Aksioni i opozitës/ PD-LSI luftë Vetingut dhe figurave të PS me peshë në zgjedhje

Aksioni i opozitës/ PD-LSI luftë Vetingut dhe figurave të PS me peshë në zgjedhje

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha

Lufta kundër qeverisjes së lidhur me krimin, shpëtimi i reformës në drejtësi dhe problemet me ekonominë dhe do të jenë tre shtyllat e aksionit politik opozitar gjatë këtij sesioni parlamentar. Piketat e aksionit politik janë hedhur dje gjatë një mbledhjeje të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ku morën pjesë edhe përfaqësuesit e partive aleate. Gjatë mbledhjes, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pohuar se çlirimi i qeverisjes me krimin do të jetë prioriteti kryesor i opozitës. Basha ka kërkuar angazhim maksimal të deputetëve dhe strukturave të PD në këtë betejë. "Shqiptarja.com" ka mësuar se strategjia e PD konsiston në goditjen dhe baltosjen me akuza të figurave të caktuara të Partisë Socialiste, që kanë impakt në fushatat e zgjedhore, për maksimalizimin e votave në zonat e tyre zgjedhore. Në shënjestrën e opozitës do të jenë deputetë të PS, të cilët do të akuzohen për lidhje me krimin, ku nuk përjashtohet as mundësia e PD të kërkojë edhe heqjen e mandatit. Gjithashtu në shënjestër do të jenë ata kryetar bashkie që do të konfirmohen për një tjetër mandat, të cilët konsiderohen si rrezik nga PD dhe LSI në zgjedhjet lokale. Gjithashtu, lufta e Partisë Demokratike, e mbështetur edhe nga LSI, do të përqendrohet kundër Vetingut, në rrjetën e të cilit kanë rënë shumica e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, të emëruar nga ish-kryeministri Sali Berisha, para se të humbte pushtetin në shtator të 2013. Strategjia synon goditjen e njerëzve të Vetingut si dhe në bllokimin e ngritjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, me pretendimin se po kapen nga kryeministri Edi Rama. Ngritja e KLGJ dhe KLD janë përcaktuese për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatave Speciale. Strategjia është reflektuar edhe në fjalën e Lulzim Bashës gjatë mbledhjes së djeshme.

“Çlirimi i qeverisjes nga krimi është prioritet mbi gjithçka. Bashkëqeverisja e Ramës me krimin po shkatërron gjithçka. Reforma në Drejtësi, e diskredituar. 11 gjyqtarë të paktën janë mbajtur jashtë rregullave. Të mbrojtur dhe lojtarë të Edi Ramës. Procesi i Vettingut është i korruptuar. Filli i sesionit do të jetë nisje e transparencës për gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar që rrjeta e Vettingut nuk i kap, por i mban në drejtësi, ç’ka hedh në erë parimet kryesore të reformës. Synohet kapja e KLGJ dhe KLP dhe është fare e thjesht. Gjithçka po shkon më keq për shkak të korrupsionit galopant. Evidentimi i koncesioneve korruptive, marrja e masave”, ka pohuar Basha.

Petrit Vasili zbulon aksionin e LSI

Përveç PD-së, edhe Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar dje një mbledhje të Grupit Parlamentar. Në përfundim të saj, kreu i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili ka dalë në një deklaratë për mediat, duke bërë të ditur dhe qëndrimin që do mbajë partia e tij këtë sesion parlamentar. “Veprimi jonë do të jetë nën një moto: tolerancë zero ndaj hajdutëve që kanë grabitur vendin, do të ndalojmë këtë hordhi që po grabit vendin. Sot kemi një sistem drejtësie të thelluar që mban gjallë kriminalitetin në vend. Për Kryeministrin ka një padi dhe nuk po luan gishtin, Kryeministri tha se ka bërë ekspertizën për audion e vëllait të ministrit, por prokuroria nuk ka lëvizur. Vendimi është i prerë, tolerance zero ndaj krimit dhe hajdutërisë, shpërdorimit të pushtetit shtetëror dhe arrogancës shtetërore, me çdo mjet dhe çdo instrument, sigurisht demokratik për një përballje pa kthim pas”, tha Vasili.

Teatri

Kreu i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili u ndal edhe tek ligji për ndërtimin e teatrit, i cili do të jenë të fokus të LSI. “Numrat janë të parëndësishëm për ne, nuk ka rëndësi fare se 70 e ca numra ndodhen në krahun e një grupi hajdutërisht të demotivuar, të cilët janë sot përpara opinionit publik të identifikuar si e keqja më e madhe e këtij vendi dhe përballja do të fillojë që nga rifutja, duhet ta dinë qytetarët  që do rifutet sërish ligji për Teatrin, mbas kthimit nga Presidenti i Republikës, kthim i cili ishte një mundësi e madhe, në radhë të parë për mazhorancën, të hiqte dorë të bënte një hap pas  nga kjo hajdutëri e jashtëzakonshme, hajdutëri e shekullit, bëhet fjalë për 200 e ca milionë euro”, pohoi Vasili. Deputeti Vasili tha gjithashtu se LSI do të kundërshtojë fort ligjin për bixhozin.

Koncesionet  

Ashtu si Basha, edhe Vasili tha se beteja do të përqendrohet kundër koncesioneve. “Përsëri është një çështje madhore problemi i rrënimit ekonomik nga konçensionet. Që në 16 shkurtin e vitit 2016, dy vjet e gjysmë më parë, kjo Rilindje që drejton vendin ka bllokuar në mënyrën më të turpshme, tashmë e mbështetur gjerësisht  dhe nga Kryetari i Kuvendit, të zgjedhur prej tyre, për të qenë masha dhe instrumenti I tyre, një nismë e cila ka  të bëjë me konçensionet ku ne i kërkonim pikërisht transparencë të plotë, ardhjen në parlament, miratim në sallën e parlamentit. Gjithë shqiptarët  të dinin se çfarë detyrimesh merrnin përsipër. Çfarë ishte e mirë dhe çfarë ishte e keqe nga këto konçensione dhe kjo nismë prej dy vjet e gjysmë bllokohet në parlament”, tha Vasili.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besford këlluf gjoleka: 04/09/2018 16:39

    O lulzim shal ngjitmi po si mund të të vin njërzit mbrapa ty kur ti vjedh vret gënjen sdi tabelën e shumzimit 7×7=42 .Ti bashk me edi pallën bashkëpunuat e do i merni shqiptarve 13 miljon euro për pallatin qē kishe bër në det kush ta kishte lën detin ty jotëm apo ytat mor edepsëz. Po të ishe ti kaq në merak për Shqiptarët e varfër më të varfërit e europës nuk e zgjasje punën e pallatit mor hajdut me çizme . Ai pallat ishte bër pa leje e ishte futur në det mor krimb i ndyr e ti pret që Shqiptarët të besojn.Rroft Shqipria posht kriminelët e pd me në krye krykriminelin malok salhe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg