"Aksioni", Veliaj letër banorëve:
Na ndihmoni për qytet të pastë

Na ndihmoni për qytet të pastë">
TIRANË - Aksioni për çlirimin e hapësirave të zëna publike do të nisë nesër në mëngjes. Bashkia e Tiranës ka kërkuar sot bashkëpunimin e qytetarëve për aksionin e së shtunës, përmes një letërnjoftimi, e cila po u shpërndahet banorëve të Njësisë 5 nga ku do të nisë ky aksion.

Në letër njoftohet se më datë 15 gusht, Bashkia e Tiranës bashkë me INUV dhe Policinë Bashkiake do të nisë aksionin për lirimin e hapësirave të zëna në mënyrë të paligjshme, si dhe rehabilitimin e tyre, sipas urdhrit të lëshuar sot nga kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, ku përcaktohet edhe plani i punës.

Një javë më parë Kryetari i Bashkisë së Tiranës kishte premtuar nisjen e këtij aksioni. Përmes një publikimi sot në mëngjes në rrjetin social “Twitter”, Veliaj ka kërkuar bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve për aksionin.

“Duke nisur nga dita e shtunë, datë 15 gusht 2015, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik Vendor dhe Policinë Bashkiake, do të ndërmarrë një aksion për çlirimin e të gjitha hapësirave të zëna në mënyrë të paligjshme në Njësinë Administrative nr. 5 si dhe për rehabilitimin e tyre. Për këtë arsye, ju lutemi në bashkëpunimin tuaj. Na ndihmoni të mbajnë pastër qytetin dhe të krijojmë më shumë hapësira të gjelbra në Tiranën tonë”, - shkruan Veliaj.

letra e veliaj 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Ilir Yzeir: Rri e rri e trazo hirin

Ilir Yzeir: Rri e rri e trazo hirin