TIRANE- Pak akuzave në shtyp se Ministria e Mbrojtjes ka kryer tregti armësh me një kompani Bullgare që ka probleme me ligjin, ka reaguar ministria e cila deklaron se prej 2013 të gjitha kontratat e tregtisë së armëve ndërmjet MEICO-s agjencisë shtetërore ta kryejë me shtete të cilat janë anëtare të NATO-s.

Ndalur tek kompania Bullgare “Algunds LTD” Ministria sqaron se për këtë kompani është marrë informacion nga qeveria Bullgare dhe sipas qeverisë Bullgare kjo kompani disponon të gjitha licensat përkatëse për këtë lloj aktiviteti dhe është kompani që ka kaluar kontrollet e sigurisë.

Në transaksionin ndërmjet MEICO dhe kompanisë “Alguns LTD” shifrat flasin se janë kaluar për llogari të kompanisë Bullgare 17.5 milion fishekë, 350 mortaja, 40.000 predha armatime këto të shitura në vitin 2015.
 
“Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve, licenson eksportin e armëve vetëm në bazë të garancive shtetërore nga vendi importues. Çdo kompani e huaj apo shqiptare e përfshirë në një transferim armësh verifikohet nga Shërbimet e Inteligjencës si dhe nga organet e tjera që disponojnë informacione. Në lidhje me shoqërinë “Alguns LTD”, është marrë edhe informacion nga qeveria Bullgare, e cila është shprehur që kjo kompani disponon licensat përkatëse për këtë lloj aktiviteti, si dhe i kaluar kontrollet e sigurisë. Gjithashtu Bullgaria është një shtet anëtar i BE-së dhe NATO-s, dhe ka një sistem kontrolli eksportesh të konsoliduar”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Mrojtjes.
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com