Aktorja Monika Lubonja pozitive me COVID, mesazh të fortë nga karantina: Kush e ka provuar e di që kjo është një luftë e ashpër mes jetës e vdekjes

Aktorja Monika Lubonja pozitive me COVID, mesazh të fortë nga karantina: Kush e ka provuar e di që kjo është një luftë e ashpër mes jetës e vdekjes

Aktorja Monika Lubonja

Aktorja e njohur Monika Lubonja është infektuar me COVID.

Lajmin e ka bërë me dije vetë ajo përmes një postimi në rrjete sociale, përmes të cilit tregon se është në karantinë.

"Jam e mbyllur në shtëpi ,duke u kuruar nga COVID-19. Sigurisht që kjo është një tjetër lloj lufte dhe të gjithë kemi për t’u përballur me këtë luftë të re. Por ajo që sot më bëri të ulem, e të shkruaj këtë mesazh është një fenomen që po ndodh me ne. Me dashje ose pa dashje ne po vrasim njëri - tjetrin duke mos e treguar që jemi të prekur nga COVID-19.

Vemi deri aty sa ulemi me njëri - tjetrin , pijmë kafe, shkjomë dhe për dreka , a darkojmë , qeshim e qajmë, madje kur ndahemi për të treguar që e duam shumë njëri- tjetrin i japim dorën dhe s’mjafton kjo, po në fund e puthim , Po ,po e puthim fort ,madje më fort , aq fort sa i rrasim buzët tek faqja e shokut /shoqes apo dhe mikut si për ti dhënë një urim zemre “e gëzofsh”, shkruan ajo

Në mesazhin e saj ajo u ka bërë dhe një apel të gjithë të prekurve me Covid që në momentin që e mrrin vesh  se janë të infektuar të qëndrojnë në shtëpi. Këtu shton se kush është infektuar e di që kjo ështe një luftë dhe është një luftë e ashpër mes jetës e vdekjes.

"Por ka dhe nga ata që e kanë këtë Corona ,e dalin me vetëdijen e tyre të plotë duke vazhduar jetën, punën e tyre, argëtimet dhe vendosin një maskë në fytyrë , se fundja këtë kanë bërë gjithë jetën e tyre, e jo më tani që u bë koha e maskave. Dhe pyetje lind nëse kanë ndërgjegjie ,kur në darkë kthehen në shtëpinë e tyre , a kanë bërë një bilanc se sa veta kanë filluar të vrasin ?

Kush nuk e ka provuar se kupton, kush e ka provuar e kupton që kjo ështe një luftë dhe është një luftë e ashpër mes jetës e vdekjes. Përveç injorancës që na rrethon, që se pranojnë kur na vjen kjo e flamosur sëmundje, por dhe tek mjeku shkojmë nga fundi ,kur kjo sëmundje e ka bërë tashmë të veten...

Pra këtu është fundi i gjithçkaje si shoqëri. Për mua si individ ,si qytetare mos të treguarit për prekjen nga Covid është baraz me vrasje. Ne po vrasim njëri - tjetrin në një formë a ndonjë tjeter. Zot na jep forcë", shton ajo.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti: 10/11/2020 11:24

    AS UNE SE BESOJA DERI SA ME KAPI. SPASKA ME HALL. UROJ SHERIM TE GJITHEVE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja