklarimit të pagave, si dhe pagesa e sigurimeve shoqërore e shëndetësore. Aktualisht borxhet e bizneseve për mos pagim të sigurimeve ka arritur në 234 milionë euro.

“23.4 mld lekë është borxhi për sigurimet shoqërore, duhet të theksoj se gjysma e këtij borxhi është e pa mbledhur sepse ato subjekte janë mbyllur, dhe rreth 12 miliardë lekë është borxh bashkë me penalitete dhe interesa për pagesa të vonuara”, tha Malaj. 

Ngritja e regjistrit të Aseteve të tatimpaguesve ka si synim edhe vlerësimin real të pasurive të tatimpaguesve. Përmes këtij regjistri ku do të ketë të dhëna mbi pronat, makinat apo pasuri të tjetra, administrata tatimore do të bëjë ballafaqimin e pasurisë me të ardhurat e deklaruara nga tatimpaguesi, proces që bëhet për të goditur pasurinë e pajustifikuar. Vetëm nga aksionet kundër informalitetit dhe miradministrimi Ministria e Financave planifikon të mbledhë 150 milionë euro shtesë në vitin që vjen.

K.T./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hetimi: 06/11/2024 20:12

    Ky le te tregoje sa e kishte pagen kur punonte privat dhe sa sigurime shoqerore paguante.

    Përgjigju
  • Bert: 06/11/2024 19:54

    Biznesi i vogel dhe mesem serish target i Rames per ti zhvatur. Sepse te medhenjte ose VIP - Mane & oligarket ramoste co, qe duhet dhe jane ne borxh mbi 500 mil euro, paguajne zero dhe Rama ka nevoje per parate qe e ka me kollaj tua zhvase te vegjelve. E reja kesaj radhe eshte zelli i dalllauleve si ky pyka Malaj, per te grabitur pronat dhe asetet e bizneseve si alternative. Pra presion te madh para zgjedhjeve!

    Përgjigju
    • Geirgi: 07/11/2024 09:20

      Bravo! 1000%

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë