Aktori Guljelm Radoja kundër paktit me PD-në: Jam i djathtë, por kauza e Teatrit nuk duhet të politizohet (VIDEO)

Aktori i njohur Guljelm Radoja pasditen e sotme mori fjalën gjatë protestës te Teatri Kombëtar duke e cilësuar si turp atë për atë që ndodhi dje, ndërsa kundërshtoi marrëveshjen që u firmos mes disa aktorëve dhe Lulzim Bashës, pasi u shpreh kundër politizimit të cështjes. Ai u shpreh se i përket të djathtës, pasi është një nga nismëtarët e krijimit të PD-së në Durrës, por kërkoi që të mos politizohet kauza. 'Ata që kanë firmosur paktin, nuk e di, s’e kam lexuar se çfarë kanë bërë, por ai i gjati dhe ca të gjatë e të shkurtër të tjerë bënë atë që ne na përçanë.

Teatri është i depolitizuar, teatri është i qytetarëve dhe jo partive. Por unë iu them gjithë kolegëve të m'i që kanë mbetur, mos ta politizojmë kauzën tonë. Le të na mbështesin partitë politike. Ne jemi ne, teatri është teatër' tha ai. Në fund të fjalës së tij, Radoja kishte një mesazh edhe për ata kolegë që sipas tij nuk i qëndruan kauzës duke shkelur mbi dinjitetin e tyre. 

PD-ja sot nënshkroi marrëveshjen me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit. Marrëveshja u nënshkrua nga lideri demokrat Lulzim Basha dhe aktorë të Teatrit Kombëtar. Në disa pika të kësaj marrëveshjeje thuhet se një muaj pas ardhjes në pushtet të PD do të shfuqizohet ligji për shembjen e Teatrit dhe ky i fundit do të shpallet monument kulture.

Fjala e plotë e aktorit Guljelm Radoja
Meqë përfaqësoj Durrësin po them ca gjëra. Para ca kohësh dola në këtë pod dhe thashë edhe unë 3 fjalë dhe po më kujtohen tani. E para, ky vend nuk është i joni, ky vend është juaji. E dyta thashë me plot bindje se nuk do të fitojnë ata, do të fitojë qytetaria, do të fitojë ai spektator, ai qytetar që e do artin. Nuk po i hyj analizës, por ajo e djeshmja qe turpi më i madh. Ishte turpi i atyre që e bënë dhe vetë fakti që u zbythën (kërkoj ndjesë për fjalorin), tregoi se e kanë mbushur zullumin.

Tani dua të ngre një problem tjetër që më shqetëson. Çdo parti ka politikat e veta dhe do të fitojë kredibilitete me diçka, ngjarje, ndodhi. Unë i përkas kësaj të djathte, jam një nga nismëtarët e krijimit të PD-së në Durrës, por duke e parë veten në pasqyrë e pashë që unë nuk jam për politikë, vota ime shkon atje ku shkon por nuk më pëlqen që ne të bëhemi një tip kukulle që futemi në sqetullën e cilësdo aleancë, e cilësdo parti. Jo! Teatri është i depolitizuar, teatri është i qytetarëve dhe jo partive. Ata që kanë firmosur paktin, nuk e di, s’e kam lexuar se çfarë kanë bërë, por ai i gjati dhe ca të gjatë e të shkurtër të tjerë bënë atë që ne na përçanë.

90% dolën të majtë dhe ca kokrra dolën të djathtë. Ia arritën kësaj dite. Ia arriti sepse unë  nuk do ta citoj, por do t’i referohem Shekspirit. Fatkeqësisht ne jemi karaktere të butë, karaktere që manipulohemi dhe kjo gjë vërtetoi katërcipërisht që ne jemi të manipulueshëm. Jemi ca kokëderra... Dikush nga kolegët e m'i, i tha dikujt ‘Unë shkela mbi dinjitetin tim’. Po pse shkele more mik? A ka gjë më të madhe se dinjiteti?

Secili prej nesh këtu kur lanë faqet në mëngjes sheh veten dhe thotë një fjalë;  cfarë bëra dje, sa dinjitoz qesh dje, pse të isha qesharak dje? Unë që flas jam shumë i qetë,  jam pensionist, kam 10 vjet në pension, i marr këtij shteti aq sa më jep. Pse u shite miku im? Pse u shite kolegu im? Çfarë pakti bërë me djallin ti që shkele mbi dinjitetin? Mirë njerëzor, po artistik? Ku është? Unë jam në Durrës, banoj në Durrës, vij rrallë këtu tek ju, por jam me ju. Por unë iu them gjithë kolegëve të m'i që kanë mbetur, mos ta politizojmë kauzën tonë. Le të na mbështesin partitë politike. Ne jemi ne, teatri është teatër, qytetarët e Tiranës, artëdashësit janë me ne.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tosi: 26/07/2019 12:03

    jepini nje dreke qyl se e ka shume qejf , nuk fut doren ne xhep kurre ky aktor, nuk ka paguar kurre kafe ne tavoline por pret tja paguajne te tjeret ,kurse ne dreka merr pjaten me te shtrenjte por doren kurre ne xhep,,,,

    Përgjigju
  • Kosovari: 26/07/2019 08:54

    Eshte fatkeqesi e disa artisteve qe, per anime politike, apo per ndonje interes personal nga politike, dali e berrtasin,dalin jahste arsy es intelektuale e kombetare,jashte arsye artistike krijuese dhe kekrojne ate qe politike eardhuruese e t ij, ka kerkuar,ka nxit ur te ekrkohet apo edhe shkruan "Marrveshje"qe bashkarisht ta kerkojne jo te rejen moderrnen dhe te ohes,por te kaluaren,shemmtine dhe fosilen komuniste qe memzi mbahet ne kemeb.Fatleqesi artistic,njolljosje poltike e panatyrshme,demtim br ezite qe po kerkonh kete shemti dhe demtim per brezet e ardhme qe pengohet eja me kohen.

    Përgjigju
  • asl: 26/07/2019 05:55

    Prandaj dhe Luli i vocer ska per tu bere kurre kryeminister eshte shume adoleshent,qesharak.Nga njera ane Saliu me qytetarin dixhital nga ana tjeter Luli me firma e vula(te prishet dicka e vjeter dhe te behet nje teater modern).Nuk kuptoj kopetencat qe kane aktoret per kete ceshtje.Me kujton Salen e mjere qe vetem ai duhet te zgjidhej kryeminister.Mjaft me me keto perralla.Dhe aktoret puntore jane skane lidhje fare me ndertesen.

    Përgjigju
  • USA.: 26/07/2019 03:20

    Skandalet e kesaj opozite, skane te sosur. Nga protesta e disa aktoreve qe jane me pd dhe lsi, ben nje protest te turpeshme, por me skandaloze dhe njolle e zeze esht marveshja, apo kontrata qe en kjo parti me nje pjes aktoresh te djathte, se te majtet dhe aktoret e medhenj, nga R.Arbana, R. ndrenika e shume te tjere, sperzihen me krundet se i hane pulat. Duke mos patur kauz tjeter kjo opozite, se deri me sot ka deshtuar me turp, zgjethper kauz, mosprishjen e teatrit. Sikur shqiptaret hallin me te madh e kane mosprishjewn enje karakatine. Shumica e shqiptareve mezi presin, qe qeveria dhe bashkia e Tiranes, ta shembi sa me pare dhe ne vend te tij, te ndertoi nje teater modern, bashkekohor qe tu sherbej brezave me dnjitet. Ndesa, kjo karakatine ti mbetet ne historis, duke krijuar dhe nje mini muze per te pare se si ishte ngrehina e ndertuar nga italjanet, per argetimin e ushtarakeve, gjate kohes te okupacjonit. Per turpin e tij, keti kori i esht bashkuar dhe presidenti Meta, sigurisht si opozitar dhe si bashkeshort i monikes e cila u emerua kryetare e lsi.Keshtu u dublua pushteti, president parti poltike.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Clapper alternativa e TikTok, po aq e rrezikshme? Ministrja Muzhaqi: Kemi ndërmarrë nisma në shkolla që fëmijët të kalojnë kohë produktive

Clapper alternativa e TikTok, po aq e rrezikshme? Ministrja Muzhaqi: Kemi ndërmarrë nisma në shkolla që fëmijët të kalojnë kohë produktive