Aktorja Julinda Emiri ka marrë pjesë në protestën e sotme para Kryeministrisë, ku kundërshtohet investimi në Zvërnec të Vlorës.

Gjatë fjalës së saj para të pranishmëve, Emiri tha se dashuria për atdheun është më e madhe se dashuria për nënën e babanë.

Emiri tha se atë që kryeministri Rama sipas saj e nisi me zaptimin e tokës te Teatri Kombëtar, e vijoi më pas me Rrjollin e Zvërnecin.

“Para disa ditësh më thanë për një djalë që kishte thënë këtu, ku janë artistët që ju shemb Teatri Kombëtar. Unë jam Julinda Emiri, jam aktore, kam filluar të protestoj kundër kësaj qeverie që ditën e parë dhe nuk do të shkulem nga ky shesh deri kur kjo qeveri të japë dorëheqjen. Skena që filloi me Teatrin, me zaptimin e pronës publike dhe tërheqjen e njerëzve zvarrë, vijoi më pas me Astirin, me Bregun e Lumit, me gratë që shisnin pras, me Rrjollin dhe Zvërnecin. Rama nuk ka kuptuar që shqiptarët mund të nënshtrohen përkohësisht, por jo përjetësisht. Dashuria për atdheun, është mbi dashurinë për nënën e babait”, tha mes të tjerash aktorja Julinda Emiri.


Lajmi kryesor:

‘Zvërneci’/ Përçarja për Rinasin, vetëshpallen 3 nismëtarë të protestës: E organizoi gjenerata Z! Degjeneron gjuha, flitet për gjakderdhje! Nis marshimi