Akti normativ për masat e marra kundër COVID-19, Komisioni i Ligjeve jep 'OK'

Akti normativ për masat e marra kundër COVID-19, Komisioni i Ligjeve jep 'OK'

Foto nga mbledhja online

TIRANË- Akti normativ për masat e marra në kuadër të përhapjes së COVID-19 u miratua ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve. Në ambientet e kryesisë ishte vetëm kryetari i Komisionit Ulsi Manja i cili drejtoi mbledhjen online.

Në pikat e miratuara ditën e sotme përfshihet ndryshimet në buxhetin e vitit 2020, por edhe ndryshimet në ligjimin për “Tatimin mbi të ardhurat”.

Report tv mëson se kanë qenë dy deputetë të PS, Vasilika Hysi dhe Spartak Braho të cilët kanë kërkuar një formulim më të saktë të disa prej pikave të aktit normativ në mënyrë që mos ketë paqartësi nga qytetarët.

Report tv mëson se aktet normative kanë marrë shumicën e votave të deputetëve. Ndërkohë, disa pika të tjera të aktit normativ që lidhen me kohëzgjatjen e masave të marra, qëndrimin e përkohshëm të të dënuarve në shtëpi do të diskutohen në një mbledhje të dytë të komisionit të ligjeve që do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 10 të paradites.   Nga ana tjetër, në mbledhjen e zhvilluar një ditë më parë, këto akte morën 'OK' nga Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim