Akuza e trajnerit të Flamurtarit: 2 sportiste të Tiranës kanë kërkuar hashash në Vlorë

Akuza e trajnerit të Flamurtarit: 2 sportiste të Tiranës kanë kërkuar hashash në Vlorë

Trajneri i Flamurtarit Viron Toska

Trajneri i ekipit të Flamurtarit në basketboll për femra, Viron Toska, ka akuzuar rëndë dy sportiste të ekipit të Tiranës. Në një intervistë për ‘rtsh’ trajneri ka deklaruar se dy basketbollistet amerikanë të bardhebluve kanë kërkuar hashash në Vlorë para se të luhej ndeshje me Flamurtarin.

Më saktësisht trajneri Viron Toska është shprehur:

“Nuk e di nëse hashashi quhet doping, por ka dy lojtare të Tiranës që pinë hashash dhe e them me garanci. Dy amerikanet kur kanë ardhur në Vlorë, kanë kërkuar hashash te njerëz të ndryshëm dhe për këtë e vë dorën në zjarr. Nuk e di është apo jo doping hashashi, por me garanci ua them për amerikanet.”

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen