Aksioni, tre makinat e blinduara u
gjetën në garazhin e Ergys Hoxhës

Aksioni, tre makinat e blinduara u<br />gjetën në garazhin e Ergys Hoxhës
Prokuroria e Tiranës ka nisur praktikën hetimore të verifikimit të katër automjeteve të blinduara që ishin parkuar në garazhin e një pallati në kompleksin “Kika” në kryeqytet. Automjetet janë zbuluar javën e kaluar falë një bashkëpunimi mes Shërbimit Informativ Shtetëror dhe Policisë së Tiranës. Automjetet luksoze u gjetën në garazhin në pronësi të Ergys Hoxhës. 

Burimet nga prokuroria e Tiranës, thanë për “Shqiptarja.com” se prej dy ditësh kanë nisur hetimet për këtë rast, ku po verifikohet me imtësi, mënyra se si janë futur në Shqipëri këto automjete dhe personat që i përdornin ato. Nga të dhënat paraprake thonë burimet pranë prokurorisë së Tiranës, automjeti tip Benz me targa Ruse, i përket shtetasit Pajtim Serjani.
pajtim serjani ergys hoxha
(Pajtim Serjani dhe Ergys Hoxha)

Zbulohet biznesmeni që furnizoi grupin me mjete të blinduara
Ky i fundit njihet si person me precendentë penalë dhe kontigjent policor, dhe dyshohet të jetë lidhje me grupin e Emiljano Shullazit. Serjani ka pak kohë që ka dalë nga burgu, për shkak të dënimit me 3 vjet heqje lirie për akuzën e gjobëvënies ndaj tregtarit të kafesë Julian Bregu. Serjani i ka shpëtuar disa atentateve në Tiranë dhe për shkak të hasmërive që ka thotë prokuroria, lëviz me makinë të blinduar.

Ndërkohë për sa i përket tre automjeteve të tjera të blinduara, të tipit “Benz” dhe “Audi”, dy prej të cilave i përkasin shtetasit Ergys Hoxha, dhe sipas prokurorisë së Tiranës dyshohet se janë përdorur nga Emiljano Shullazi dhe anëtarët e grupit të tij. Një burim pranë prokurorisë së Tiranës, i tha gazetës “Shqiptarja.com“ se Ergys Hoxha zotëron dy nga këto makina.

Hoxha njihet si person që merr në Gjermani makina luksoze dhe të blinduara, kryesisht “Audi” dhe i transporton në Shqipëri. Këto makina sipas prokurorisë Hoxha i lëshon me qëra tek persona kryesisht me precendentë penale dhë që janë të gatshëm të paguajnë shifra të mëdha në euro, vetëm ti kenë në përdorim. 

Ky i fundit në shumicën e kohës qëndron në Gjermani, ndërkohë mësohet se shpesh herë nuk kryen kontrata qëra-dhënie të automjeteve me personat që u jep makinat e blinduara në përdorim. Ergys Hoxha, u ka dhënë makina të blindura Elton Çiços vrarë në 1 maj tek lokal “De Niro”, Ervin Dalipaj vrarë në autostradën Tiranë-Durrës dhe disa personave të tjerë me precendetë penalë. Ndërkohë sipas policisë së Tiranës katër automjetet e sekuestruara kapin shifrën e 1 milion euro.

Çuditërisht në momentin e sekuestrimit tre prej automjeteve u ishin hequr targat, ndërsa njëra është e paisur me targa ruse, dhe dyshohet se i përket shtetasit Pajtim Serjani. Mësohet se katër automjetet lukzose pak para se të niste operacioni “Vjeshtë 2017”, kanë qënë në qarkullim në rrugët e Tiranës. Automjetet ishin fshehur brenda ambjenteve të një garazhi në kompleksin “Kika”, me shpresën ti shpëtonin valës së sekuestrimeve të operacionit “Vjeshtë 2017”.

Mirëpo një indicie e dhënë në polici nga Shërbimi Informativ Shtetëror, ka vënë në lëvizje policinë e kryeqytetit, e cila ka shkuar në ambjentet e kompleksit “Kika”. Mirëpo për hapjen e derës së garazhit, policisë i është dashur ndihmë e zjarrfikësve të Tiranës, të cilët kanë këputur qepenin e garazhit, dhe brenda tij janë gjetur katër automjetet luksoze të blinduara. “Shqiptarja.com” u interesua pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda lidhur me numrin e dosjeve që kishin mbëritur nga policia, për hetimin pasuror.

Burimet thanë se bëhet fjalë për rreth 50 çështje të cilat janë në proces verifikimi. Sipas përfaqësuesve të akuzës, në këto referime ka çështje që kërkojnë kohën e nevojshme, ndërkohë ka dhe dosje të tjera që nuk ja vlen të meresh me to, pasi e di se nga hetimet s’mund të dalë asnjë e dhënë financiare.

Operacioni “Vjeshtë 2017” Policia: Dyshohet se janë të vjedhura në BE
Policia e Tiranës thotë se automjetet dyshohet se janë të vjedhura në vendet e Bashkimit Europian. Vlera e këtyre makinave shkon rreth 1 milionë euro dhe secila prej tyre mendohet se kushton më shumë se 200 mijë euro. Në njoftimin e saj të një jave më parë policia nuk i bën të ditur pronarët e këtyre makinave, por thotë se ka referuar materialet në Prokurori, për veprat penale “Trafik i mjeteve motorike” dhe "Pastrim produktesh të veprës penale”.

Sipas policisë bllokimi i këtyre makinave është bërë në kuadër të operacionit “Vjeshtë 2017”, për sekuestrimin e pasurive të grupeve kriminale. Burimet thanë se janë rreth 85 makina luksoze të bllokuara deri më tani në të gjithë vendin. Nga 85 makina që dyshohet se janë të trafikuar apo të blera me të ardhura nga krimi, 13 prej tyre janë të blinduara.

Në total, vlera e 85 makinave të sekuestruara arrin më shumë se 6 milionë euro. Shumica e makinave të bllokuara janë në Tiranë dhe Shkodër, ndërkohë aksioni pritet të vijojë edhe në muajt në vazhdim. Burimet sqarojnë se dosjet për këto makina i kanë kaluar Prokurorisë dhe do të jetë gjykata, e cila do të vendosë për sekuestrimin përfundimtar të tyre.

[gallery]24063[/gallery]

Redaksia Online
J.Sh/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur

Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur